Connect with Us

Ndeshja Shqipëri-Francë/ Policia ‘blindon’ Air Albania, ja rrugët që do të bllokohen

Lajme

Ndeshja Shqipëri-Francë/ Policia ‘blindon’ Air Albania, ja rrugët që do të bllokohen

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin e ri ku sot pritet që kombëtarja shqiptare  të përballet me Francën.

Sipas News 24, rreth 800 forca policie janë në terren për të monitoruar situatën.
Mësohet se në terren janë angazhuar FNSH, forcat operacionale, Rendi dhe Shqiponjat.

Ndërkohë në orën 12:00 do të hiqen të gjithë mjetet e parkuara në zonën e stadiumit. Po ashtu bëhet e ditur se do të lejohen vetëm mjetet e autorizuara nga federata, te cilat do i nenshtrohen kontrollit fizik dhe me qen anti eksploziv.

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 11 kg heroinë në Portin e Durrësit/ Arrestohet një person

Në oren 17:30 do të bllokohen rrugët lidhëse me stadiumin, ndërsa e lirë do të mbetet vetëm rruga e Elbasanit dhe Unaza./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

AKU bllokon 2130 kg mish pule me salmonelë/ Vinte nga Polonia

Publikuar

-

Nga

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Vlorë ka bllokuar një sasinë prej 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike të ardhur nga Polonia.

Sipas njoftimit të AKU-së mishi i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë salmonele.

Pas konstatimit trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

“Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser. Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.
Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.
Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij”, thuhet në njostimin e AKU./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk kam shkrepur asnjëherë gjatë luftës”/ Kastriot Dervishi i kthehet ashpër ish oficerit të Sigurimit

Publikuar

-

Nga

Historiani Kastriot Dervishi ka shpërthyer ndaj ish oficeri të Sigurimit Odise Porodini i cili deklaroi mbrëmë se nuk ka lëftuar dhe nuk ka shkrepur asnjë fishek kundër fashistëve dhe nazistëve, sepse “puna” e tij kishte qenë agjitpropi.

Dervishi i kujton Porodinit se ishtë vetëm 9 vjecc kur filloi luftta dhe 14 kur mabroi ajo.
Sipas historianit, nuk rezulton asnjë dokument i kohës që të ketë qenë në lloagri apo vëmendje të organeve të kogës.

“Drejtuesi i “veteranëve” nuk e ka shkrepur asnjëherë gjatë luftës
Ish oficeri i Sigurimit, shoku odise, sot si biçim sekretari te organizata e “veteranëve”, deklaroi mbrëmë se nuk ka lëftuar dhe nuk ka shkrepur asnjë fishek kundër fashistëve dhe nazistëve, sepse “puna” e tij kishte qenë agjitpropi. Por tha se duke mos qenë partizan kish qenë më i rrezikuar nga shokët në mal, se armiku mund ta kapte. Për kujtesë, ishte 9 vjeç kur filloi lufta dhe 14 kur mbaroi ajo. Nuk rezulton në asnjë dokument të kohës të ketë qenë në llogari apo vëmendje të organeve të kohës.
Kujtoj se si hetues, e kishte për detyrë të merrte pjesë në ekzekutimet e dënimeve me vdekje gjatë diktaturës”, shkruan Dervishi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijojnë hetimet për tërmetin/ Janë mbledhur dosjet e pallateve në Durrës

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Durrësit po zhvillon hetime intensive lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, ku fatkeqësisht në vend patëm 51 viktima, si dhe u dëmtuan qindra e mijëra objekte banimi, si shtëpi pallate por edhe hotele.

Hetimi nisi për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje, por burime bëjnë me dije për Top Channel se gjatë hetimit dhe administrimit të provave mund të dalin në pah edhe vepra të tjera penale.

Hetimi aktualisht është i ndarë në dy grupe, ku me prioritet po hetohet nga katër prokurorë çështja e shtatë objekteve që regjistruan 23 viktima, siç janë Shtëpia e familjes lala, pallati gjashtë katësh pranë shkollës dy gjelat, pallati gjashtë katësh pranë Kryqit të Kuq, shtëpia e pushimit në Kavalishencë nën varësi të Ministrisë së Brendshme, hotel “Tropical”, “Vila Palma” dhe si hotel “Mira Mare”.

Po ashtu, po hetohen investitorët e objekteve, inxhinierët, projektuesit dhe zyrtarët që kanë trajtuar lejet e ndërtimit dhe legalizimit. Po kontrollohen edhe ndërtimet pa leje që kanë rezultuar me shtesa.

LEXO EDHE:  Policia sqaron ngjarjen e Lacit: Armet u perdoren jashte komisariatit

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 11 kg heroinë në Portin e Durrësit/ Arrestohet një person

Ndërsa grupi i dytë hetimor prej tre prokurorësh, po hetojnë ndërtimet e kategorizuara të pabanueshme dhe që duhen shembur. Ky grup po ashtu pa pasur në fokus edhe shkollën 9-vjeçare Naim Babameto, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe u shemb nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pjese e hetimit janë edhe objektet që që janë dëmtuar por që nuk do të shemben.
Në të gjitha ndërtesat janë marrë mostra hekuri dhe betoni, çka do të ndihmojë hetimin në lidhje me cilësinë e ndërtimeve që është aplikuar.

Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje ndërtues, inxhinier, projektues, zbatues, zyrtarë si edhe banorë, për të vënë përgjegjësit përpara drejtësisë. Grupi hetimor shprehet i rezervuar se kur do të fillojnë arrestimet, por duke konsideruar intensitetin e hetimeve, shumë shpejt çështja do të ketë edhe konkluzionet përfundimtare.

LEXO TE PLOTE