Connect with Us

Video- Tifozët i prishin festën kryeministrit/ Reagon Vasili: Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”

Politikë

Video- Tifozët i prishin festën kryeministrit/ Reagon Vasili: Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”

Publikuar

-

Britmat e tifozëve të kombëtares kundër kryeministrit Rama gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë mbremjen e sotme, kanë sjellë reagime nga ana e opozitës.

Pas ish kryeministrit Berisha, për këtë ngjarje të sikletshme për kreun e qeverisë Edi Rama, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa poston një video të tifozëve që brohorasin “Rama ik! Rama ik!”, Vasili shkruan: “Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”. Kryeministri Fake tifoz”.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

Kujtojmë se, kreu i qeverisë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe djalin, Zaho, kanë vendosur të bëjnë tifo për kombëtaren duke e ndjekur nga afër ndeshjen, në stadiumin e ri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“8 Dhjetori, ditë për solidaritet”/ Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD

Publikuar

-

Nga

8 Dhjetori këtë vit, nuk është një ditë feste. Për Kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe për djemtë dhe vajzat e Forumit Rinor të PD, është një ditë solidariteti me të prekurit nga tërmeti. Zoti Basha dhe të rinjtë demokratë ishin në Mamurras, ku gjenden me qindra familje të prekura nga tërmeti.

“Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si askush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni nderimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh zoti Basha.

LEXO EDHE:  Vasili në krah të protestuesve të Unazës/ “Ju jeni pa gjumë, ne jemi jemi pa gjumë”

LEXO EDHE:  "Ku ka kusar më të madh se Meta, o sahanlëpirës/ Degjenerohet Petrit Vasili

Të rinjtë dhe banorët dëshmuan se në Mamurras, prej gati 2 javësh, të vetmet ndihma që u janë shpërndarë familjeve të prekura nga tërmeti janë ato të vullnetarëve të rinj të opozitës.

Në ditën e 8 Dhjetorit, zoti Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

“Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfrat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”- u tha zoti Bash të rinjve në këtë 8 Dhjetor solidariteti.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i bën sërish ftesë Bashës/ Pendohet dhe fshin postimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama pak momente më parë i ka bërë ftesë kreut të opozitës Lulzim Bashës, por duket se është penduar.

Rama i shkruante Bashës se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh, ndërsa pak çaste më pas e ka fshirë këtë propozim të hapur nga profili i tij në Twitter.

“@lulzimbashaal një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, deklaronte kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  Vasili në krah të protestuesve të Unazës/ “Ju jeni pa gjumë, ne jemi jemi pa gjumë”

LEXO EDHE:  Petrit Vasili, përshëndet vendimin për heqjen e taksës së transportit me Italinë

Kujtojmë se kjo ishte thirrja e tretë për dialog për Bashën, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha uron 8 Dhjetorin/ Rinia është shpresa për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë urimin e tij për Ditën e Rinisë.

Ai është shprehur se kjo ditë na bën krenarë për rininë që u ngrit 29 vite më parë për të sjellë Demokracinë në vend si edhe krenarë për të rininë e sotme që përsëri në këtë periudhë është ngritur për të ndihmuar vullnetarisht pas fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.

“Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit”, ka shkruar ai.

Basha e vazhdon shkrimin e tij duke u fokusuar tek banorët e prekur nga termeti dhe gjen rastin për të shprehur se këta njerëz janë të braktisur nga shteti. Kreu i PD thotë se tragjedia natyrore nxori në pah gjendjen e mjeruar të vendit.
“Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar”, vijon Basha.

LEXO EDHE:  Ish Ministri i Drejtësisë/ “Prokuroria e Krimeve të Rënda në shërbim të drogës”

LEXO EDHE:  Rama pasi i shau ndërkombëtarët, tani u kërkon ndihmë

Më pas, Lulëzim Basha thotë se megjithatë ka shpresë dhe drita e shpresës janë pikërisht të rinjtë që mund ta çlirojnë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit. Më pas, Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur mirënjohjen e tij për heronjtë e 8 dhjetorit të 90’ më në krye Azem Hajdarin.

“Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.
Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundon Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE