LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadori i OSBE "non grata"/ Balla akuza Metës: E turpshme, po përdor zyrën e Presidencës politikisht

18 Nëntor 2019, 16:26, Politikë CNA
Ambasadori i OSBE "non grata"/ Balla akuza Metës: E turpshme, po

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë për emisionin ?Opinion? ka komentuar vendimin e Presidentit Meta për të shpallur ?non grata? ambasadorin e OSBE-së Borchardt.

Referuar gjestit të ambasadorit ndaj banorëve të Astirit që protestonin përballë Drejtorisë së Policisë, Balla është shprehur se: ?Çdo person bën një veprim teksa dikush e fyen apo e shan. Mund të ketë reaguar, nuk e di pse e bëri këtë, por nuk është hera e parë që ambasadori Borchardt ofendohet?.

Komentit të gazetares se, kjo nuk i jepte arsyen ambasadorit të fyente shqiptarët, Balla përgjigjet se: ?Duhet të jemi të kujdesshëm me termin shqiptarë, ishin disa banor të cilëve iu drejtua pasi e fyen?.

Sipas Ballës, ambasadori mbetet një kontribues në rrugën europiane të Shqipërisë dhe shpallja person i padëshirueshëm, tregon se zyra e Presidentit po përdoret politikisht.

?Unë nuk mund të them aspak që ambasadori Borchardt po fyen shqiptarët.

Ai mbetet mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë edhe në kohën kur ka qenë Berisha dhe Ilir Meta në pushtet.

Ambasadorin e një organizate nuk e zgjedhim ne, dhe veprimi i Metës duke e shpallur të padëshirueshëm, nuk është gjë tjetër veçse përdorimi i zyrës së Presidentit politikisht.

Dua të them se është shumë e turpshme që presidenti të bëjë akte të tilla?, ka thënë ndër të tjera Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga