LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella kërkesë Krimeve të Rënda

18 Nëntor 2019, 09:50, Kronika CNA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella kërkesë Krimeve

Ish velina e njohur Kejvina Kthella ka paraqitur së fundmi një kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kthella ka kërkuar rikthimin e telefonit të saj i cili u sekuestruar pas atentatit të ndodhur më 1 nëntor në Shkozet.

Pas atentatit ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë, Kthella u mor në pyetje për shkak të miqësisë dhe komunikimeve të shpeshta telefonike, me Redian Rrajën, personin e vetëm të arrestuar deri tani si të dyshuar për atentatin.
Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim.

Kujtojmë se në atentatit i 1 nëntorit, u plagos prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes për shkak të plagëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga