Connect with Us

Shtatë vite më parë, kthimi i eshtrave të Mbretit Zog

Histori

Shtatë vite më parë, kthimi i eshtrave të Mbretit Zog

Publikuar

-

Nga Ekrem Spahiu*

Forcat komuniste në mëngjesin e 17 nëntorit 1944 shkatërruan mauzoleumin ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije dhe hynë triumfalisht në Tiranë si çlirimtarë, “a thua se ai varr ishte gjermani i fundit”.

68 vjet më vonë, pikërisht më 17 nëntor 2012 me nismën e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e gjithanshme të Kryeministrit z. Sali Berisha, u kthyen në atdheeshtrat e Mbretit Zog Idhe u vendosën të prehenpërjetësisht nëmauzoleumin e rindërtuar nga qeveria, si një replikë e modernizuar e mauzoleumit origjinal, që ishte ndërtuar në dhjetor 1935. Kjo datë simbolike e ringritjes së tij dëshmon vullnetin e kombit shqiptar për ndreqjen e padrejtësive historike.

Ky moment shumë i rëndësishëm për autoritetin e shtetit shqiptar në demokraci u përzgjodhme rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisëpër shkakse shumë vite tëhistorisë së shtetit shqiptar lidhen me figurën e Ahmet Zogut.

Me VKM të posaçme, qeveria ngriti një komision ndërministror për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog Idhe organizoi një ceremoni madhështore.Për zbatimin e VKM ishin përfshirë drejtuesit më të lartë të: Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës dhe Istitutittë Monomenteve të Kulturës.

Mbreti Zog ndërroi jetë në Paris më 9 prill 1961 dhe eshtrat e tij preheshin te varreza “Thiais Parisien”. Më 14 nëntor 2012 në Paris,nëpërmjet një ceremonie zyrtare dhe nderime ushtarake organizuar ngaProtokolli i Presidentit të Republikës franceze, në prani tëFamiljes Mbretërore Shqiptare, autoriteteve të larta të qeverisë franceze,delegacionit të qeverisë shqiptare, drejtuesve të PLL dhe shumë mbretërorëve të ardhur nga Shqipëria, Franca, Belgjika, Anglia, etj, u bë zhvarrimi dhe përgatitja e eshtrave të Mbretit Zog për t’i nisur në atdheun e vet.

Mëngjesi i 16 tetorit 2012 ishte shumë i veçantë në Rinas.Nërespekt të figurës madhore tëMbretit Zog kishindalëpër të pritur eshtrat e Mbretit të Shqiptarëve, mjaft personalitete të larta të shtetit si dhe mijëra qytetarë. Gjithçka ishte organizuarme përpikëri nga Protokolli i Shtetit. Arkivoli,i vendosur nëmakinën mortore dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, nën marshet funebre të bandës frymore, kalon në mesin e simpatizantëve të Mbretërisë që ishin vendosur në dy anët e rrugësdhe niset në drejtim të Tiranës.

Më 17 nëntor, në Pallatin Mbretëror u zhvilluan homazhet në nderim të Mbretit Zog I. Princi Leka II, e fejuara e tij zj.Elia Zaharia dhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore, pritën autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe Kosovës, përfaqësues të familjeve mbretërore,Zëvendëskryeministrin e Hungarisë, gjithë drejtuesit e partive politike në Shqipëri, ambasadorë, përfaqësues të klerit, drejtuesit politik shqiptarë nga Maqedonia, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe mijëra vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare,të ardhur për të nderuar figurën e Mbretit Zog.

Pas homazheve,arkivoli me eshtrat e Mbretit Zog u vendosën në shtratin e topit, për t’u përcjellë drejt mauzoleumit të Familjes Mbretërore.

Personalitetet më të lartapolitike të kombit, në të dy krahët  kufirit, shprehën vlerësimet maksimale për figurën e Mbretit Zog. Në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, evidentoi kontributin e jashtëzakonshëm të Mbretit Zog në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit modern shqiptar:“Kthimi i eshtrave të ministrit, kryeministrit, presidentit dhe të naltmadhnisë së tij, mbretit të shqiptarëve Zog I, simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike dhe pajtimin kombëtar. Shqipëria, nën udhëheqjen e Mbretit Zog, nga një vend i varfër dhe i pazhvilluar, fisnor dhe i përçarë, me kontradikta të shumta, u bë një vend modern i kohës, i unifikuar, me shtrirje të pushtetit dhe të administratës në çdo cep, me liri qytetare dhe me tolerancë fetare që ishte shembull për vendet e tjera”.

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, ndër të tjera tha:“Sot, në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, është një gjest shumë fisnik, një detyrim historik, moral dhe patriotik, që eshtrat e Mbretit Zog të prehen në vendin, të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës. Ky akt nuk është thjesht një detyrë qytetare dhe njerëzore, por edhe mundësi për të shlyer një detyrim, jo vetëm ndaj një Njeriu, por ndaj një epoke të tërë. Epokës së shtetformimit të Shqipërisë që e deshi dhe nisi ta vinte në jetë Mbreti Zog.Rivarrimi i tij sot, pikërisht aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi në erë varrin e nënës së tij, Nanës Mbretneshë, është simbolika e Shqipërisë që nukurren, por nderon, që nuk harron, por i jep secilit atë që meriton”.

Kryeministri z. Sali Berisha, theksoi se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Mbretit Zog. “Sot mbarë kombi shqiptar, nderojnë e përulen para veprës dhe kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë”.(…) “Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore”.

Princ Leka, në emër të Familjes Mbretërore falenderoi kryeministrin Berisha për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe dhe shprehu mirënjohje për personalitetet më të larta që vlerësuan  veprën dhe kontributin e madh të Mbretit, dhënë për Shqipërinë. Dukefalenderuar pjesëmarrësit, Ai u shpreh:“Rishikimi i historisë së popullit tonë nuk fillon dhe mbaron sot. Eshtë një proces ende i gjatë dhe i vështirë për të zbuluar me objektivitet të vërtetat historike. Rindërtimi i mauzoleumit ka një rëndësi jo vetëm për Familjen Mbretërore, por për të gjithë kombin shqiptar”.

Pas fjalimeve të rastit, dy ushtarë të ceremonialit palosin flamurin kombëtar dhe ia dorëzojnë  në mënyrë ceremoniale Princ Lekës. Nën tre breshëri me armë dhe të shtëna me top, arkivoli vendoset nga ushtarët e ceremonialit në banesën e fundit dhe me këtë gjest mbyllet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog I në mauzoleumin e Familjes Mbreterore.

Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani shtroi një darkë në Pallatin Mbretëror, ku edhe i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”(pas vdekjes), me motivacionin: “Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian.Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit.Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

*ish-deputet & kryetar i PLL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Historia e panjohur e piktores shqiptare/ Djali rrëfen torturat nga Sigurimi: Çfarë më tha para se të vdiste

Publikuar

-

Nga

Dashnor Kaloçi/ Kjo është historia e panjohur e një prej piktoreve të para në Shqipëri, Çezarina Daragjati Canco, pinjolle e një prej familjeve aristokrate më të pasura dhe fisnike të qytetit të Shkodrës, e cila pasi kishte studiuar në qytetin e Dubrovnikut, u kthye në qytetin e lindjes dhe morri mësime private nga dy mjeshtrit e mëdhenj të penelit, Kol Idromeno e Simon Rrota. Dëshmia e të birit, 80-vjeçarit, Zhani Cano, për historinë e nënës së tij, së cilës Sigurimi i Shtetit në vitin 1947 i mbyti në tortura, vëllanë, Simonin, dhe ajo gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës nuk pranoi të pikturonte dhe ekspozonte asnjë tablo të realizmit socialist…

Nëna ime Çezarania Daragjati e cila kishte studiuar në Dubrovnik të Kroacisë dhe kishte marrë mësime private për gjashtë vite me radhë në qytetin e Shkodrës nga dy kolosët e mëdhenj të pikturës shqiptare Kol Idromeno e Simon Rrota, nuk e lëshoi penelin nga dora deri në fund të jetës së saj. Pak ditë para se të ndahej nga jeta, aty nga fillimi i vitit 1991 kur ajo ishte në moshën 81 vjeçare, m’u drejtua mua duke më thënë: “Zhani, do të bëj një buqetë me lulet e diellit” dhe pas kësaj menjëherë hapi kavaletin dhe përgatiti penelat e bojrat e vajit. Ajo kujtonte se kishte forca për të punuar ashtu si në vitet e shkuara në rininë e saj, por sapo hodhi ngjyrat e para në telajo, e ndërpreu punën e më tha se do ta vazhdonte njëherë tjetër atë tablo dhe e la kavaletin ashtu të hapur. Por ajo nuk mundi që ta vazhdonte më atë punë të porsafilluar, sepse vetëm pas pak ditësh u nda nga jeta”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al, është 80-vjeçari Zhani Canco, ish-piktor-arkitekt i Kinostudjos “Shqipëria Sot”, i dilpomuar në Bukuresht të Rumanisë, i cili rrëfen gjithë historinë e nënës së tij, Çezarina Daragjati (Canco) njëra nga piktoret e para shqiptare nga qyteti i Shkodrës, që ndonëse nuk e leshoi penelin nga dora deri në moshën 81-vjeçare, nuk pranoi që të ekspozonte asnjëherë gjatë periudhës së realizmit socialist.

Familja Daragjati
Çezarina Daragjati u lind në vitin 1910 në një familje të njohur qytetare shkodrane e cila asokohe merrej me tregti dhe banonte diku në fillim të rrugës Fushë-Çelë, që konsiderohej një nga rrugët më të bukura të atij qyteti e ndërtuar prej austriakëve. Babai i Çezarinës, Gaspër Daragjati, pasi kishte mbaruar studimet në Stamboll, ishte kthyer në qytetin e Shkodrës dhe kishte hapur një aktivitet tregtar nga i cili nxirrte të ardhura të konsiderueshme. Ndërsa bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht e jëma e Çezarinës, quhej Angje dhe ishte bijë nga fisi i njohur i Dedëvukajve, që njihej më shumë prej Dedës së Shan Dedës, i cili kishte marrë pjesë në krye të përfaqësisë shkodrane në Lidhjen e Prizrenit. Çezarina kishte dhe dy motra të tjera më të vogla se veten, Agetinën dhe Domenikën, si dhe dy vëllezër, Simonin e Guljelmin. Duke qenë se Gaspër Daragjati vdiq shumë i ri, pesha e familjes i ra gruas së tij, Angjes, e cila u kujdes jo vetëm për rritjen e fëmijëve, por edhe për shkollimin e tyre.

Lidhur me këtë, i biri i Çezarinës, Zhani Canco, dëshmon: “Vëllai i nënës sime, Simon Daragjati, pasi mori mësimet e para në vendlindjen e tij në qytetin e Shkodrës, shkoi në Itali ku dhe mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Barit. Më pas ai fitoi një të drejtë studimi dhe shkoi në Paris, ku u diplomua me rezultate të larta për Ekonomi. Pas diplomimit, Simon Daragjati u kthye në qytetin e tij të lindjes ku vazhdoi të merrej me aktivitet tregtar ashtu si dikur i jati i tij. Duke qenë se ishte nga një familje e pasur dhe me bindje antikomuniste, nga fillimi i vitit 1947 Simoni u arrestua nga Sigurimi i Shtetit dhe vdiq nën tortura në një nga qelitë e improvizura të Degës së Brendshme të qytetit të Shkodrës.

Ndërsa i vëllai tjetër i Çezarinës, Guljelmi, i cili kishte kryer mësimet e shkollës së mesme bashkë me Simonin në qytetin e Barit, më pas vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua për Ekonomi në qytetin e Torinos. Aty nga viti 1943, Guljelmi u kthye në qytetin e Shkodrës ku vazhdoi të merrej me aktivitetin tregtar të familjes, duke qenë përfaqësues i firmës italiane të pijeve “Martinirosi”. Në fundin e vitit 1944, Guljelmi u nis për në Itali së bashku me bashkëshorten e tij italiane që priste të lindëte dhe nuk u kthye më në Shqipëri, duke menduar se do të përfundonte ashtu si i vëllai i tij, Simoni”, dëshmon Zhani Canco lidhur me origjinën dhe familjen e nënës së tij, Çezarinës.

Nxënëse me mjeshtrat Idromeno e Rrota
Ndryshe nga sa kishte bërë me dy djemtë e saj Simonin dhe Gulejlmin të cilët i kishte shkolluar për Ekonomi në Francë dhe Itali, Angje Daragjati u kujdes që tre vajzat e saj të cilat kishin marrë mësmiet e para në Kolegjin e Motrave Stigmatine të qytetit të Shkodrës, të shkolloheshin në Kolegjin e famshëm të Dubrovnikut në Kroaci. Pas mbarimit të atij kolegji që njihej dhe konsiderohej si një nga më prestigjozët e Ballkanit dhe drejtohej nga murgeshat austriake, Çezarina Daragjati me dy motrat e saj u kthyen në qytetin e Shkodrës.

Me kthimin e të bijave, ajo që i ra më shumë në sy nënës së tyre, ishte prirja dhe talenti që kishte shfaqur Çezarina për vizatimet. Lidhur me këtë, Zhani Canco dëshmon: “Prirjet për vizatimin, nëna ime, Çezarina, i kishte marrë nga murgeshat austriake gjatë viteve të shkollës në Kolegjin e Dubrovnikut, ku në programet e asaj shkolle përveç lëndës së vizatimit që shihej tradicionalisht si prioritare, zhvilloheshin gjithashtu edhe lëndë të tjera si ajo e muzikës dhe arti i kulinarisë. Sigurisht që krahas këtyre lëndëve të cilave u jepej mjaft prioritet në atë shkollë, aty zhvilloheshin edhe lëndë të tjerë të kulturës së përgjithshme si letërsia, historia, gjeografia etj.

Pasi gjyshja ime Angje Daragjati u bind plotësisht për prirjet që kishte e bija e saj, Çezarina, për vizatimet, ajo e mori atë dhe shkuan për tu takuar me piktorin e skulptorin e famshëm shkodran, Kol Idromenon, i cili gjithashtu njihej edhe si një arkitekt e fotograf mjaft i zoti. Mjeshtri madh Idromeno pasi i pa vizatimet e Çezarinës, e mori atë në provë dhe shumë shpejt krijoi bindjen për talentin e saj. Pas kësaj ai pranoi që t’i jepte asaj mësime pikture privatisht duke parë tek Çezarina një vajzë të talentuar dhe me të ardhme në artin e bukur të pikturës. Kol Idromeno iu përkushtua asaj duke i sjellë edhe revista e libra të ndryshme pikture si edhe literaturë e metoda bashkëkohore të mësimeve teorike. Kështu për afro dy vjet me rradhë nëna ime mori mësime vizatimi nga mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, i cili nuk nguronte ta shfaqte hapur kënaqësinë për talentin e nxënëses së tij. Mirpo pas dy vitesh, nëna ime, Çezarina, u detyrua që të shkëputej nga profesori i saj, për arsye se në atë kohë mjeshtri Idromeno, kishte mjaft kërkesa nga familjet shkodrane për projektimin e banesave të reja që filluan të ndërtoheshin asokohe në atë qytet. Kështu që duke mos e përballuar dot ngarkesën e madhe me punë, Kol Idromeno i rekomandoi gjyshes sime, që Çezarina të vazhdonte pikturën me mjeshtrin tjetër shkodran, piktorin e njohur, Simon Rrotën, i cili ishte diplomuar për pikturë pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Gracit në Austri.

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

Edhe Simoni e priti mjaft mirë Çezarinën, e cila për katër vite vazhdoi të studionte privatisht pranë mjeshtrit të shquar shkodran që ashtu si Idromeno, e vlerësonte mjaft talentin e nxënëses së tij. Atë periudhë që ajo qëndroi pranë mësuesit të saj Simon Rrota, ishin vitet më produktive të saj, sepse ajo kishte fituar mjaft përvojë dhe në punët e saj shprehte realitetin e pasqyruar me mjaft emocione të brendshme të shpirtit të saj prej artisteje të vërtetë. Në ato vite Çezarina realizoi disa nga punët më të mira të saj si në teknikën e vajit, ashtu dhe në vizatimet me karbon, të cilat janë vlerësuar mjaft nga piktorë të ndryshëm të asaj kohe dhe e pasuruan ndjeshëm fondin e punëve të saj. Nga dy profesorët e saj të famshëm, Idromeno e Rrota, Çezarina u njoh me kollosët e mëdhenj të pikturës italiane, franceze e angleze. Në atë kohë me porosi të profesorit të saj të gjuhës frënge në gjimnazin klasik të qytetit të Shkodrës, francezit Paul Guzhon-it, Çezarina realizoi mjaft riprodhime të mjeshtrave të mëdhenj të shkollës klasike franceze si Vigee Le Brun. Roza Boquer etj.”, dëshmon Zhani Canco.

1945 – 1990 asnjë pikturë në ekspozita

Edhe pse u shkëput nga profesori i saj Simon Rrota me të cilin mësoi për katër vite, Çezarina Daragjati e vazhdoi përsëri pikturën duke punuar në shtëpinë e saj. Ajo kishte kënaqësi që të ndiqte ndonjë shkollë pikture jashtë shtetit. Por edhe pse nuk iu dha mundësia që të studjonte më tej, Çezarina nuk hoqi dorë për asnjë moment nga pasioni i saj për pikturën dhe vazhdoi të punonte me të njëjtën kënaqësi ashtu si dikur në rininë e saj. Pasionin e saj ajo e vazhdoi edhe pas vitit 1937, kur u martua me Gjergj Cancon, ish mësuesin e Gjimnazit Klasik të qytetit të Shkodrës, i cili ia nxiti akoma dhe më shumë pasionin e saj për pikturën. Me bashkëshortin e saj Cancon, Çezarina jetoi në qytetin e Shkodrës deri në vitin 1945 dhe pas atij viti ata erdhën dhe u vendosën në Tiranë, ku Gjergji u emërua me detyrën e Drejtorit të Shkollës Teknike (Politeknikumi “7 Nëntori”).

Pas vitit 1945 Çezarina u dëshpërua mjaft pas dy goditjeve të forta që pati familja e saj me vdekjen tragjike të vëllait, Simonit, që u shpall armik i popullit dhe humbjen e vëllait tjetër Guljelmit, i cili mbeti përgjithmonë jashtë Shqipërisë në Itali. Që nga ajo kohë Çezarina u mbyll brenda në shtëpi dhe nuk u angazhua asnjëherë në asnjë lloj punë shtetërore, duke menduar hijen e keqe të luftës së klasave që mund t’i shkaktonte asaj probleme të reja. Lidhur me këtë, i biri, Zhani Canco, dëshmon: “Ajo vazhdoi të pikturonte përsëri dhe nga punët më të spikatura të saj, janë ato të portreteve të dy prindërve të saj, e gjithashtu dhe vjehrrit e vjehrrës (Zisi e Parashqevi Canco) të cilët ajo i donte dhe i respektonte pa masë. Po kështu nga të gjitha punimet e saj në fondin e familjes sonë kemi mundur të ruajmë rreth 40 punime, ku nga më të spikaturat janë disa portrete dhe natyra të qeta me lule shumëngjyrshe, të cilat ajo i ka punuar me mjaftë dashuri dhe duket sikur brenda tyre ajo ka vënë diçka nga bota e saj. Po kështu në familjen tonë kemi ruajtur edhe shumë riprodhime të saj nga mjeshtrat e mëdhenj të shkollës klasike italiane, gjermane, franceze e angleze”.

Çezarina Daragjati vazhdoi të punonte në telajo dhe nuk e hoqi kurrë penelin nga dora edhe në vitet e fundit të jetës së saj, kur kishte arritur të tetëdhjetat. Lidhur me këtë, i biri, dëshmon: “Pak ditë para se të ndahej nga jeta aty nga fillimi i vitit 1991 kur ajo ishte në moshën 81 vjeçare, m’u drejtua mua duke më thënë: “Zhani, do të bëj një buqetë me lulet e diellit” dhe pas kësaj menjëherë hapi kavaletin dhe përgatiti penelat e bojrat e vajit. Ajo kujtonte se kishte forca për të punuar ashtu si në vitet e shkuara në rininë e saj, por sapo hodhi ngjyrat e para në telajo, e ndërpreu punën dhe më tha se do ta vazhdonte njëherë tjetër atë tablo duke e lënë kavaletin ashtu të hapur. Por ajo nuk mundi që ta vazhdonte më atë punë, sepse vetëm pas pak ditësh u nda nga jeta”, kujton I biri ditët e fundit të jetës së nënës së tij, Çezarina Daragjatit, piktores së famëshme shkodrane e cila ndonëse kishte marrë mësime nga dy mjeshtrat e mëdhenj e kolosët e pikturës shqiptare, Kol Idromeno e Simon Rrota, nuk ekspozoi asnjëherë në periudhën e realizmit socialist. Ëndrra e saj u bë realitet vetëm pas viteve ’90 kur punimet e saj u ekspozuan dy herë në ekspozita të ndryshme dhe u pritën me mjaft interes si nga kritika ashtu dhe nga shikuesit e shumtë.

8 mars 2003, Ekspozita e Çezarinës në Galerinë e Arteve
Ëndrra e Çezarina Daragjatit për një ekspozitë vetaike u bë realitet vetëm pas viteve ’90-të kur punimet e saj u ekspozuan dy herë në ekspozita të ndryshme dhe u pritën me mjaft interes si nga kritika ashtu dhe nga shikuesit e shumtë. Kurse ekspozita e parë vetiake e saj do të hapej vetëm më 8 mars të vitit 2002 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, e cila u realizua në kuadrin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas që organizohej nga Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sporteve në bashkëpunimim me Galerinë Kombëtare të Arteve.

Kështu në një nga sallat e kësaj galerie u çel ekspozitë e titulluar “My Changes” në kujtim të Çezarina Daragjati Canco, ku në prani të shumë dashamirësve të artit, artistëve, piktorve të njohur dhe personaliteteve të kulturës, fjalën e hapjes së asaj ekspozite e mbajti kuratorja e Galerisë së Arteve, Suzana Kuka Varvarica, e cila nxorri në pah rolin e grave piktore shqiptare ndër vite. Në një nga sallat kryesore të asaj galerie, ishin ekspozuar 40 punime të piktores së famshme shkodrane Çezarina Daragjati dhe në sallat e ndryshme ishin ekspozuar punimet e piktoreve të tjera shqiptare që jetonin dhe ishin të pranishme në atë ekspozitë. Gjithashtu në stendat e kësaj ekspozite ishin ekspozuar dhe disa nga librat e piktores së famshme shkodrane dhe veglat e saj të punës, si penela, kavaleti dhe bojra të ndryshme, të cilat u ndoqën me interes nga vizitorët e shumtë./ Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

“Një komb në skamje, në Rinas një avion në javë, te hotel “Dajti” vetëm raki”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit suedez

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon një reportazh të gazetarit të njohur suedez, Sven Aurén, të botuar në gazetën “Svenska Dagbladet” të Stockholmit lidhur me katër vizitat e tij në Shqipëri, duke filluar nga viti 1938 kur ai erdhi për dasmën e Mbretit Zog dhe për të përfunduar në shtatorin e vitit 1968 ku ai vizitoi për herë të fundit Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, pas një odiseje të gjatë disa vjeçare për të marrë vizën në ambasadën shqiptare në Paris, ku ai iu bashkangjit një grupi turistësh duke fshehur identitetin e tij. Nga aeroporti i Rinasit ku ulej vetëm një avion në javë, banaku i lokalit te Hotel “Dajti” ku shërbehej vetëm raki dhe lëng limoni, shqiptarët të veshur njëlloj që janë i vetmi vënd në botë që mbajnë mbi komedinë një libërth të kuq të Mao Ce Dunit / Shënimet dhe mbresat e gazetarit suedez…

Përktheu Adil Bicaku, Stockholm

DREJT SHQIPËRISË

Motorrët ushtojnë, rrezet e diellit vallëzojnë mbi fletët e avionit, dhe poshtë në Adriatik shkëlqejnë patat e bardha. Pas nesh është zhdukur bregdeti Italian. Por në lindje, lart mbi horizont ngrihen vargmalet blu. Kjo që kemi përpara është Shqipëria: sateliti i Kinës në Europë, republika popullore staliniste e fundit në pjesën e botës sonë. Cilën ditë jave? Qartë një të martë, sepse vetëm të martat mundesh të udhëtosh për në Shqipëri. Ende në vitin 1968, ka një shtet në Europë – sa Belgjika me sipërfaqe – që është shumë larg posedimit të një agjencie të veten fluturimi dhe që nuk disponon as edhe një avion pasagjerësh. Janë italianët, që vendosin mbi frekuencën e trafikut. Një herë në javë fluturon një firmë italiane në linjën Romë-Tiranë dhe gjithmonë me një avion gjysmë të mbushur. Çdo të martë ndodh e njëjta gjë në aeroportin e Tiranës, sapo ulet prej fluturimit, me njëherë duhet të shpejtoj për tu kthyer sërish, kështu që qëndrimi në aeroport nuk shkon as gjysmë ore. Ky avion, pra një herë në shtatë ditë drejtohet për rrugë drejt Shqipërisë sikur të ishte në shërbim transporti për furnizim me ushqim të ndonjë ekspedite të izoluar në polin e veriut, përbën të vetmen lidhje me Europën Perëndimore. Por që është edhe shumë e largët. Edhe pse distanca midis bregdetit italian dhe atij shqiptar përbën veç disa milje, ta matësh me nje matëse tjetër është pa mbarim. Qartë Shqipëria e sotme është një nga shtetet më të largëta të rruzullit.

Jam në avionin e Tiranës, kur shkruaj, si parathënie, këto shënime udhëtimi. Stjuardesat, të kënaqura se e dinë se së shpejti do të kthehen sërish në Romë, janë bujare si me buzëqeshjen ashtu dhe pijen. Ndërkaq ato nuk kanë nevojë të stërmundohen. Pasagjerët janë pak: një palë diplomatë italian, njëri nga të cilët shtrëngon një thes poste në gjoks sikurse një prind përqafon fëmijën e vet, një zotëri mjekrosh nga Sorbona, për të cilin thuhet se ka shkruar një artikull të veçantë entuziast mbi heroin kombëtar Skënderbeun dhe për këtë arsye është ftuar zyrtarisht nga shteti shqiptar si dhe disa shqiptarë që është vështirë të përcaktosh statusin e tyre. Së fundi lista e pasagjerëve përmban një udhëtim kolektiv në të cilin bëj pjesë edhe unë si turist midis tjerësh.

Po ç’ka të bëj një gazetar me një grup udhëtimi? Nuk është kollaj të hysh në kufijtë shqiptar. Ata janë më të mbyllurit në Europë, ndoshta në të gjithë botën. Ka shumë vite që shefa dashamirës të ambasadës janë përpjekur të më nxjerrin një vizë individuale. Aplikime, telefonata dhe në biseda private, pa përjashtim, të gjitha kanë rezultuar në përgjigjen e zakonshme të Shqipërisë, kur bëhet fjalë për viza për gazetarë të uritur perëndimor:- kërkesa është nën shqyrtim. Muaj dhe vite kalojnë, dhe nuk ndodh asgjë, dhe me kalimin e kohës dhe kjo mungesë reagimi merr një karakter pothuaj normal. Vetëm në Ambasadën e Parisit tashmë janë stivë kërkesat pa përgjigje të qindra gazetarëve. Por kur të kujtohen këto ngjarje, s’është zor të kuptosh që unë u habita, kur, rastësisht, pashë në një vitrinë të një agjencie të thjeshtë udhëtimesh, në Bulevardin Opera (Avenue de L’Opera), që ishte për shtetet e Lindjes. Në një qosh të fshehtë, sikur nuk ishte qëllimi që të shihej, ndodhej një afishe, që lajmëronte mbi një udhëtim për në Shqipëri. Udhëtimi ishte dy javë me autobus, vizitë në të gjithë qytetet dhe komunitet e mëdha…Një pyetje me vend, me të vërtetë veçse të regjistrohesh, por nuk bëhej fjalë për nisje para se lista e pjesëmarrësve të miratohej nga ambasada shqiptare. Që ky institucion, që tashmë ishte bërë objekt i aq përpjekjeve pa rezultat, do të pranonte emrin tim në këtë rastin e ri duket natyrisht e pamundur. Por ndoshta një pasaportë të re me të dhëna të një profesioni tjetër, se sa këtë xhyben e kuqe të theksuar “gazetar”, p.sh. “shkrimtar”, nuk do të binte aq në sy?

Kjo ndodhi. Dhe, megjithatë, ky është shpjegimi që unë jam në rrugë për në një shtet komunist, i cili aq gjatë ka refuzuar të më pranoje. Unë shkoj me etiketën si grup turistik dhe kjo tingëllon ca vulgare. Por bashkudhëtuesit e mi nuk mund të konsiderohen si turistë të rëndomtë. Njerëz, që kërkojnë atë normalen, pothuajse nuk shkojnë në Shqipëri. Përveç kësaj grupi është i jashtëzakonshëm edhe në një tjetër këndvështrim. Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që kanë mbi komodinë libërthin e kuq të Maos. Do të kishte qenë më e arsyeshme që studentët revolucionar të Sorbonës të shfrytëzonin këtë shans dhe të merrnin kontakt me një komb të inspiruar nga Kina. Mjaft e çuditshme që nuk ka asnjë të ri të atij tipi në grupin tonë. Mos vallë kanë frikë se mos u shuhen iluzionet? Nuk ka as komunistë dhe as nga ata me prirje simpatizuese komuniste, që apriori kanë vendosur të gjejnë atë më të mrekullueshmen. Këta janë mësues dhe mësuese shkollash, një çift i ri jurist që është specializuar për kërkesë patentash në shtetet e Lindjes, një 78 vjeçar inxhinier më bashkëshorten, që bëjnë udhëtime të çuditshme gjatë jetës që u ka mbetur dhe një ish gjykatës nga Orleans i cili, është krejt i verbër dhe udhëhiqet nga bashkëshortja e kujdesshme e tij, e cila sheh për të dy dhe i tregon për çdo gjë. Është gjithashtu një burrë në moshën mesatare, postier me interesa të përgjithshme nga lagja e trembëdhjetë e Parisit, i cili ka një kohë të gjatë që është i inatosur sepse kurrë nuk gjente diçka për të lexuar për Shqipërinë në buletinin e mëngjesit. Ai vendosi ta marrë çështjen vetë në dorë. Kryesisht është një grup simpatik francez kur janë për së mbari. Por edhe pse ende edhe në të ardhmen dukej e pamundur që një gazetar të kryente një vizitë individuale, dhe një grup udhëtarësh, ofron shansin e vetëm të hedhësh një sy përbrenda kufijve, natyrisht mund të këmbëngulësh se gazetari dhe udhëtim kolektiv s’kanë gjë të përbashkët. Në një diktaturë komuniste të këtij modeli ekstrem duket që një rrugëtim i tillë do të thotë se autoritetet dëftejnë atë që duan të dëftejnë dhe fshehin të tjerat. Që të shfrytëzoj plotësisht të paktën atë që lejohet të shoh, ndërkaq, kam ndërmarrë një numër masash përgatitore. Ka diplomatë të shteteve të ndryshëm, që kohët e fundit kanë qenë të stacionuar në Tiranë po ashtu edhe specialistë, të cilët kanë pasur shërbime të ndryshme në Shqipëri. Falë informatorëve të këtij tipi që jam armatosur me dijeni paraprake mbi situatën aktuale. Me këtë mes ka disa mundësi të krahasohet midis të tanishmes dhe të dikurshmes.

Ky është udhëtimi im i katërt në Shqipëri. … On revienz toujours (*Edhe një udhëtim tjetër, frëngjisht)

Në moshën e rinisë u njoha me një student shqiptar në Paris dhe më pas kalova një javë në shtëpinë e tij në Tiranë. Vizita më la aq përshtypje të forta, saqë unë disa vjet më vonë shkova prapë për të shkruar një libër mbi vendin. Vizitën e tretë e bëra pak para luftës kur unë udhëtova me veturë prej Stokholmi për të marrë pjesë në dasmën piktoreske të mbretit Zog me princeshën Hungareze Apony (Apponyi). Kjo qe në prill 1938. Menjëherë pas një viti u zhduk shteti shqiptar prej valëve të luftës, u shkretua, u copëtua dhe më në fund u kthye në formën e tanishme.

Kësaj Shqipërisë së djeshme që unë i kushtova aq shumë interes, qe një komb ballkanik i panjohur dhe primitiv me një milion banorë, që gjithnjë e quan veten Shqiptar: bijtë e shqiponjave. Me mbi dy të tretat male jo pjellorë dhe gati një të tretën pjesë kultivuese në lugina dhe rripa bregdetare, që gjithashtu një vend shumë i varfër. Gjatë gjithë historisë së tij ndodhej në rrugën e konflikteve të mëdha të interesave të fuqive të mëdha. Që shqiptarët, të cilët janë pasardhësit e ilirëve, mundën të ruajnë si gjuhën e vet ashtu edhe veçoritë kombëtare-p.sh. zakonet e jetesës bile edhe fizionominë-është një mrekulli! Direkt apo indirekt ata kanë qenë gjithnjë të kolonizuar. Ata janë sunduar nga grekët, romakët dhe Bizanti. Në pesë shekuj me radhë deri më 1912 vendi ishte pronësi turke. Gjatë luftës së parë botërore shërbeu si fushë beteje e ushtrive të superfuqive. Në vitet 1920 për të parën herë fitoi, të paktën dukej, një si formë pavarësie politike. Struktura sociale ishte feudale me një numër prijësish të pasur malësore si figura dominuese. Më 1928 prijësi malësor Ahmed Zogu mundi t’i bindë prijësit tjerë të fortë të pranonin formimin e një monarkie ku ai shpallet mbret me emrin Zogu I.

Tragjedia e përhershme e vendit është se kurrë nuk ka mundur të mbijetojë pa një financier të huaj. Zogu qeveriste por Mussolini paguante, që e shndërroi mbretin e parë të vendit në vasal Italian. Më 1939 vasali nuk u tregua aq i bindur prandaj e dëbuan, dhe vendi u kthye në një koloni italiane. Por gjatë vizitë sime në vitet tridhjetë pati ende fronin të pa prekur të vendosur në një sallon në pallatin mbretëror në Tiranë, që dukej si një vilë mesatare e Djurs’holmit (Djursholm)* Lagje me vila në periferi të Stokholmit. Banon klasa e pasur. (shën. përkth.)

Kur je ulur kështu në një kolltuk të avionit në rrugë drejt një Shqipërie të re që njohuritë për te janë veç të karakterit teorik, është e natyrshme, që të kaluarat të dalin parasysh si shfaqje. A ka mbetur më diçka nga shteti magjepsës Ballkanik? Por peizazhi madhështor i vendit duhet të ketë mbetur po ashtu:

Malet aventuriere, rrugët me serpentina, ata liqenet blu të thellë në Shkodër dhe Pogradec, urat e gurit të përkulura si mace zemërake në rrëpirën e grykave, shqiponjat, që fluturojnë rreth kreshtave të maleve masive, ato luginat e gjelbëruara me fushat e tyre me lule dielli, duhan dhe misër….. Por njerëzit, atmosfera? Para lufte, udhëtarët që shkonin në Shqipëri përbënin një numër mjaft të vogël dhe në vendet e tyre ata konsideroheshin si ekstravagantë, romantikë ose aventurier. Në Shqipëri ata ishin mbretër. Ata priteshin si miq të nderuar. Të pasur dhe të varfër konkurronin për t´u hapur dyert, shkëlqenin nga kënaqësia, gatishmëria ishte totale. Bujaria qe ngritur në dogmë fetare. Nga njëherë, bile, ndodhte që edhe gjakmarrja lihej me një anë, e cila ishte e dhimbshme, dhe që e shkretonte vendin si kolere dhe çonte në zhdukje si familje ashtu edhe fise. Nëse viktima, që duhej të vritej, arrinte të hynte brenda në shtëpinë e hasmit para se ai të arrinte ta qëllonte, përfitonte nga zakoni i mikpritjes sa kohë që të qëndronte aty.

Shqiptarëve u pëlqente t´i fotografosh dhe dëshironin të jepnin dhurata. Na jepnin peshqeshe kudo që shkonim. Njerëz fukarenj – shumica ishin pothuaj aq fukarenj sa s´ta merrte mendja-silleshin me një krenari të denjë madhështore. Zhelamanët shëtisnin në rrugën e katundit si princa. Përsa i përket ngjyrave të dukej se tabloja ishte sublime. Mua më kujtohet tregu i Shkodrës një mëngjes të prillit: Malësorët me tesha të bardha leshi deleje, xhamadanë të zi pa mëngë dhe qeleshe vezake në kokë, gra me balluke të drejta katran të zeza dhe rrobe të mundimshme, që të çonte mendjen tek eskimezët e Greonlandës. Gra nga Malësia me flokët të lyer me vaj dhe me thekë në ballë dhe një brez të çuditshëm me pafte, çapraze, nizamçe serme dhe thumba kallaji ….Ky karnavali shqiptar, që s´ishte ndonjë karnaval përveç se një ditë e zakonshme shumëngjyrëshe, do të magjepste një historian të veshjeve. Kësi pamjesh sheh edhe në vende tjera në Ballkan por në asnjë vend ishin aq intensive dhe fantastike si në Shkodër. Kjo varej nga izolimi i një shteti të vogël, që Evropa e kishte harruar fare.

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

Edhe Mbreti Zog, i cili kurrë nuk deshi të quhej “Mbreti i Shqipërisë”, insistonte të quhej “Mbreti i Shqiptarëve” duke menduar për minoritetet shqiptare në Greqi dhe Jugosllavi. Unë e shoh atë, natën e dasmës në pallat në Tiranë: një Buster Keaton* Artist amerikan 1895-1966. (shën. përk.) shqiptar me një fytyrë të ngurtë pa emocione, dhe i mbuluar me dekorata sa që ylli shkëlqyes varet deri poshtë cepit të kapotës së uniformës. Pranë këtij kalorësi me pamje serioze një vajzë e gjatë, bukuroshe shtathedhur që duket jashtëzakonisht e ngazëlluar se është bërë mbretëreshë edhe pse në një Monarki operete. Mbrapa çiftit një italian i fryrë me uniformë fashiste me gjoks përpara dhe me një buzëqeshje vetëkënaqësie në fytyrën e tij të shëndoshë: dhëndëri i Mussolinit, Konti Ciano. Konti ishte kumbarë i martesës. Asnjë nuk mund t´a imagjinonte ç´farë fati i priste. Ky kumbara do të rikthehej së bashku me një ushtri pushtuese dhe do t´a detyronte çiftin mbretëror në mërgim, dhe ai vetë pas disa vitesh do të ulej në karrige në një vend ekzekutimi në Italinë e Veriut dhe të pushkatohej pas shpine si tradhtar. Atmosfera qe madhështore, edhe pse pati ndonjë kukuvajkë si p.sh. ministri francez, i cili nuk mundi t´a përmbante veten dhe u gajas me zë të lartë kur pa dhuratat e dasmës: gjashtë kuaj shale nga shteti Hungarez, një anije më motor nga Duçja (Il Duçe) dhe një Mercedez nga Hitleri. “Dhuruesit duket se kanë pasur të njëjtin mendim në kokë: Më mirë t´u japim diçka, që t´u shërbej në rast se detyrohen të lënë vendin”. Vallëzimi filloi me tonet e orkestrës së Oborrit Mbretëror dhe një orkestre arixhinjsh, të cilët i kishte sjellë nusja nga Budapesti. Përfaqësuesit diplomatik nga njëzet kombe, kërcenin vals me zonjat e aristokracisë shqiptare, ndërsa muret rrethoheshin nga prijës malësorë të veshur me kostume kombëtare të qëndisura më flori dhe me pistoleta brez. Disa nga ata kompletonin pistoletat me një stilograf floriri që në atë kohë do të thoshte se personi në fjalë dinte të shkruante. Maja e minareve ishin dekoruar me prozhektorë dhe vargje zbukurues. Balona të mëdha me portretin e çiftit mbretëror silleshin mbi çatitë e shtëpive dhe në aeroportin e Tiranës hodhën fishekëzjarre të shkëlqyer të markës më të mirë italiane.

Aeroporti i Tiranës… Ne jemi tashmë aty. Lidhni rripin e sigurisë, fikni cigaret, signores et signorinas. Kryeqyteti i Shqipërisë shtrihet brenda një kazan malesh. Avioni zhytet poshtë deri në fund dhe prek tokën. Ka qenë në mbrëmjen e dasmës së Zogut kur unë pashë këtë aeroport herën e kaluar. Atëherë ishin një mori njerëzish të gëzuar që admironin raketa e fishekzjarre në qiell. Atëherë nuk shihej ndonjë aeroport përveç se vetëm njerëz. Po tani? Unë shikoj përreth nga dera e hapur. Tani është i shkretë si një shesh i braktisur për zbritje emergjente. Asnjë aeroplan tjetër përveç tonit. Asnjë njeri përveç se një ushtar melankolik, që është mbështetur në pushkën e tij. Asnjë ndërtesë me përjashtim të një shtëpie si kioskë të kurorëzuar me një yll të kuq.

Shqipëria në shtator 1968
JETA NË TIRANË

Hoteli më i mirë i Tiranës dhe Shqipërisë quhet “Dajti” sipas emrit të njërit mal më të lartë nga ata që rrethojnë kryeqytetin. Ndërtesa nga jashtë është diçka madhështore, që ndahet prej bulevardit të gjere nga një perde pishash. Por nuk qenë shqiptarët, që e ndërtuan, por italianët. Këta të fundit bënë çuditërisht shumë, gjatë kohës së shkurtër si zotërinj të vendit. Salla e hyrjes është shumë e madhe, veshur me mermer dhe shumë formale, dhoma të këndshme, higjiena le për të dëshiruar. Ashensori – hoteli i vetëm i Shqipërisë me ashensor- është jashtë përdorimi, por pastruese me fustane të zeza, përparëse të bardha dhe flokët topuz, bajnë valixhet e mysafirëve nëpër shkallët ndërsa meshkujt e personelit bëjnë sehir. Okupacioni turk që vazhdoi 500 vjet, ka lënë gjurma ende deri më sot. Hotel “Dajti” është i rezervuar për të huaj, ndërsa banorët e vendit e kanë të ndaluar. Shqiptarët, që janë ulur në sallë ose që mbështeten në barin e trishtuar, janë policë me veshje civile dhe në fytyrat e tyre nuk mund të lexosh diçka. Atmosfera përgjithësisht është e rëndë dhe karakterizon Republikën Popullore tërësisht. Portieri përshëndet mysafirët e ri pa asnjë orvatje për një buzëqeshje, nuk dallon as shkëlqim në sytë e shërbyesit. Kamerieri i barit, një burrë në moshën mesatare duket sikur ka varrosur dikë të afërt sot paradite, dhe në raft një rradhë shishesh si urna në një kolumbarium *Raft ku ruhen urnat me hirin e të vdekurve. shën. Përkth). Ato shërbejnë vetëm si dekor. Nuk mund të porosisësh pije përkatësisht (ëisky, konjak, sherry etj.), veç se klientët detyrohen të zgjedhin raki ose lëng limoni. Dhe me një gotë raki përpara- rakia më e mirë shqiptare, që thuhet kalimthi, bërë prej manaferre –nëse shfleton në ca broshura, që shoqërojnë me çelësin e dhomës. Reklamë për hotelin? Propagandë turistike për Shqipërinë? Asgjë. Njëra flet mbi “tradhtinë e Rusisë ndaj komunizmit” dhe tjetra i bën thirrje, për vigjilencë, botës socialiste: “Kuçedra kapitaliste ngrenë kryet në Çekosllovaki”.

I kthej shpinën këtij barit të gëzuar…dhe nisem për në qytetin me emrin e bukur. Se çfarë konstaton një rrugëtar në Tiranë, i cili para lufte, kur dilte nga hoteli, ishte zhurma e rrugës. Taksitë dhe veturat private i binin burisë pa ndalur, por kishte edhe tjetër lloj zhurme trafiku: një shumicë e madhe karroca kuajsh, shkatarraqe, që i kishin pajisur me buri veturash dhe karrocierët u binin më zellshëm sikurse automobilistët, një mori gomerësh që përdoreshin për transporte dhe kontribonin në ulërimën e madhe të koncertit, qerre dhe karro, të ndryshme, katër rrotëshe, tregtarë ambulantë, që u binin zileve, muzikantë rrugësh…Përveç asaj rrugët e këqija automobilistike bënin të veten që kakofonia të arrinte maksimumin. Zhurma ndoshta bënte një përshtypje irrituese, por njëkohësisht pasqyronte një jetë të gëzuar në një kryeqytet, që ishte një katund Ballkanik shumë i madh.

Çfarë ndesh njeriu tashti, heshtjen. Është e çuditshme dhe e pa imagjinueshme. Hotel “Dajti” ndodhet në rrugën kryesore, i cili gjatë okupacionit italian u ri-pagëzua nga Bulevardi Zog në Bulevardi Mussolini dhe tani quhet Bulevardi “Stalin”. Ai është i gjerë si Chams-Elysées*Bulevard i madh në qendër të Parisit. (shën. përk). dhe mjaft i mirëmbajtur: asnjë mbeturinë, asfalti shkëlqen si një pasqyrë. Në njërën anë qëndron një monument që paraqet Stalinin, në anën e kundër duket Lenini, ndryshe bulevardi rrethohet nga shtëpi të reja dhe mjaft pompoze, të kombinuara me parqe. Atje larg një hapësirë e madhe, shesh i rrumbullakët ku heroi kombëtar i Shqipërisë Skënderbeu me përkrenaren e tij të famshme kontrollon situatën prej një kali bronzi me këmbët e para në ajër. Nuk mund ta mohosh që Tirana është zbukuruar. Por nëse në barin e Hotel “Dajti”-t sundon një atmosferë si në një dhomë varri, në Bulevardin “Stalin” mbizotëron qetësia e vërtetë e varrezave. Unë nuk e ekzagjeroj. Heshtja lidhet me situatën e trafikut ose drejt me thënë mungesen e trafikut. Bulevardi është bosh: as automobila, karroca kuajsh, qerre apo gomar dhe pothuaj se as dhe njerëz. Qe një ditë jave nga ora katër pas dite që unë e konstatova për herë të parë. Një grua shtynte një karrocë fëmije në midis të xhadesë ku disa fëmijë loznin pafkash, dhe një burrë i vetëm qëndronte pa lëvizur dhe lexonte “Zëri i Popullit” e cila është “Pravda” e Shqipërisë. Si një turist në Sahara, prita gjatë që të dukej ndonjë automobil, dhe më në fund munda të shoh një kamion dhe një “Mercedez” elegant me perde të bardha të mbyllura, pas tyre fshihej ndonjë funksionar i lartë komunist. Asnjë motoçikletë, nja dy- tri biçikleta.

Në sheshin “Skënderbej” pret një tjetër përjetim. Në shesh shërbente një polic me një shkop të bardhë gome. Ai është i vetmi polic trafiku në Shqipëri, dhe ky i shkreti s´ka asgjë për të dirigjuar. E ndjej nevojën për t´a ndihmuar ashtu sikurse Çestertoni * (Chesterton) Gilbert K. Chesterton 1874-1936 shkrimtar dhe poet britanik. (shën. përk).tregon se si një turist anglez ndihmoi një faturino hekurudhe gjermane, që dukej se ishte shumë melankolik. Duke blerë një biletë për në lagjen më të afërt dhe t´ia japë që ta presë, e bëri nëpunësin e dëshpëruar të gëzohet.

Një shpallje në hotel thotë se ka biçikleta me qira. Nëse unë do t´a kisha zbatuar lajmin e shpalljes, dhe të kisha kaluar përmes sheshit “Skënderbej” me biçikletë, edhe unë do të kisha kryer një vepër të mirë njerëzore. Është kollaj të ironizosh, por mungesa e trafikut ka vetvetiu një shpjegim të natyrshëm. Shqipëria e kuqe është një komb në skamje, që i mungon pothuaj çdo gjë dhe veçanërisht valutat e huaja. Automobila, motoçikleta dhe biçikleta nuk prodhohen në vend dhe duhet të blihen nga jashtë dhe të paguhen më para të tjera dhe jo lekë, që është monedha shqiptare. Në këtë situatë kënaqen, të blejnë makineri të domosdoshme, d.m.th. autobusë dhe kamionë (plus një pjesë vetura për zotërinjtë e vendit) dhe kufizimin e importimit të biçikletave deri në minimum. Ndërkaq, karrocat, qerret dhe gomerët, konsiderohen se bëjnë një përshtypje prapambetjeje dhe janë të ndaluara në qendër të kryeqytetit për arsye prestigji. Rezultati: bosh dhe heshtje.

Fshesa komuniste ka fshirë shumë gjëra të tjera. Janë bërë mjaft ndërtime në Tiranë gjatë këtyre 20 viteve të fundit, dhe janë ngritur zona të reja moderne banimi. Rrëmuja e rrugicave dhe shtigjeve në periferi të sheshit “Skënderbej” është pothuaj njësoj si përpara. Por çdo gjë që i jepte qytetit ato ngjyra dhe atë joshje është zhdukur: dyqanet e vegjël të panumërta dhe të zotët që rrinin përjashta tyre dhe pinin duhan me çibuk të gjatë të punuar bukur, gratë e mbuluara, që rrinin galiç prane mureve, katundarët, me veshjet e tyre të rralla, që vinin nga malet e larta, rreckamanët e shkretë, dhe bajraktarët krenar me kuajt e bukur, mizëri fëmijësh lypës, aroma e ëmbël e kafes turke, që përhapej prej qindra kafenesh të vogla….. Gjithë Tirana mbante aromë kafeje në atë kohë. Tashti qyteti nuk ka asnjë aromë. Të gjithë njerëzit duket njëlloj: burrat janë veshur me pantallona të errët dhe këmisha të bardha dhe gratë mbajnë fustane pambuku, por duhet thënë se sipas rrobave nuk të duket se ka varfëri të theksuar. Njeriu nuk ndiqet më as nga turma fëmijësh lypës. Jo pse mungojnë fëmijë. Përkundrazi. Në Shqipërinë e sotme nxitet lindshmëria në të gjitha mënyrat, dhe falë kësaj politike është shtuar popullsia nga një milion në një e gjysmë që pas lufte. Kryeqyteti ka 135 000 banorë në krahasim me 35 000 në vitin 1945. Sheh fëmijë kudo po ashtu edhe gra shtatzëna. Me shami të kuqe për qafe, dhe me flamur të kuq përpara rreshtit në formë repartesh ushtarake marshojnë të rinjtë, duke kënduar këngë antiimperialiste, dhe quhen “Pionierët e Kuq”./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

U mbajtën sekret për 45 vjet në arkivat e PPSH/ Publikohen imazhet e rralla të Ballit Kombëtar gjatë luftës

Publikuar

-

Nga

Zbulohen disa prej fotove të rralla të organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar të bëra gjatë periudhës së Luftës në vitet 1943-1944, të cilat për vite me radhë u mbajtën sekret në arkivin e ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe nuk u publikuan kurrë nga historiografia e regjimit komunist dhe propaganda e asaj kohe, me qëllim që veprimtaria dhe roli i kësaj organizate nacionaliste të fshihej fare nga historia dhe memorja e shqiptarëve.

Në këto foto të panjohura me imazhe të rralla kanë dalë disa nga eksponentët kryesor të Rinisë së Ballit Kombëtar të inkuadruar në batalionin “Qeramudin Sulo dhe Besnik Çano” gjatë inkursionit që ata bënë në disa qytete të Kosovës, si Prizren, Pejë, Gjakovë etj., ku ata shkuan për të luftuar kundra forcave çetnike në verën e vitit 1944, si dhe në ceremoninë mortore të Azis Çamit, një nga udhëheqësit e Ballit që u vra me atentat nga gueriljet komuniste të Tiranës.

Në disa nga këto foto është batalioni i Rinisë së Ballit, “Besnik Çano dhe Qeramudin Sulo” duke hyrë në qytetin e Pejës e Gjakovës, ku i është bërë një pritje madhështore nga mijra e mijra banorë që kanë dalë në të dy anët e rrugës me lule në duar. Në krye të kollonës së forcave të rinisë nacionaliste, duket Seid Kazazi (komandanti i batalionit) dhe pas tij Arif Peza dhe Xhemal Alimehmeti, ndërsa në mes tyre me flamur në dorë, është Ridvan Banka, të tre nga qyteti i Tiranës dhe shokë klase me Ramiz Alinë në gjimnazin e kryeqytetit deri në vitin 1943 kur braktisën mësimet dhe dolën në mal për të organizuar rezistencën antifashiste.

Seid Kazazi, i diplomuar për Drejtësi në Vienë, u vra nga forcat komuniste në Kryengritjen e Postribës në vitin 1946, ku ishte në krah të vëllait të tij, Jup Kazazit, udhëheqësit kryesor të kësaj lëvizje antikomuniste që vrau veten për të mos rrënë i gjallë në duart e forcave komuniste. Kurse Arif Peza, po komandanti i një çete të Ballit që ishte dhe tmerri i komunistëve, në nëntorin e vitit 1944 u largua nga Shqipëria së bashku me eksponentët kryesorë të Ballit dhe Legalitetit si Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Abaz Kupi, etj., kurse një vëlla i tij, gjithashtu komandant çete i Ballit, u pushkatua nga komunistë, ndërsa tjetri, Qazim Peza vuajti vite të tëra në burgjet politike të regjimit komunist.

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

LEXO EDHE:  Mbreti Zog hodhi themelet e shtetit modern shqiptar

Arif Peza pasi qëndroi për disa kohë në kampet e Italisë, më pas emigroi në SHBA dhe Kanada, për t’u rikthyer në Shqipëri në vitin 1993 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Ndërsa Xhemal Alimehmeti, u arrestua menjëherë që në dhjetorin e vitit 1944 dhe pasi vuajti disa kohë në burgjet politike, për shumë vite punoi në ndërtim dhe ndërroi jetë në vitin 2005.

Krahas tyre në këto foto (në kamionin e hapur) duken dhe Rruzhdi Daca, Tom Leci, Lec Gjeçi dhe Pal Mirashi, eksponentë kryesorë të Rinisë së Ballit të qytetit të Shkodrës, të cilët iu bashkuan batalionit “Qeraudin Sulo dhe Besnik Çano” gjatë inkursionit që ata bënë në Kosovë ku luftuan kundra forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit.

Në një foto tjetër, është ceremonia e varrimit e Hamit Troplinit, djaloshit tiranas që u vra gjatë luftimeve të forcave të këtij batalioni në afërsi të lumit, Lim, dhe në plan të parë, (i dyti pa kapele) është Ramazan Turdiu nga Tirana, i cili po në nëntorin e vitit 1944 u largua nga Shqipëria me krerët kryesorë të Ballit dhe legalitetit duke u vendosur fillimisht në Itali ku përfundoi studimet e larta dhe u diplomua në Farmaci me gradën doktor dhe më pas emigroi në SHBA, ku studioi “Farmaci” në Columbia University dhe punoi për pesë dekada në kërkime farmaceutike për CIBA dhe “Warner Lambert”. Ramazani ndërroi jetë në SHBA më 25 nëndor 2012.

Në një foto tjetër janë pjestarë të batalionit të Rinisë Nacionaliste të Ballit Kombëtar në qershorin e vitit 1944 në qytetin e Prizrenit, duke dëgjuar dhe duartrokitur fjalimin e mirseardhjes së Bedri Pejanit, një nga krerët kryesorë të forcave nacionaliste të Kosovës dhe kryetar i Lidhjes së Tretë të Prizrenit.

Një foto tjetër e cila i përket datës 17 dhjetor 1943, duken disa eksponentë të tjerë të Rinisë së Ballit Kombëtar, si Ramazan Jarani, Luan Dosti, Ziçe Hatibi, Hamit Shehi, Luan Dosti, etj, në Rrugën e Kavajës duke mbajtur në supe arkivolin e Haziz Çamit, një nga eksponentët e Ballit Kombëtar i cili u vra pabesisht me atentat nga guerilejt komuniste të Tiranës. Për ironi të fatit edhe atentatori i tij një i ri komunist, për shumë vite vuajti në burgjet e  regjimit komunist të Enver Hoxhës I akuzuar si “armik i popullit”./Memorie.al

LEXO TE PLOTE