LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi vijon takimet në SHBA/ Tregon diskutimin impresionues me kongresmenin

17 Nëntor 2019, 08:48, Politikë CNA
Kryemadhi vijon takimet në SHBA/ Tregon diskutimin impresionues me

Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi takim edhe me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.

Kryemadhi thotë se Wilson shprehu gadishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë.

?Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA?, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA zhvilluam takime edhe me Kongresmenët Joe Willson dhe Jim Costa.

Joe Wilson përfaqësues i South Carolinës ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

Gjatë diskutimit mjaft impresionues me të, ai shprehu gadishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë, rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e veçantë që vendi i saj ka si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.

Fryma e të gjithë takimeve mbresëlënëse në Kongres dhe Senat ishte rikonfigurimi i një mbështetje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga