Connect with Us

Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Blog

Klaus Von Stauffenberg, Koloneli gjerman që tentoi të vriste Hitlerin për të shmangur shkatërrimin e Gjermanisë

Publikuar

-

I lindur në një familje aristokrate, konti Klaus von Shtaufenberg, e ndjente se ishte detyra e tij të shërbente me nder, dhe mbronte kombin e tij gjerman. Ai besoi në fillim, se Adolf Hitleri mund të ishte njeriu për ringritjen e Gjermanisë. Por më vonë u zhgënjye prej tij, dhe iu bashkua një komploti kundër regjimit nazist, që në fund i mori jetën.
Lindi më 15 nëntor 1907 në kështjellën Jetingen të familjes së tij, që ishte prej 6 shekujsh një
nga familjet më me ndikim në jugun katolik të vendit. Si çdo gjerman tjetër i brezit të tij, fëmijëria e Shtaufenberg u ndikua shumë nga Lufta e Parë Botërore.

Ai vendosi të ndihmonte me çdo mjet Gjermaninë, që po i nënshtrohej kushteve të rënda të paqes nga Traktati i Versajës. Edhe kur fisnikëria u detyrua me kushtetutë të hiqte dorë nga privilegjet e saj, Shtaufenberg mbeti i përkushtuar ndaj vendit të tij. Në vitin 1926, ai u regjistrua në ushtrinë gjermane, në regjimentin e kalorësisë. Në pak vite, arriti të marrë gradën e togerit.
Hitleri u emërua kancelar i Gjermanisë po atë vit që Klaus u martua me gruan e tij, Ninën. Shtaufenberg e mirëpriti në fillim ngjitjen e Hitlerit në pushtet. Ai mendonte se Fyhreri do
të ndihmonte në rivendosjen e krenarisë dhe prestigjit të nëpërkëmbur të Gjermanisë.
Por nisi të ketë shumë shpejt dyshimet e para, pas së ashtuquajturës Nata e Thikave të Gjata në qershorin e vitit 1934. Për të forcuar pozitat e tij, Hitleri tradhtoi dhe eleminoi shumë njerëzit që e ndihmuan të ngjitej në pushtet.

Ngjarja e dytë që e shqetësoi aakoma më shumë Shtaufenbergun, ndodhi në nëntorin e vitit 1938. Gjatë 2 ditëve, trupat parmilitare naziste vranë dhjetëra hebrenj, dhe shkatërruan bizneset e tyre, në atë që mbeti në histori si ‘Kristallnacht’ (Nata e Xhamave të Thyer). Për Shtaufenberg, ‘Kristallnacht’, ishte një njollë mbi nderin e Gjermanisë.
Në atë kohë, ai u njoh me Hening von Treshkov, një oficer në komandën e lartë të ushtrisë gjermane, që e përdori pozitën e tij për të organizuar një grusht shteti. Që të dy ushtarakët, kishin shumë pikëpamje të njëjta. Më vonë, Shtaufenberg u promovua në gradën e kolonelit, dhe u dërgua të luftojë në Afrikë, me Divizionin e 10-të të Panzerave.
Ai e kuptoi gradualisht, se Gjermania nuk kishte asnjë shans për të fituar luftën. Ai u zhgënjye edhe më shumë me oficerët e niveleve të larta, që nuk pranonin t’i tregonin Hitlerit të vërtetën e situatës në terren. Një sulm i aleatëve në vitin 1943, e la të plagosur rëndë. Ai humbi syrin e majtë, dorën e djathtë, si dhe gishtin e vogël dhe atë unazës në dorën e majtë.

Mjekët menduan në fillim, se ai nuk kishte gjasa të mbijetonte. Edhe nëse ndodhte kjo, ai me siguri që do të mbetej përjetë invalid. Por Shtaufenberg pati një rikuperim të jashtëzakonshëm në më pak se 3 muaj. Për guximin e treguar në luftë, u nderua me medaljen e Kryqit të Artë.
Plagosja e rëndë, e bindi akomë më shumë Shtaufenbergun, se Hitleri duhet të rrëzohej nga pushteti. Pasi rifilloi punë në Zyrën e Përgjithshme të Ushtrisë në Berlin, ai komplotoi me oficerë si gjenerali Friedrih Olbriht, Shef i Zyrës së Përgjithshme të Ushtrisë në Komandën e Lartë.
Në fakt, Staufenberg nuk ishte i vetmi që e kundërshtonte në fshehtësi Hitlerin. Von Treshkov kishte kryer një atentat kundër Hitlerit në marsin e 1943-it. Ai vendosi një bombë në avionin e Fyhrerit. Por fatkeqësisht Hitleri zbarkoi në Berlin shëndoshë e mirë. Bomba nuk shpërtheu, për shkak të një defekti në siguresë.

LEXO EDHE:  Çfarë punësh kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

Një javë më vonë, oficeri Rudolf von Gertsdorf, vendosi një bombë në trup, duke synuar
të vetëhidhej në erë, kur aty pranë të kalonte Hitleri. Edhe ajo përpjekje dëshoi. Pas zbarkimit tëAleatëve në Normandi në 6 qershor 1944, oficerët gjermanë të rezistencës u dëshpëruan.
Disa menduan ta shtynin planin, kur Aleatët të përparonin drejt Berlinit. Por Shtaufenberg nuk pranoi të tërhiqej.
Komploti i 20 korrikut, do të ndodhte ditën kur Shtaufenberg mori pjesë në mbledhjen e lartë të disa ushtarakëve në shtabin e Hitlerit në Prusinë Lindore, i njohur si “Strofulla e Ujkut”. Pasi kurdisi orën e bombës, koloneli hyri brenda në sallë, dhe vendosi me qetësi çantën e tij nën tryezën e madhe.
Hitleri dhe oficerët e tjerë ndodheshin rreth e rrotull. Pas disa minutash, Shtaufenberg përdori një pretekst për të dalë nga salla. Kur po afrohej tek makina e tij, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Gjatë kaosit që pasoi, koloneli arriti të kalonte të gjitha pikat e kontrollit, dhe t’i hipte një avioni që e çoi në Berlin, i bindur se askush nuk do t’i kishte mbijetuar shpërthimit.

Për fatin e keq të Shtaufenbergut dhe komplotistëve të tjerë, Hitleri i kishte shpëtuar sërish vdekjes. Shtaufenberg dhe 3 udhëheqësit e tjerë të komplotit, u kapën në zyrat e komandës, dhe u akuzuan për një grusht shteti. Më 21 korrik 1944, Klaus u pushkatua në oborrin e godinës bashkë me Olbriht. “Rroftë Gjermania e lirë”- ishin fjalët e tij të fundit.
Në ditët që pasuan, u vranë qindra komplotistë të tjerë. Vëllai i Shtaufenberg, Berthold, që ishte gjithashtu pjesëmarrës në komplot, u var në litar. Gruaja shtatzënë e kolonelit, Nina, u arrestua nga Gestapo, dhe u dërgua në kampin e përqendrimit në Ravensbryk.
Fëmijët e tij u dërguan jetimore. Familja u ribashkua më vonë, dhe gruaja e Klausit nuk u martua kurrë. Djali i Klaus, Bertield, kujton se kur mësoi se kush ishte babai i tij e pyeti të ëmën:”Si mundi ta bënte këtë?”. Dhe ajo i tha:”Ai besonte se duhej ta bënte për Gjermaninë”. Bertield shtoi:”Për mua, nuk ka dyshim se ai komplot, shpëtoi pak nga nderi i humbur i Gjermanisë”/Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kaluan kufirin në mënyrë ilegale/ Humbin jetën nga i ftohti 6 emigrantë në kufirin Greqi-Turqi

Publikuar

-

Nga

Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën nga i ftohti pranë kufirit greko-turk, në përpjekje për t’u futur në rajonin europian përmes Turqisë.

Mjeku ligjor grek, Pavlos Pavlidis ka bërë me dije se mes viktimave ishin dy gra dhe gjashtë burra të moshës 18 deri në 30 vjeç. Ata u gjetën të vdekur midis datës pranë lumit Marica në Greqinë veriperendimore.

Ndërkohë nuk është bërë e mundur ende identifikimi i viktimave
Gjashtë emigrantet besohet të kenë jenë futur në shtetin grek në mënyrë të paligjshme përmes Turqisë, fenomen ky i zakonshëm për atë rajon.

LEXO EDHE:  Si ta ribëjmë BE-në

LEXO EDHE:  Çfarë punësh kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

Rajoni i Evros është një pikë kryesore kalimi për refugjatët dhe migrantët që përpiqen të futen në kontinentin europian nga Turqia. Numri i emigrantëve që mbërritën në Greqi arriti kulmin në 2015, kur më shumë se një milion njerëz, shumica prej tyre refugjatë sirianë, kaluan nga Turqia, kryesisht me anije./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Nga

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

LEXO EDHE:  Balla dhe Ruçi në Gjermani/ Takime me zyrtarë të lartë

LEXO EDHE:  Çfarë punësh kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si u vra Xhon Lenon nga fansi i tij i çmendur Mark Çapman, dhe teoritë e tjera mbi vdekjen e ish-yllit të “The Beatles”

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një tronditje të madhe jo vetëm tek fansat e tij, por të gjithë botës. Kishte kaluar vetëm një dekadë kur ishte shpërbërë grupi “The Beatles”, dhe Lenon po bënte emër si një artist i suksesshëm solo. Vdekja e tij tragjike, i kujtoi cilitdo se ai mund të ishte vërtet një “Zot” i muzikës rok, por mbetej në thelb njeri si gjithë të tjerët.

Ajo ngjarje ishte ndërkohë një zile alarmi për muzikantë të tjerë, se fiksimi pas tyre i fansave, mund të jetë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme. Ishte një tragjedi e papërshkrueshme, dhe akti i një njeriu vërtet të lig. Sot, pas gati 40 vitesh nga ajo ngjarje, mund të ketë ende disa gjëra të cilat nuk i dini mbi vrasjen e yllit të famshëm të muzikës botërore.

Kantautori Xhejms Tejlor, u takua me vrasësin Mark Dejvid Çapman një ditë para vrasjes

Tejlor e ndeshi Çapmanin në stacionin e metrosë. Ai kujton:”Vrasësi i tij më bllokoi pas murit, ishte i mbuluar në djersë, dhe u përpoq të mbante para meje një fjalim të çuditshëm mbi atë që do të bënte, dhe se si do të vihej në kontakt me Xhon Lenonin. Ishte diçka surreale fakti që unë pata kontakte me atë njeri, 24 orë para se të qëllonte mbi Xhonin”.

Çapman kishte synuar ta vriste Xhon Lenonin 2 muaj më herët

25-vjeçari udhëtoi enkas për në Nju Jork në tetorin e vitit 1980, për të kryer vrasjen e këngëtarit. Por në një moment, ndryshoi befas mendje dhe u kthye në shtëpi. Në një intervistë për “The Mirror”, bashkëshortja e tij Gloria Çapman me të cilën ishte martuar vetëm një vit më parë tha:”Ai u kthye në shtëpi i frikësuar, duke më thënë se për t’u bërë i famshëm kishte planifikuar të vriste Xhon Lenonin. Por ai shtoi se dashuria ime e kishte shpëtuar”.

Çapman takoi atë mëngjes djalin e Lenon, Shonin

Mëngjesin e 8 dhjetorit 19080, ndërsa po priste jashtë shtëpisë së këngëgëtarit, Çapman pa dadon e familjes Helen Simën, duke hynë në godinë me djalin e Xhonit, Shonin 5-vjeçar. Çapman e takoi vogëlushin, dhe i tha se ishte një djalë i bukur, tamam si tek kënga “Beautiful Boy”.

Disa orë para e ta vriste, këngëtari i dha një autograf Çapmanit, mbi albumin e tij të dytë “Double Fantasy”

Më 8 Dhjetor, Çapman ngriti një çadër në hyrje të ndërtesës ku jetonte Lenon. Ai kaloi aty orë të tëra, duke biseduar me rojen dhe disa fansa. Në atë kohë, ishte shumë e zakonshme që disa fansa ta prisnin këngëtarin jashtë ndërtesës, dhe t’i kërkonin autografe. Ishte ora 5 e pasdites,

kur Lennon doli të shëtiste me gruan tij Joko Ono. Pasi i firmosi albumin e tij “Double Fantasy” Dejvid Çapmanit, Lenon madje e pyeti:”A është kjo gjithçka që dëshiron?”. Si përgjigje, Çapman vetëm buzëqeshi. Madje fotografi Pol Goresh, arriti të fiksonte atë takim të veçantë.

LEXO EDHE:  Çfarë punësh kanë gjetur refugjatët në Gjermani?

LEXO EDHE:  Balla dhe Ruçi në Gjermani/ Takime me zyrtarë të lartë

Mark Çapman, deklaroi më pas se e vrau Xhon Lenonin për t’u bërë i famshëm

Ai madje e pranoi se nuk kishte “asgjë personale” me të. Në një dokument të lirimit me kusht, ai theksoi:”Unë nuk kisha ndonjë urrejtje ndaj djalit, gruas së tij, apo atij vetë. Unë isha i fiksuar vetëm me një gjë:nëse do ta vrisja, mund të isha më në fund dikushi”.

Kur mori lajmin e vdekjes së Lenonit, Joko Ono përplasi kokën në dysheme

Dr.Sfefan Lin ndodhej në urgjencë atë mbrëmje në Spitalin Ruzvelt. Ai i masazhoi zemrën e Lenonit, për ta bërë atë të pompojë sërish gjak, por pa rezultat.”Kur ia thashë asaj që ai ka vdekur, ajo nisi të bërtiste ‘Ti po më gënjen; nuk mund të jetë e vërtetë. Ai nuk ka vdekur.

Nuk të besoj.

Ajo u shtri përtokë, dhe nisi të përplaste kokën në dysheme. Atë moment pata frikë, se do të kishim një pacient të dytë. Por pas dy minutash, ajo e pranoi vdekjen e tij, dhe më kërkoi që ta shtyja njoftimin për mediat për të paktën 20 minuta, pasi djali i saj Shoni ishte në shtëpi duke parë lajmet, dhe ajo do të donte t’ia thoshte e para”- kujton ai.

Ka disa teori konspirative për vdekjen e Xhon Lenonit

Teoria e parë, është se Mark Çapmani ishte një agjent i CIA-s (në fakt FBI kishte dosje për Xhon Lenonin). E dyta, është që ai dëshironte të jetonte në paqe dhe larg syrit të publikut, ndaj e inskenoi vdekjen e tij. Dhe teoria e tretë, është që ai kreu në fakt vetëvrasje.

Kërkesa e radhës e Çapman për lirimin me kusht, do të shqyrtohet vitin e ardhshëm

Në vitin 2018, gjykata e rrëzoi për herë të 10-të, kërkesën e Çapman për t’u liruar me kusht. “Ju padyshim që e planifikuat dhe kryet vrasjen e një personi me famë botërore, për asnjë arsye tjetër përveçse të fitonit për vete një famë të keqe. Ndërsa jeta e asnjë personi nuk është më e vlefshme se jeta e një tjetri, fakti që ju zgjodhët dikë që nuk ishte thjesht një person me famë botërore dhe i dashur nga miliona njerëz, pa marrë parasysh dhimbjen dhe vuajtjet që do t’i shkaktonit familjes, miqve dhe shumë njerëzve të tij të tjerët, tregon një mospërfillje të patolerueshme ndaj shenjtërisë së jetës njerëzore, dhe dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve. Ky fakt mbetet shqetësues për këtë panel”- thuhej në vendimin e fundit të Bordit të Lirimit me Kusht./ Societyofrock-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE