Connect with Us

“Ngërçi” i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj sulmon Xhaferllarin dhe Metën

Politikë

“Ngërçi” i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj sulmon Xhaferllarin dhe Metën

Publikuar

-

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me përplasjen e fundit mes presidencës dhe mazhorancës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Xhafajt, Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë.

Xhafaj shprehet se presidenti në këtë rast nuk ka të drejtë, pasi ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor

“Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin.
Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur. Kushtetuta që Presidenti e ka votuar, por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase e te partnerëve”, shkruan mes të tjerash Xhafaj.

Postimi i plotë i Xhafajt:

Në web e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?
Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e GjK. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin.
Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur.
Kushtetuta që Presidenti e ka votuar, por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase e te partnerëve. Opinioni i KV ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve & mekanizmave zhbllokues. Partnerët bashkëhartues të kushtetutës e ligjit të GjK duhet të reagojnë qartë.
Zbatimi i Reformës në drejtësi kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija.
Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqsore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Pas largimit nga Rinasi/ Zbulohet destinacioni i Lulzim Bashës, ndjek Ramën nga pas

LEXO EDHE:  Meta mbërrin në Thumanë për inspektimin e gjendjes/ Takime me ekipet e shpëtimit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë”/ Deputeti: Qeveria të marrë përgjegjësitë, kemi 51 vrasje jo viktima

Publikuar

-

Nga

Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë. Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjësitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe fajtorët, pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.

Kemi lënë Prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar”, është shprehur deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nga tryeza e emisionit “Arena”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim gjatë mbrëmjes së sotme ku ka mbledhur strukturat e partisë, ish-grupin parlamentar, kryesinë dhe kryetarët e degëve. Tema e diskutimit kishte të bënte me situatën pas tërmetit dhe masat që sipas tyre duhet të merren.

Në mbledhje nuk kanë munguar kritikat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës aktuale, teksa kreu demokrat u ka kërkuar strukturave të evidentojnë problemet dhe hallet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Betejë në kampin opozitar/ Lufta për KLSH-në, “minë me sahat”

LEXO EDHE:  Basha plas “bombën”/ Saimir Tahiri në rrezik?

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar disa herë Lulzim Bashën që të ulen në një tryezë për dialog në lidhje me situatën pas termetit, mirëpo lideri demokrat ka refuzuar, duke thënë se nuk pranon të bëhët pjesë e shfaqjeve të Ramës nëpër rrjete sociale, shfaqje që ky i fundit i përdor për të bërë propagandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE