LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shteti iu sheh si lopë për t'iu mjelë”/ Basha tregon zgjidhjen për fermerët

17 Nëntor 2019, 11:46, Politikë CNA
“Shteti iu sheh si lopë për t'iu mjelë”/

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar qeverinë si një kalçeto hajdutërie dhe korrupsioni.

Sipas tij, shteti është kundër fermerëve dhe kërkon t?i marrë atyre edhe kacidhen e fundit nga xhepi.

Basha deklaroi nga takimi me fermerët në Divajkë se zgjidhja e duhur për fermerët është zerimi i kostos së prodhimit me skemën e subvensioneve direkte.

?Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë tju marrin ju gjithçka.
Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvensioneve direkte.
Sot shtetin e keni kundër dhe ju shikon nga xhepi se si tju marrë edhe kacidhen e fundit. Shteti nuk është për tju ndihmuar. Ky shtet është një kalçeto hajdutërie e korrupsioni. Ky shtet ju sheh vetëm si lopë për tju mjelë. Që nga 1912, Edi Rama është i vetmi që ka arritur rekordin që Shqipëria të jetë e treta në botë më e korruptuar.
Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri. Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin? u shpreh Basha nga Divajaka./CNA.al

Lajmet e fundit nga