LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"PD loboi kundër saj"/ Ish-këshilltarja e Trump tregon prapaskenat e tërheqjes së Kavalec

17 Nëntor 2019, 16:06, Politikë CNA
"PD loboi kundër saj"/ Ish-këshilltarja e Trump tregon

Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë ka dëshmuar përpara Kongesit Amerikan si pjese e hetimit nisur ndaj presidentit. Ajo është pyetur edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Kathleen Kavalec.

Në këtë dokument të deklasifikuar të kongesit është zbardhur përgjigja e zonjës Hill, nga ku ajo qartësisht jep shpjegime se kanditatura e Kathleen Kavalec, u minua pas përfshirjes së një kompanie lobimi e kontraktuar nga Partia Demokratike në Shqipëri, raporton Top Channel.

?Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese?- tha Hill.

E gjitha kjo ka deklaruar Fiona Hill u përdor për ta shkatërruar atë dhe kandidaturën e saj u tërhoq nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

?Pikërisht ky grup lobimi nisi ta akuzonte Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues. E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në Shqipëri, gjë për të cilën kishte nisur edhe të mësonte gjuhën shqipe?- vijoi më tej Fiona Hill.

Dëshmia në kongres e Fiona Hill disa muaj pas ngjarjes tregon se PD, ndërhyri përmes lobistëve në politikën e jashtme të SHBA, gjë e cila konsiderohet një krim i rëndë federal.

Lajmet e fundit nga