Connect with Us

Sherr pranë “Elbasan Arena”/ Plagoset rëndë një 45-vjeçar

Kronika

Sherr pranë “Elbasan Arena”/ Plagoset rëndë një 45-vjeçar

Publikuar

-

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sipasojë e një sherri që ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Rista, 45-vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, shtetasin Shpëtim Bajrami.

Blutë e qytetit të Elbasani po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Jep dorëheqjen Gjyqtarja e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljan Baku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në kërkesën e paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Baku deklaron se arsyet e dorëheqjes janë personale.

Mësohet se Baku, është shprehur se do të angazhohet në një bisnes privat.

Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda, që ka dhënë vendime për çështje tejet të “nxehta” penale.

Gjyqtarja Baku ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ‘grupin terrorist’ të Imamëve.

Kujtojmë se gjatë leximit të vendimit nga kryesuesja e trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një restorant pranë “Elbasan Arena”/ Panik te qytetarët

LEXO EDHE:  Sherr mes disa personave/ Humb jetën 29-vjeçari

Gjithashtu e njëjta gjyqtarja Baku, ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e gjyqtares Lilujan Baku, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë./ CNA.al

Gjyqtarja e “dosjeve të nxehta”/ Si ka ndryshuar në 15 vite pasuria e Liljana Bakut

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pesë orë në greminë/ Nxirret nga FNSH efektivi i RENEA-s

Publikuar

-

Nga

Nxirret pas pesë orësh nga humnera efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli.

Mësohet se Beluli është nxjerrë nga forcat e FNSH Shkodër.
Efektivi i RENEA-s është në gjendje të rëndë pasi ka dëmtuar dorën, legenin dhe këmbët.

Beluli nuk ishte në detyrë në momentin që u rrëzua në greminë , por ishte me miqtë e tij për alpinizëm.

LEXO EDHE:  Fshehu provat e plagosjes në Kinostudio/ Arrestohet 29 vjeçari

LEXO EDHE:  Xhafaj paralajmëron/ Bandat do marrin përgjigjen e merituar

Mësohet se Beluli ka u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me shishe dhe falsifikim identiteti/ Arrestohet vëllai i deputetes së LSI

Publikuar

-

Nga

Arrestohet ne Kosovë vëllai i deputetets së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Amra Borova.

ldin Dergjini (Borova)   është arrestuar më 22 nëntor të këtij viti në një fshat të Graçanicës, për shkak të një sulmi me shishe që i kishte bërë një personi.

Pas arrestimit është zbuluar se ai, ka identitet të ri në Kosovë dhe emri i tij, është Ferdi Berisha, i lindur më 10 janar 1986 në Obiliç.

LEXO EDHE:  Nga Elbasani në Berat/ Qytetarët protestojnë

LEXO EDHE:  Fshehu provat e plagosjes në Kinostudio/ Arrestohet 29 vjeçari

Arrestimi i tij ka zbuluar dhe rikonfirmuar përfshirjen e administratës së Kosovës në krim të organizuar shitje të dokumenteve dhe të shtetësive për kriminelë të huaj.

Eldin Dergjini, është i njohur në Shqipëri dhe Itali për veprime kriminale të lidhura me drogën, sulme të policëve dhe veprave tjera. Së fundi, ai ishte aksidentuar në Shqipëri me një veturë Mercedes G Class me targa ruse./CNA.al

LEXO TE PLOTE