Politikë
Vijojnë protestat e Astirit/ Balliu thirrje banorëve: Të gjithë të bashkuar për fitore absolute

Banorët e Astirit vijojnë protestën e përnatshëshme kundër projektit të Unazës së Re, pavarësisht aksionit të IKMT-së me shembjen e 33 banesave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti i Partisë Demokratike , Klevis Balliu u ka bërë thirrje banorëve të vijojnë qëndresën më të bashkuar se kurrë, në atë të cilën Balliu e cilëson si “protestën më të gjatë në botë”.
Kujtojmë se, një një deklaratë të hershme ish deputeti Balliu ka denoncuar punimet te Unaza, si punime të cilat vijohen pa një projekt ekzistent.
Teksa i cilësonte këto punime si një mënyrë për grabitjen e parave publike, Balliu duke paraqitur fakte dhe prova është shprehur se nuk firma mbikqyrse e projektit nuk ka një topograf, ndërsa shton se porositja e projektit është bërë përmes telefonit “një projekt 40 milion euro, për 2 km rrugë” pa kryer asnjë matje në terren, dhe duke e zgjeruar rrugën sipas dëshirës.
Postimi i plotë:
SOT ME HERONJTË E UNAZËS SË RE
Më të bashkuar se kurrë, banorët e Unazës së Re, atyre me apo pa letra, si dhe banorët të cilëve ju është prishur shtëpia vazhdojnë protestën. Ata vijojnë heroikisht të qëndrojnë më të bashkuar se kurrë në protestën më të gjatë në botë.
Protesta e tyre ka një qëllim të vetëm.
FITOREN ABSOLUTE TË QYTETARËVE./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së...

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...