Connect with Us

U frymëzua nga romani i Zhyl Vern, kush ishte gazetarja që udhëtoi anembanë botës për 72 ditë

Blog

U frymëzua nga romani i Zhyl Vern, kush ishte gazetarja që udhëtoi anembanë botës për 72 ditë

Publikuar

-

Në vitin 1873, shkrimtari francez Zhyl Vern botoi librin “Rreth botës në 80 ditë”, rrëfimin imagjinar të një njeriu të quajtur Fileas Fog, që shfrytëzoi teknologjitë e reja të shekullit
XIX për të udhëtuar rreth e qark botës.
Nuk ishte një fantashkencë, pasi ato kohë njerëzit udhëtonin me anije me avull, ndërsa ishin ndërtuar linja ta gjata hekurudhore. Por u desh një grua e guximshme, që ta bënte të vërtetë
atë udhëtim. Elizabet Kohrein, me pseudonimin e saj si gazetare Neli Blaj, kishte fituar famë
si gazetarja e parë invetigative në botë, dhe si një njeri shumë kurajoz.

Investigimet e saj të bujshme, si zbulimi i kushteve të rënda të punëtoreve femra në fabrika, dhe hyrja e maskuar si paciente për 10 ditë në një spital psikiatrik, për të përshkruar trajtimin e të sëmurëve, kishin qenë aventura të jashtëzakonshme për kohën.
Ndërkohë, pasi lexoi romanin e Vern, Blaj i propozoi botuesit të gazetës ku punonte “New
York World” një sfidë të re:me lejen e tij, do të udhëtonte në mbarë botën, dhe do të dokumentonte përvojën e saj për gazetën. Xhon Kokril, u intrigua nga kjo ide. Por shefi i financave nuk u bind aq lehtë.
Ai nuk ishte i bindur mbi aftësinë e gruas për të pasur sukses, teksa preferonte të dërgonte në vend të saj një burrë. Por Blaj e kishte gati përgjigjen:”Shumë mirë. Fillojeni me një burrë,
dhe unë do të nis udhëtimin në të njëjtën ditë me të, do të raportoj për një gazetë tjetër, dhe
ta mund!”.

Botuesit në fund pranuan. Gazetarja mori me vete vetëm një valixhe të vogël me rroba, pa gjëra personale, dhe mjetet e shkrimit. Ajo nuk pranoi të pajisej me një pistoletë, për ndonjë rast rreziku. Ajo e nisi udhëtimin e saj nga Victoria Augusta në orën 09:40 të mëngjesit të 14 nëntorit 1889. Blaj synonte të kryente udhëtimin e saj rreth e rrotull botës në një kohë më të shpejtë se personazhi i librit të Vern, Fileas Fog, jo më shumë se 75 ditë e 4 orë.
Udhëtimi i gzetares nisi më vështirësi. Ajo udhëtonte në det për herë të parë. Volli shumë herë në anije, dhe pasagjerët që e shihnin ishin mosbesues nëse kjo grua kureshtare, mund të arrinte ta kryente misionin që kishte marrë përsipër. Në përpjekje për të ndalur të vjellat, Blaj u mbyll në kabinën e saj, dhe u përpoq të flinte sa më shumë.

Ajo u zgjua 22 orë më vonë nga një trokitje në derë. Kapiteni i anijes, kishte frikë se mos ajo kishte vdekur. Gjumi i gjatë i bëri mire, dhe Blaj e kaloi mirë pjesën tjetër të udhëtimit me shëndet të mirë. Sapo mbërriti në portin anglez të Sauthemptonit, gazetarja u kontaktua nga shkrimtari francez Zhyl Vern
Ai kishte dëgjuar për udhëtimin e saj, dhe e kishte ftuar për një vizitë në shtëpinë e tij në Amiens. Ajo e pranoi me kënaqësi ftesën, dhe udhëtoi 2 ditë rresht për të shkuar atje. Edhe pse
u ndërmjetësuan nga një përkthyes, të dy shkrimtarët patën një takim të këndshëm, gjatë së cilit Blaj mësoi se historia e Vern, ishte frymëzuar pikërisht nga leximi i një artikulli në gazetë.
Duke shpresuar të përfitonte nga popullariteti që kishte patur sfia e Blaj, revista amerikane “Cosmopolitan” dërgoi në të njëjtin uddhëtim një gazetare rivale, por që u nis në drejtimin e kundërt.
Elizabet Bizlend, u largua nga Nju Jorku në të njëjtën ditë me Blaj, duke pasur vetëm 6 orë kohë për t’u përgatitur. Ndërsa publikut iu shtua interesi për këtë sfidë të dytë, vetë Blaj nuk ishte në dijeni të rivales deri në mbërritjen e saj në Hong Kong ditën e Krishtëlindjeve.

LEXO EDHE:  Pse njerëzit kanë personalitete të ndryshme?

Kur u pyet nëse ishte Neli Blaj, gazetarja që ishte “në garë për të udhëtuar rreth e rrotull botën”, u përgjigj naivisht se po. Bizlend kishte mbërritur në Hong Kong 3 ditë më parë, teksa botuesit e “Cosmopolitan”, kishin paguar ryshfete anijeve që të përshpejtonin oraret e udhëtimit.
Ndërkohë Blaj reagoi shumë shpejt:Unë nuk jam në garë me askënd. Nëse dikush tjetër dëshiron ta relizojë këtë udhëtim në një kohë më të shpejtë, ky është problemi i tij. Unë premtova të kryej këtë udhëtim brenda 75 ditësh, dhe do ta bëj këtë!”. Si një grua e vetme që udhëtonte vetëm, Blaj tërhoqi vëmendjen e shumë burrave. Në udhëtimin me anije nga Italia në Egjipt, u përhapën zëra se ajo ishte “një trashëgimtare e pasur amerikane, që udhëtonte rreth botës me paruke në vend të flokëve, dhe me një bllok të madh çeqesh bankare”.

Udhëtimi i saj u shoqërua me një sërë personazhesh, të cilat ajo i përshkroi në detaje në raportimet e saj. Edhe pse disa nga vëzhgimet e saj mbi racat dhe etnitë e tjera, do të konsideroheshin sot si fyese, ajo u përpoq të respektonte kulturat me të cilat u përball.
Ajo gaboi disa herë gjatë atij udhëtimi, si për shembull kur ofendoi padashje italianët, kur i
dha një monedhë një fëmije që lypte në rrugë. Ndërkohë e kaloi pjesën më të madhe të kohës, duke folur mbi stilin japonez të të veshurit, kuzhinën italiane, dhe gjuetinë e krododilëve në Egjipt.
Botuesit e saj, të detyruar të tregonin histori për të ruajtur interesin e publikut, nisën të botonin pjesë nga gazetat e huaja mbi udhëtimin e gazetares së tyre, dhe leksone gjeografie nga të gjitha vendet që vizitoi Blaj. Pas një udhëtimi prej afro 11 mijë km në Paqësor, dhe 2 javë heshtje, të gjithë u lehtësuan kur Blaj arriti shëndoshë e mirë në San Francisko.
Ajo u përshëndet në rrugë si një heroinë. Mbërriti në Nju Xhersi në orën 3:51 të pasdites të 25 janarit 1890, 72 ditë, 6 orë, 11 minuta dhe 14 sekonda, pasi ishte nisur prej aty. Ajo e theu me 3 ditë objektivin që i kishte vënë vetes, dhe me 8 ditë atë të personazhit imagjinar të Vern. Rivalja e saj, Elizabet Bizlend mbërriti 4 ditë e gjysmë më pas./Përshtatur  nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse Norvegjia është lidere në riciklimin e plastikës

Publikuar

-

Nga

Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj plastike në vrimën e një makinerie në hyrje të një supermarketi në kryeqytetin norvegjez Oslo. Me një sistem depozitimi që funksionon shumë mirë, Norvegjia riciklon pothuajse të gjitha shishet e saj plastike.

“Ju mund të shpëtoni prej tyre, por këtu keni mundësi ta bëni këtë në një mënyrë inteligjente”- thotë gruaja në të 70-at, teksa makineria i nxjerr një biletë me barkod që i jep të drejtën të marrë rreth 30 kroner (3 euro) në para të thata, ose të hedhura në kartën e saj të kredititit.

Me një normë riciklimi rekord prej 97 për qind, Norvegjia është 10 vjet përpara datës që synohet nga Bashkimin Evropian, vitit 2029, kur vendet anëtare duhet të riciklojnë të paktën 90 përqind të shisheve të tyre plastike. Kjo shifër është e jashtëzakonshme, po të krahasohet me 60 për qind në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që po merr në konsideratë ngritjen e një sistemi të ngjashëm depozitimi të mbetjeve plastike.

Një sistemi i tillë depozitash, shihet gjerësisht si çelësi i suksesit të vendit nordik. Konsumatorët paguajnë vetëm pak cent shtesë, kur blejnë një pije në një shishe plastike, dhe ata kompensohen kur rikthejnë shishet bosh. “Kur keni një lloj depozite të tillë, ju në fakt po u thoni konsumatorëve që ta blejnë produktin, teksa ata huazojnë paketimin”- shpjegon Kjell Olav Maldum, kreu i “Infinitum”, një kompani e krijuar nga prodhuesit dhe shpërndarësit, për të menaxhuar sistemin e depozitave.

Koncepti i rikthimit të shisheve plastike bosh është bërë kaq shumë i përhapur, madje për të ka tashmë edhe një folje në gjuhën norvegjeze:a pante. Si një bonus i shtuar për qytetarët, makinat shitëse u japin klientëve mundësinë e përdorimit të rimbursimit të tyre për të blerë një biletë llotarie, nga të cilat përfitojnë edhe shoqatat bamirëse.

Në vitin 2018, më shumë se 1.1 miliardë shishe plastike dhe kanoçe alumini u rikthyen në pikat e grumbullimit në supermarkete, stacionet e karburantit dhe dyqanet e vogla. Në Fetsund, rreth 30 kilometra në verilindjes të Oslos, qindra kamionë çojnë mijëra tona mbetje në qendrën kryesore të përpunimit të kompanisë “Infinitum”.
Pasi kalojnë nëpër rripat e transmisionit, shishet plastike që dikur përmbanin ujë apo lëngje
të ndryshme renditen, shtypen dhe vendosen në stiva që u ngjajnë kubeve të mëdhenj shumëngjyrëshe të Rubikonit, të destinuara për të pasur një jetë të dytë pas riciklimit.
Çdo shishe e re plastike, përmban rreth 10 për qind materiale të riciklueshme, një nivel që Norvegjia shpreson të rritet, dhe për këtë arsye ka vendosur një taksë regressive, që do të inkurajojë prodhuesit të përdorin plastikë të ricikluar në vend të plastikës së re, e cila aktualisht është më e lirë.

LEXO EDHE:  FOTO/Këto janë shtëpitë më të “vetmuara” në gjithë botën

LEXO EDHE:  Rënia e trishtë e një gjeniu/ Ku gaboi Nikola Tesla?

“Ne e quajmë atë riciklim të fjongos së pastër:nëse vendosni shishet tuaja në një makineri të tilla, ato të japin një fjongo të pastër”- thotë Harald Henriksen, drejtues i një biznesi riciklimi në Tomra. “Ju mund ta përdorni sërish, dhe mund të prodhoni shumë herë shishe të reja”-thekson ai.
Në këtë shembull të një ekonomie ciklike, ajo që disa e konsiderojnë mbeturina bëhet burim, vlera e së cilës inkurajon grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Kjo ide ka filluar që të kopjohet edhe diku tjetër. Një shembull është Lituania, një vend që kishte një normë riciklimi prej 34 për qind para se të fuste në përdorim sistemin e depozitave, dhe në fund të vitit të dytë e kishte rritur tashmë në 92 për qind”- thotë Henriksen.
Larisa Kopelo e organizatës mjedisore “Zero Ëaste Europe” tha për AFP se sistemet e depozitave të mbetjeve, janë “e vemja mënyrë” për të përmbushur objektivin e Bashkimit Evropian. Por organizata, do të donte të shihte një sistem të përzier, që do të mbledhte shishet e qelqit për ripërdorim, dhe që do ta shtrinte sistemin e depozitave edhe në llojet e tjera paketimesh plastike.

Çdo minutë, në oqeanet e gjithë botës hidhen 15 tonë plastikë. Ndërsa industria norvegjeze e riciklimit, e pranon se planeti duhet t’i japë fund këtij problemi, ekspertët mendojnë se plastika – një material i lehtë, praktik dhe i lire, ka ende një të ardhme premtuese. “Problemi qëndron tek vetë plastika, apo tek mënyra se si sillemi ne konsumatorët? Plastika është ende një material fantastik, por ju lutemi mbajeni atë larg natyrës!”- shprehet Maldum./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Publikuar

-

Nga

Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bekim, në rastin më të keq një mallkim. Ajo i bën njerëzit e zgjuar të veprojnë si budallenj; shkakton dhimbje dhe pikëllim në zemër.

Të dashurit na thyejnë zemrat, familja ndonjëherë na çmendin, ndërsa miqtë mund të na dëshpërojnë.

Por ne jemi të prirur për të qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo sugjeron se evolucioni i aftësisë për të dashur evoluoi, dhe se përzgjedhja natyrore favorizoi përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit. Fosilet na tregojnë se dashuria evoluoi qindra miliona vjet më parë, duke ndihmuar paraardhësit tanë gjitarë të mbijetojnë në epokën e dinosaurëve.

Por njerëzit kanë një jetë emocionale të ndërlikuar. Dashuria romantike, lidhja afatgjatë midis meshkujve dhe femrave, është e pazakontë tek gjitarët e tjerë. Ne njerëzit jemi gjithashtu të pazakontë në formimin e marrëdhënieve afatgjata, me individë me të cilët nuk kemi lidhje gjaku por miqësi.

Por njerëzit dhe të gjithë gjitarët e tjerë ndajnë një lloj dashurie, lidhjen midis një nëne dhe pasardhësve të saj. Universaliteti i kësaj ndjenje, sugjeron që është forma origjinale, ajo stërgjyshore e lidhjes lloji i parë i dashurisë, nga e cila evoluan të gjitha të tjerat.

Provat e lidhjes prindër-pasardhës shfaqet rreth 200 milion vjet më parë, në fund të epokës Triasike dhe në fillim të asaj Jurasike. Fosilet e Kajentaterium një proto-gjitar i epokës Jurasik gjetur në Arizona, SHBA, tregojnë një nënë që vdiq duke mbrojtur 38 bebet e saj të vogla.

Që kjo sjellje të ekzistonte, instinktet e nënës dhe të pasardhësve duhej që të evoluonin.

Tek kafshët primitive si hardhucat, prindërit nuk janë saktësisht prindër. Një dragua nënë  llojit Komodo braktis vezët e saj, duke i lënë të vegjëlit të kujdesen vetë për veten e tyre. Nëse do të takohet ndonjëherë me të vegjlit, ajo ka të ngjarë që të përpiqet t’i hajë ata:dragonjtë Komodo janë kanibalë. Të rinjtë do të vraponin instinktivisht për të shpëtuar kokën.

LEXO EDHE:  Olta udhëton me bikini

LEXO EDHE:  Denoncimi i gazetares/ Po lirohen nga burgu të dënuar të përjetshëm

Ndërkohë, gjitarët evoluan në aftësinë e tyre për të krijuar marrëdhënie. Ata mund të krijojnë marrëdhënie si familje dhe miq në grupe të sofistikuara shoqërore:tek tufat e elefantëve, majmunëve, balenave vrasëse, qenve apo fiseve njerëzore.

Ndërkohë dashuria romantike midis burrave dhe grave, është një zhvillim evolucionar i kohëve të fundit, i lidhur me meshkujt që i ndihmojnë femrat të kujdesen për fëmijët. Në shumicën e gjitarëve, meshkujt janë baballarët e munguar, që kontribojnë vetëm me gjenet gjenet dhe asgjë tjetër për pasardhësit e tyre.

Tek të afërmit tanë më të afërt, shimpanzetë, kujdesi atëror është minimal. Lidhja në çift evoluoi diku pasi paraardhësit tanë u ndanë nga shimpanzetë, 6-7 milionë vjet më parë, sndoshta para ndarjes midis njerëzve dhe Neandertalëve. Ne mund të hamendësojmë se Neandertalët formuan marrëdhënie afatgjata, pasi ADN-ja e tyre është e trashëguar tek ne.

Sot, ekosistemi dominohet nga kafshët me kujdes prindëror. Gjitarët dhe zogjtë, dhe insektet si milingonat apo bletët, kujdesen për të vegjlit e tyre. Njerëzit janë specia mbizotëruese në Tokë. Kujdesi prindëror është adaptiv në vetvete, por duke i mësuar kafshët të krijojnë marrëdhënie, ai i hapi ndërkohë rrugë evolucionit të shoqërisë dhe bashkëpunimit në një shkallë më të madhe. Kujdesi na ndihmon të bashkëpunojmë, dhe bashkëpunimi na ndihmon të konkurrojmë.

Njerëzit mund të jenë egoistë dhe shkatërrues. Por ne e kemi dominuar planetin, vetëm sepse një aftësi e pashembullt për t’u kujdesur për njëri-tjetrin – për partnerët, fëmijët, familjet, miqtë, njerëzit e tjerë – mundësoi bashkëpunimin në një shkallë të tillë, që nuk ishte parë kurrë më parë në historinë e jetës./ Theconversation-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si të parandaloni rënien e flokëve?/ 10 recetat që jep shkenca

Publikuar

-

Nga

Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies së flokëve, para se të mbushin 35-vjeç. Ekspertët thonë se ekzistojnë mbi 50 forma të rënies së flokëve, ku 10 prej tyre janë mëse të zakonshme, por jo të njohura për shumicën e pacientëve. Por lajmi i mirë është se pavarësisht shkaqeve thelbësore, ka disa hapa që mund të ndërmerren për t’i mbajtur flokët të shëndetshme.

