Connect with Us

Agim Xhafka tregon historinë me korçarin e veçantë/ Ja pse qyteti merrte më shumë dritë e ngjyra

Sociale

Agim Xhafka tregon historinë me korçarin e veçantë/ Ja pse qyteti merrte më shumë dritë e ngjyra

Publikuar

-

Gazetari Agim Xhafka, është rikthyer pas në kohë, ndërsa rrëfen një histori nga qyteti i Korçës.

Historia që rrefen Xhafka ka të bëjë me një njeri që në Korçë e quanin, “Pandi Gjiza”, dhe që Korçarët sipas tij e donin shumë.

E ndërsa rrefen disa detaje nga jeta e tij, në një postim në rrjetet sociale, Xhafka shkruan se Korça në fakt kishte shumë të tillë, njerëz të veçantë që jo vetëm nuk përçmoheshin nga korçarët, por i donin shumë.

Ai thekson më tej se ishte pikërisht kjo arsyeja pse qyteti merrte më shumë dritë e ngjyra. I thyhej monotonia e kthehej në një kaleidoskop që nxjerr veç pamje mahnitëse.

Postimi i plotë:

PANDI GJIZA.

Korça dallohet për përdorimin e llagapëve. Nuk gjen një njeri të vetëm pa një të tillë. Dëgjon p.sh si u gdhive o But, si je o Okllai,h ë Mastrapankë çfarë po bën, ik tutje Gogozhare…Për të vazhduar me sharrje tipike si kokë damberdilë,zarbë,teneqe e shpuar,farashuk,akoma në kolopoçka je… Gjuha e zonës mbushur me ngjyra e plot nënshtresa kuptimore. Që shkojnë deri në perqeshje, por asnjëherë në fyerje.

Një emërtim tjetër kanë pasur njerëz realë, por të mangët mendërisht. Këtyre u vendosnin nofka edhe qesharake, për të zbutur anormalen tek ta. P.sh Pandi Gjiza, Peci Bajamka, Stavri Maçoku, Pandi Këndeska,T aqo Babuci, Maqo Pehlivani e plot të tjerë që dihej se si kudo do të gjendeshin edhe në mes gjithë asaj popullsie.

Ndër këta, mua më ka rastisur që më shumë të njihja Pandi Gjizën, ngaqë shtëpinë e kam pasur afër stadiumit dhe ai ka qënë tifoz i zjarrtë i “Skënderbeut”.

                         Pandi Gjiza

Nuk gjej asnjë lidhje mes tij me fjalën gjiza. Iu ngjit si p.sh. Stavrit maçok nga mbrapa. Këto emërtime i lëshonte dikush e në pëlqeheshin të ngjiteshin që asnjë vendim gjykate nuk ta ndërronte më.
Pandi Gjiza, kur e kam njohur unë ka qënë ndoshta 40 vjeç a më pak. Më dukej kaq se vetë isha ende pa shkuar në shkollë. Kishte një trup mesatar, i imët, ecte si duke kërcyer, kthente kokën majtas e djathtas se i flisnin të gjithë dhe zërin të çjerë, si të gërvishtur me xham.

LEXO EDHE:  Nga Agim Xhafka/AVNI DELVINA OSE FRANCESKO GOJA SHQIPTAR

Përherë ishte i kuq flakë në fytyrë, nga që në çdo lokal e ftonin, i jepnin nga një teke e ndonjë kërnackë e ai teke pas tekeje rrinte si gjysëm xurxull në rrugë.

Nuk e di ku e kishte shtëpinë, por di që korçarët e donin. Nuk e fyenin, nuk e percmonin, e qerasnin dhe i rrihnin shpatullat me mirësjellje. Në stadium ai hynte deri tek fusha e rrinte perherë prapa portës së kundërshtarit. Se donte të ishte sa më pranë golit. E kur ai bëhej Pandi hiqte bluzën, e vërviste nga gëzimi e bënte xhiro rreth stadiumit sikur ishte ai shënuesi.

Njerëzit i argëtonte e në kor shpërthenin Pandi, Pandi. I shkëlqenin sytë dhe dukej që larg që ishte i lumtur, shumë i lumtur.

Kështu mbaj mend edhe trajtimin e Peçi Bajamkës. Një tip tjetër që kishte mangësi të dukshme, por edhe hobi të tjera.

Ai mbante një foto të Xhina Lobobrixhidës e ishte ngulur në tru se në një botë tjetër e kishte pasur dashnore. Dhe ua tregonte e ritregonte korçarëve. Të gjithë e dëgjonin dhe bënin të habiturin. Peci gjendej në qiell të shtatë në ato çaste.

Korçarët e mij përherë kanë treguar respekt për njerëzit me defekte. Se ishin të bindur që faji nuk ishte i tyre,gabimi ishte diku tjetër. Dhe pa hyrë në analiza ata i donin dhe i mbanin pranë këta qytetarë me shenja të dukshme anormaliteti.

Siç mbajmë në bufe një relike porcelani, që na është thyer anash, por rri bukur me filxhanët e kafes dhe gotat e verës. Apo si gota e ujit që ka një cifël se e kemi përplasur tek kana, por e mbajmë se pijmë nga krahu tjetër.

Qyteti me këta tipa merrte më shumë dritë e ngjyra. I thyhej monotonia e kthehej në një kaleidoskop që nxjerr veç pamje mahnitëse.
Pandi Gjiza tashmë fle tek varrezat e qytetit. Bashkë me të ngjashmit e vet. Qyteti ka të tjerë si ata. Por kam siguri absolute se tek vendvarrimi i tyre sot nuk mungojnë lulet. Siç u dhuroheshin kërnackat në të gjallë. Se historia e qytetit tim lodron mes njerëzve normalë dhe jo normalë, si ylberi që krijohet nga të gjitha ngjyrat.
Eh,ç’më mbive deri në Amerikë,o Pandi Gjiza i Korcës sime…!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

U zhduk pa lënë gjurmë/ Gjendet në Shqipëri 14 vjeçarja greke

Publikuar

-

Nga

Para tre ditësh nëpër rrugët dhe mediat greke u shpërnda në mënyrë emergjente njoftimi për humbjen e një 14-vjeçareje nga Athina.

Ditën e sotme paniku mori fund, pasi ajo u gjend në Shqipëri.
14-vjeçarja greke me iniciale M.D., banuese në lagjen Kalithea të Athinës, u zhduk pa lënë gjurmë me datë 5 dhjetor të këtij viti.

Lajmi për gjetjen e vajzës së re u bë me dije nga emisioni grek “Buzëqeshje fëmije”. Drejtuesja e emisionit, ndër të tjera, ka ngritur çështjen se si është e mundur që një e mitur 14-vjeçare të kalojë kufirin pa pasur prokurë nga prindërit dhe pa u kontrolluar nga autoritetet kompetente në doganë.

LEXO EDHE:  Kapa: Majestik’ i Korçës

LEXO EDHE:  Nga Eni Bitraku/ Korça, qyteti që i dha leksion gjithë Shqipërisë

Shkaqet për largimin e vajzës janë ende të paraqarta, ndërkohë mbetet në shqyrtim mënyra se si ajo ka kaluar kufirin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëmet nga tëremti/ Shembet godina nr.15 tek “Qyteti Studenti”

Publikuar

-

Nga

Fillon puna për shembjen e  godinë numër 15 në Qytetin Studenti, ku prej vitesh jetonin disa familje.

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, kjo godinë u inspektua dhe u nxorr si e pabanueshme për shkak të dëmtimeve të shumta.

Ndërkohë që në Qytetin Studenti do të shemben edhe dy godina të tjera që kanë pësuar dëme të mëdha.

LEXO EDHE:  Korça në errësirë/ Rifillojnë shkëputjet e energjisë

LEXO EDHE:  Meta mesazh urimi për Universitetin “Fan S. Noli” në 45-vjetorin e themelimit

Sot në orë 13:00 pritet që të shembet pallati 5-katësh në zonën e Durrësit nga IKMT-ja.
Në ditët e fundit janë shembur disa banesa me shpërthim të kontrolluar në qytetin bregdetar, ndërsa do të vijojnë edhe në Tiranë te godinat që janë shpallur të pabanueshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nëna e Jozefina Topallit, bijë e fisit Daragjati/ Si e rrënoi komunizmi familjen e njohur shkodrane

Publikuar

-

Nga

Familja Daragjati nga Shkodra ka qenë një ndër familjet më të njohura të këtij qyteti.

Kjo familje ka qenë mjaft e njohur pasi ajo është marrë me tregëti dhe ka qenë mjaft e pasur. Lidhur me këtë, flitet edhe në librin e Historisë së Shqipërisë.

Aktiviteti tregëtar dhe ekonomik i familjes Daragjati, përmëndet edhe në tekstin e sotëm universitar “Gjeografia ekonomike”, ku ndër të tjera thuhet që makina e parë për prerjen e letrave ishte në Shkodër pranë familjes Daragjati.
Por, familja Daragjati nuk ka qenë e njohur vetëm për aktivitetin e saj ekonomiko-tregtar, por burrat e asaj shtëpie janë marrë edhe me veprimtari politike e patriotike, gjë e cila përveç dëshmive të pinjollëve të kësaj familje, bëhet e ditur edhe nga disa dokumente që gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit.

Kujtojmë se pak kohë më parë ish kryeparlamentarja Jozefina Toaplli, në një rrefim ka treguar se nëna e saj vjen nga fisi shumë i njohur Daragjati.

Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes së famshme shkrodrane, Daragjati ku të parët e saj janë njohur si tregtarë dhe industrialist të mëdhenj, të cilët që në vitin 1860 importuan nga Austria dhe sollën makineritë e punishtet e para në qytetin e Shkodrës, që përdoreshin për prodhimin e cigareve, prerjen e letrave të duhanit, përgatitjen e silazhit të misrit, prodhimin e gajtaneve për kostumet kombëtare dhe çorapeve etj., ku ata punësuan edhe shumë punëtorë.

Nga Dashnor Kaloçi

Në qytetin e lashtë dhe me tradita të Shkodrës, diku në rrugën e vjetër të Gjuhadolit, pranë Kishës, Kuvendit, Shkollës dhe Shtypshkronjës së Françeskanëve, ku kanë banuar disa nga personalitetet më të shquar të artit, kulturës, politikës dhe letrave shqipe, si Kardinal Mikel Koliqi, Luigj Gurakuqi, Kol Idromeno e Ndoc Çoba, gjendet edhe sot një portë tepër e veçantë që i përket shtëpisë së njohur të Daragjatëve, e cila është ndërtuar para 120 vjetëve të shkuara. Ajo familje e vjetër shkodrane ka qenë tepër e njohur në të gjithë qytetin, jo vetëm për faktin se të parët e saj janë marrë me tregëti dhe kanë qenë shumë të pasur, por edhe për aktivitetin e tyre patriotik e atdhetar. Lidhur me të kaluarën e kësaj familje, na njeh me dëshmitë e tij, Henrik Daragjati, një nga pinjollët e saj që për vite me rradhë ka punuar si arsimtar në qytetin e Shkodrës.

Shtëpia e Ndoc Daragjatit

Sipas dëshmisë së Henrrik Daragjatit, një nga të parët e më të njohurit e kësaj familje të vjetër shkodrane, ka qenë Ndoc Pjetër Daragjati, i cili u martua me një vajzë të re bashkëqytetare të tij, që quhej Luke Ndoca, e cila rridhte nga familja prej së cilës ka marrë emrin e saj rruga e vjetër Ndocaj. Nga ajo martesë atyre u lindën tetë djem, të cilët u quajtën: Pjetër, Gaspër, Nush, Ndrekë, Kolë, Gjon, Zef dhe Lazër. Ndonëse Ndoc Daragjati nuk kishte bërë për vete ndonjë shkollë të madhe, ai u kujdes për arsimimin fëmijëve të tij. Kështu të tetë djemtë e Ndoc Daragjatit, fillimisht u shkolluan në Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës, i cili në atë kohë ishte një nga kolegjet më të famshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan. I madhi i fëmijëve, Gjoni, ishte një ndër gjashtë nxënësit e parë të qytetit të Shkodrës i cili kishte mbaruar shkollën e parë (të mesme) Tregëtare që ishte hapur prej italianëve në atë qytet që në vitin 1900. Vëllai tjetër, Kola, i cili që në moshën dhjetëvjeçare u dërgua për të studjuar pranë Kuvendit Franceskan të qytetit të Breshias në Itali, nuk pati fatin të jetonte gjatë pasi vdiq fare i ri. Kolë Daragjati shkruante vazhdimisht poezi dhe kishte pasion të madh letërsinë. Shtëpia e vjetër ku ka banuar prej kohësh familja e Ndoc Pjetër Daragjatit, ndodhet edhe sot aty në rrugën e Gjuhadolit dhe ajo është një shtëpi tipike shkodrane e ndërtuar me një arkitekturë të stilit të vjetër ku bie në sy porta kryesore e saj që është ndërtuar që në vitin 1896. Po kështu në ambientet e brendëshme të saj bien në sy, çardaku, parmakët e drurit, qypi, lug prej guri etj. Para 100 vjetëve të shkuara, ajo ndërtesë karakteristike shkodrane u transformua duke u kthyer në stilin e kohës. Që asokohe dhomat e saja kanë qenë të gjitha të zbukuruara me oxhakë dhe tavolina të rrumbullakta e të gdhendura me mjeshtëri me mozaikë të veçantë, rafte me pasqyra të mëdha e me zbukurime artistike, si dhe poltrone që ishin blerë në Venedik. Po ashtu në muret e saj rrinin të varura, pasqyra artistike, fotografi, piktura, kobure dhe kandila të bukur e të mëdhenj të varur si llampadarë. Në tangarin prej bronxi e më një punim të rrallë artistik (mangallin e prushit) që është blerë në Turqi dhe është përdorur nga ajo familje prej dhjetra vjetësh, shkruhet: “Hanem Hatixhe, gruaja e të ndertit Hasan Pasha 1871” (i përkthyer nga i ndjeri Hamdi Bushati). Ajo shtëpi karakteristike shkodrane, u dëmtua lehtë nga bombardimet që u bënë mbi qytet në vitin 1913, kur Shkodra gjendej e rrethuar nga ushtritë serbo-malazeze. Aty nga viti 1923, oborri i shtëpisë ishte zbukurua me një pemë kaki që u soll nga jashtë në një fuçi me dhe. Në atë kohë ajo pemë u quajt “Molla e Adamit”, pasi jepte fruta gjithnjë. Pamje të jashtëme e të brendëshme të mjediseve të kësaj shtëpie kanë qenë të fokusuara që para 100 e sa vjetëve nga fotografët e njohur të familjes Marubi dhe në Fototekën e saj janë ruajtur një numër i madh negativash nga kjo familje.

Aktiviteti tregëtar i familjes

Familja Daragjati ka qenë mjaft e njohur në të gjithë qytetin e Shkodrës, pasi ajo është marrë me tregëti dhe ka qenë mjaft e pasur. Lidhur me këtë, flitet edhe në librin e Historisë së Shqipërisë (vëllimi i II, Tiranë 1984, fq. 59) ku ndër të tjera thuhet: “Në vitet 1850-1860 kur Turqia lejoi marëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Europën, ishin anijet me avull “Skutarini” të familjes Daragjati që filluan tregtinë”. Lidhur me këtë, Henrrik Daragjati shton: “Punishtja me makineri të importuara nga Austria, kishte pesë punëtorë që e punonin atë dhe ajo prodhonte gajtana (kordonë) për kostume kombëtare që porositeshin aty dhe shpërndaheshin me pas jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por dhe në Kosovë dhe Mal të Zi. Ajo makinë prodhonte pesë gajtana njëherësh dhe u vinte në lëvizje nga një punëtor me anë të një volanti të madh, kurse makinat e tjera bënin proceset e tjera ndihmëse. Aktiviteti tregëtar dhe ekonomik i familjes Daragjati, përmëndet edhe në tekstin e sotëm universitar “Gjeografia ekonomike”, ku ndër të tjera thuhet që makina e parë për prerjen e letrave ishte në Shkodër pranë familjes Daragjati. Punishtja me shtatë punëtorë, përgatiste pako me letra cigaresh për eksport dhe amballazhi i saj ishte i shkruar në turqisht dhe italisht. Po kështu pronë e familjes Daragjati kanë qenë edhe tre maikneri për përgatitjen e silazhit të misrit. Ato makineri të cilat përdoreshin me nga dy punëtorë, ishin të parat që silleshin në Shkodër prej familjes sonë. Ngaqë familja Daragjati përbëhej prej shumë antarësh, ata kishin sjellë edhe një makineri për prodhimin e çorapave, e cila më pas iu dhurua një familje tjetër shkodrane në shenjë bamirësie për të nxjerrë jetesën. Po kështu ndër sendet e para të sjella në Shkodër prej të parëve të familjes sonë, kanë qenë edhe gramafoni e zilja e derës me bateri. Kur Gjon Daragjati shkoi për herë të parë në pazar me biçikletën e tij që e kishin sjellë mga Italia, disa fanatikë e sulmuan atë me c’furqe dhe ia shkatërruan biçikletën që ai e nxirrte për herë të parë nga shtëpia. Pas vdekjes së kryefamiljarit, Ndoc Daragjatit, ishte bashkëshortja e tij, Lukja, një grua fisnike me shumë autoritet e cila qëndroi në krye të familjes. Pas vdekjes së Ndocit, aktivitetin ekonomiko-tregtar të familjes vazhdoi ta drejtonte, djali i madh, Pjetri, ndërsa llogarinë ia lanë për ta mbajtur, vëllait tjetër, Gjonit, i cili kishte mbaruar shkollën e mesme. Në vitin 1919, vëllezërit Daragjati, menduan të ngrinin bankën e parë private në atë qytet (Banka Daragjati) por ata dështuan në atë projekt, pasi Austro-Hungaria e humbi luftën dhe paraja u zhvlerësua mjaft. Përveç kësaj, një humbje tjetër për familjen Daragjati ishte gjithashtu edhe ndërmarrja që mori Ndrekë Daragjati me ortakun e tij, Murat Haxhia, të cilët në vitin 1933 morën përsipër tharrjen e Kënetës së Kakarriqit”, dëshmon Henrrik Daragjati lidhur me aktivitetin ekonomiko-tregtar të asaj familje që solli makineritë e para të tekstilit dhe të letrës në qytetin e Shkodrës që në vitet e para të shekullit të kaluar.

LEXO EDHE:  Nga Eni Bitraku/ Korça, qyteti që i dha leksion gjithë Shqipërisë

LEXO EDHE:  Korça në errësirë/ Rifillojnë shkëputjet e energjisë

Aktiviteti politik

Familja Daragjati nuk ka qenë e njohur vetëm për aktivitetin e saj ekonomiko-tregtar, por burrat e asaj shtëpie janë marrë edhe me veprimtari politike e patriotike, gjë e cila përveç dëshmive të pinjollëve të kësaj familje, bëhet e ditur edhe nga disa dokumente që gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit. Në njërin prej këtyre dokumenteve që mban datën 4 dhjetor 1910, është një letër e Gjon Daragjatit, të cilën ai ia dërgon Luigj Gurakuqit, ku midis të tjerash i shkruan:

“Fort i dashtuni mik. E kam marrë lett/post. tanden 27.11 që shkoi edhe mue t’lutem më ndi që nuk të kam pas shkrue që kur je ken n’Elbasan, por unë s’mui me shkrue qi barë politikën do ta prekshe, e friga e postës së turkut nuk m’lete rrugë me të shkrue mendimet e mia. Jo vet, që sikurse miku yt e i ships jote, por gjithë Shkodra që ndin dashtnin e vëndit,… por sa ndishim dnimin që i nepte ajo t’mbledhun uqish, atdhetarëve ton, zemra e jon vajtonte, e u dispronte pa mujt me ba ndonjë send bare për ndihmë t’atyre dishmitarëve t’vetzis (pavarsisë së qenit më vehte) t’Shqipnis. Tani ka ardhë koha qi edhe na kena me marrë gjakun tonë e kena me i pa kto nxuë me krye si pluhur, t’përbuzun prej njerëzve qi me aq kreni i kanë marrë nëpër këmbë. Asht koha qi na t’organizohena, e t’bajmë ndonji punë t’mirë e t’lëvdueshme për nanën ton, e asht koha që t’mblidhna e t’bashkohna n’një mendim, e ky bashkim i jon t’marrin haptë për gjithë viset e Shqypnis, e n’gjith anët e saj të kenë adepti (njerëz të përshtatshëm) t’cilët t’punojn për lulzim e përparim t’saj…”.

Ndërsa lidhur me aktivitetin e mëtejshëm politik të Daragjatëve, Henrriku dëshmon: “Vëllezërit Daragjati ishin pjesëmarrës dhe aktivistë në klubin e parë patriotik të quajtur “Gjuha Shqipe” të krijuar që në vitin 1909 nga Muço Qulli dhe Çerçiz Topulli, të cilët u takuan në Gjuhadol me disa nga patriotët më të njohur të qytetit të Shkodrës. Në një artikull të botuar në gazetën “Dielli” të Bostonit nga Nush Koçi, ndërmjet të tjerash thuhet se Ndrekë Daragjati u burgos nga autoritetet turke për arsye se ishte anëtar i “Komitetit të Ndihmës” dhe se dy vëllezërit e tij, Gjoni e Zefi, ishin pjesëmarrës në kryengritjen e udhëhequr prej Dedë Gjo Lulit. Për këtë arsye ai u dënua me varje, por shpëtoi nga një ndërhyrje që u bë nga miqtë e familjes sonë. Sipas rrëfimeve të Atë Donat Kurtit, vëllezërit Zef e Gjon Daragjati, ishin pjestarë të një grupi të rinjsh të cilët më 16 maj të vitit 1912, ngritën flamurin kombëtar në fshatin Bardhej që ndodhet në periferi të qytetit të Shkodrës. Në vitin 1914, uniforma që duhej për Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, u porosit në kryeqytetin Italian, Romë, tek tregëtari Pjetër Daragjati dhe në atë uniformë spikaste dukshëm në kapele simboli kombëtar. Djemtë e familjes Daragjati ishin ndër të parët që lanë veshjet kombëtare të cilat duhej të përdoreshin vetëm në raste festash dhe u veshën me kostumet europiane. Për këtë gjë, krijuesi popullor Gjon Çela, pati shkruar vjershën e titulluar “Kanga e brakeshalive”, ku ai u qante hallin rrobaqepëseve shkodranë që do të mbeteshin pa punë, pasi kostumet e reja do të vinin nga Europa. Në atë vjershë midis të tjerash thuhet: “Ku ia mbrijtme këtij sahatit / na shokët tanë me i pa në ket hall / Këta t’birt e Ndoc Daragjatit / kenkan kthye i vogël e i madh”. Po kështu një ndër tre vajzat e reja piktore, nxënëse të mjeshtërit të madh të pikturës, shkodranit Kol Idromeno, ka qenë edhe Çezarina Gaspër Daragjati, e cila mori pjesë me pikturat e saja në ekspozitën e parë të “punimeve artistike”, që u hap nga vajzat shkodrane në vitin 1925, nën kujdesin e shoqërisë kulturore “Rozafat”. Nga familja Daragjati ka qenë mjaft i njohur edhe Ndoc Pjetër Daragjati, i cili së bashku me Padër Gjergj Fishtën dhe Atë Pal Dodajn, u vlerësuan me medalje dhe diplomë për përgatijen e pavionit shqiptar në ekspozitën “Misionare Botërore” që u hap në Vatikan në vitin 1925. Kjo bëhet e ditur edhe nga një artikull i studjuesit Ëilly Kamsi, i botuar në “Hylli i Dritës” të vitit 1966″, kujton Henrrik Daragjati lidhur me të parët e familjes së tij, të cilët veç të tjerash kanë qenë të njohur edhe si njerëz mjaft humanë.

Humanizmi i familjes Daragjati

Ndërmjet shumë bamirësive që patën bërë vëllezërit Daragjati, në qytetin e Shkodrës është mjaft e njohur një ngjarja me një djalë të vogël që ata e morën në shtëpinë e tyre. Teksa po ktheheshin nga pazari për në shtëpi, dy prej vëllezërve të familjes Daragjati, gjetën në rrugë një fëmijë të uritur dhe të zhveshur, i cili ishte larguar nga malësia për problemet e hakmarrjes që kishte pasur familja e tij. Ata pasi e pyetën për emrin, e morën në shtëpi dhe e bënë pjestar të familjes së tyre. Për rastësi, ai djal e kishte emrin Kolë, ashtu si djali i kësaj familje që studjonte në shkollën franceskane në Itali. Pas disa vitesh, gjakësit e asaj familje e diktuan atë djalë dhe pas asaj vëllezërit Daragjati u detyruan dhe e dërguan atë në Amerikë tek një njeri i tyre tepër i besuar. Por megjithë humanizimin dhe përkujdesin e familjes Daragjati, ai djalë nga malësia e Shkodrës nuk e pati jetën të gjatë, pasi vdiq nga tetanozi pa mbushur të tridhjetat. Por të gjitha këto që thamë më sipër për familjen e njohur Daragjati, të parët e së cilës njihen si industrialistët e parë në Shqipëri, tashmë i përkasin vetëm të shkuarës, sepse shkëlqimi i asaj familje u venit me ardhjen e komunistëve në pushtet në vitin 1944. Pas atij viti pasuritë e pronat e tyre u konfiskuan dhe disa prej burrave të asaj familje përfunduan burgjeve e internimeve e të tjerët mezi mundën të siguronin bukën e gojës.

LEXO TE PLOTE