LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do kandidojë Arta Marku për SPAK?

18 Nëntor 2019, 09:52, Politikë CNA
A do kandidojë Arta Marku për SPAK?

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku mungoi sot tek seanca e Komisionit të Ligjeve gjatë të cilës do të diskutohej edhe projekt- buxheti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2020.

Me sa duket qejfmbetur nga pamundësia e mazhorancës për ta kualifikuar të parën në listën e kandidaturave me destinacion postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ka vendosur të shikojë të ardhmen e vet.

Për një prokurore karriere si ajo, është koha më e mirë për të kontribuar në strukturën e Drejtësisë së re, brenda radhëve të prokurorisë. Pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, sipas dispozitave Kushtetuese, Arta Marku e ka rrugën të hapur për shembull për tek SPAK.

Struktura e SPAK është ende e pa plotësuar dhe ka vende që gjithësesi do të mbeten bosh edhe pas përzgjedhjes së pritshme nga KLP!

Arta Marku ka rastin të deshmojë gjithçka dhe të kandidojë për SPAK. Pse nuk kandidon për SPAK?

Arta Marku njëkohësisht është edhe një ndër tre kandidatët për të marrë një mandat të plotë në krye të organit qendror të akuzës.

Por, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë renditjen e kandidatëve, duket se shanset për Arta Markun janë më të vogla, pasi KLP ka renditur të parin prokurorin e Krimeve të Rënda, Olsian Çela.

Por, ka edhe një tjetër detaj. Gjatë prezantimit si kandidate për Prokurore të Përgjithshme, Arta Marku ndër të tjera e cilësoi këtë si një ?funksion simbolik?.

Për më tepër, Marku tha se gjatë dy viteve që ka drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme, nuik ka arritur pritshmëritë, sepse sipas saj kishte mungesë të kompetencave.

?Për shkak të mungesës së kompentencave nuk kam realizuar pritshmëritë. Tashmë roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar. Nuk është më i plotfuqishëm por ka një rol simbolik për sistemin në tërësi dhe rol të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Mos realizimi i pritshmërive nuk ka qënë për fajin tim por për shkak të reformës në zhvillim e sipër?-tha Arta Marku.

Po, këtu lind pyetja, meqë Arta Markun në këto dy vite e paskan penguar mungesa e kompetencave për të bërë punë, pse ajo është gati të kandidojë për ?simboliken? dhe nuk i hyn më në fund profesionit?

Kur kandidoi për Prokurore të Përgjitshme të Përkohshme, Arta Marku tha se kishte marrë pjesë vetëm nëpër seminare dhe trajnime në SHBAdhe , se nuk kishte shumë ngjarje qyteti Shkodrës!

Po tani që gjithë skena e prokurorisë është bosh, pse Arta Marku nuk kandidon për SPAK apo për Prokurori të Krimeve të Rënda!?

Tashmë dosje ka plot.

Të kandidojë dhe të na bindë të gjithëve që ajo thjeshtë nuk ka pasur mundësi të tregojë veten deri tani./ CNA.al

Arta Marku gënjen KLP/ Justifikon dështimet me udhëzime

Lajmet e fundit nga