1. Mbani një dietë ushqimore të shëndetshme

Ashtu si me çdo gjë tjetër që lidhet me plakjen, pasja e një diete të shëndetshme ushqimore, mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit në formë. Dhe një trup i shëndetshëm, mund të rrisë flokë të shëndetshme. Pra duke u siguruar që dieta juaj të jetë plot me të gjitha vitaminat dhe lëndët e duhura ushqyese, ju mund të parandaloni rënien e flokëve.

2. Pini shumë ujë

Rritja e flokëve është shumë e lidhur me nivelet e hidratimit të trupit tuaj. Floku përbëhet nga 25 për qind ujë, thotë Greçen Friling, dermatopatologe. “Ruajtja e hidratimit të trupit, inkurajon rritjen e shëndetshme të flokëve. Që kjo të ndodhë, Friling rekomandon pirjen e 8 gotave ujë në ditë.

3. Kufizoni konsumimin e alkoolit

“Pirja me tepri e alkoolit, zvogëlon rritjen e flokëve”-paralajmëron Friling. Në një studim të vitit 2013 mbi binjakët meshkuj, studiuesit zbuluan se konsumimi i më shumë se 4 gotave me pije alkoolike në javë, shoqërohej me rënien e flokëve.

4. Mos i lyeni flokët me bojë

Kini shumë kujdes me lyerjen e flokëve. “Produkte që zbardhin ngjyrën e flokëve, i heqin shtresën mbrojtëse fibrave të flokëve. Kjo e bën boshtin e tyre më të hollë dhe më të dobët, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj dëmtimit”- shpjegon dermatologia Melisa Piliang.

5. Mos i krihni flokët e lagura

Mundohuni të mos i krihni flokët, sapo dilni nga dushi. “Flokët e lagura, janë në gjendjen e tyre më të dobët, ndaj rritet shansi për rënien e tyre”- shprehet Friling.

6. Shmangni stilimin e flokëve në një mënyrë, që i tendos shumë ato

Shani Francis, ekperte në “Ashira Industries” në SHBA, vëren se është shumë e rëndësishme që sidomos femrat të minimizojnë praktikat traumatike, kur flokët kapen shpesh pas kokës, apo edhe zgjatimet e tyre artificiale, që mund të shkaktojnë dëme.

LEXO EDHE:  Lamtumira e trishtë/ Lindi në epokën e shpresave të mëdha, po vdes në kohën e lajmeve të rreme

LEXO EDHE:  FOTO/Këto janë shtëpitë më të “vetmuara” në gjithë botën

7. Mos përdorni çdo ditë të njëjtin stilim flokësh

Në vijim të këshillës së mësipërme, ekspertët këshillojnë shmangien e përdorimit të përditshëm të një stilimi ku flokët tërhiqen fort. Kjo praktikë, do t’i jepte flokëve mundësinë që të përtëriheshin.

8. Mos e gradoni në maksimum tharësen e flokëve

Friling thotë se duhet t’i lejoni flokët të thahen vetë, sidomos gjatë verës. Ndërsa kur jeni të detyruar t’i thani, sidomos në dimër mos e gradoni tharësen tuaj në temperaturën më të lartë të mundshme. Studiuesit koreanë, zbuluan në vitin 2011, se sipërfaqja e fijeve të flokut ka tendencë të dëmtohen kur temperatura e tharëses është e lartë.

9. Kufizoni përdorimin e mjeteve të tjera të stilimit të flokëve

Ashtu si tharësja e flokëve, edhe mjetet e stilimit të tyre, duhet të gradohen në minimumin e temperatures, për të shmangur rënien e mundshme të flokëve. Dhe kur përdorni pjastër për drejtimin e flokëve, duhet të përdorni spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, për të kufizuar sado pak dëmet që shkaktohen.

10. Menaxhoni nivelin e stresit

Sipas Freling, ekzistojnë disa lloje të rënies së flokëve, që lidhen direkt me nivele të larta të stresit, duke përfshirë telogen effluvium, alopecia areata dhe trichotillomania. Edhe pse mënyrat përmes të cilave stresi ndikon në flokët tuaj, ndryshojnë sipas rrethanave, ato trajtohen që të gjitha me të njëjtën mënyrë:duke mos u stresuar./Bestlifeonline.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE