Connect with Us

Intervista/ Leh Valesa: Ja pse po dështon sot demokracia

Blog

Intervista/ Leh Valesa: Ja pse po dështon sot demokracia

Publikuar

-

Leh Valesa, udhëheqësi legjendar i sindikatës polake “Solidarnost”, që luajti një rol qendror në rrëzimin e komunizmit sovjetik, dhe dhënien fund të Luftës së Ftohtë, vizitoi këtë javë Uashingtonin, në kuadër të 30 vjetorit të fjalimit të tij para Kongresit Amerikan më 15 nëntor 1989, disa ditë pas rënies së Murit të Berlinit. “Populli polak e lidh SHBA-në me lirinë dhe demokracinë”- u shpreh ndër të tjera ai. Sot, në moshën 76-vjeçare, Valesa pyet veten se çfarë ndodhi me Amerikën, që dikur e admironte.

Çfarë shpresonit të arrinit 30 vjet më parë, me vizitën tuaj në SHBA?

Aso kohe ne po luftonim për një ndryshim të statuskuosë në botë, e cila ishte krijuar që pas Luftës së Dytë Botërore, me dy superfuqi përballë njëra-tjetrën. Shumë vende, e kishin humbur sovranitetin e tyre, për shkak të kësaj marrëveshjeje. Sistemi komunist, ishte një pengesë e madhe për zhvillimin.

Në fund, edhe vetë komunistët nisën të mendojnë se duheshin ndryshime. Ata donin ta mbanin pushtetin për vete, por e dinin se duhej ndonjë reformë, dhe kjo e lehtësoi luftën tonë. Në fund, me mbështetjen e SHBA-së dhe shumë të tjerëve, ne arritëm të eliminonim këtë ndarje të vjetër. Tani lind pyetja:Çfarë duhet të ndodhë më pas? Si duhet të zhvillohet bota? Dhe kjo është porosia ime sot: Ne s’kemi ndërtuar realisht asgjë të re në këtë botë. Madje kemi pësuar humbje.

Çfarë është kjo humbje?

SHBA-ja e ka humbur pozitën e lideres globale, çka është diçka shumë e keqe për botën. Sot bota nuk ka një udhëheqje. Dikur, kur zhvillonim luftën tonë, ne kishim perandorinë e keqe dhe atë të mirë, e cila ishte “streha” e fundit për botën.

E keni fjalën për udhëheqjen, përsa i përket vlerave politike dhe njerëzore?

Ne e mposhtëm komunizmin. Dhe organizatat që patëm atëherë, u treguan disi të efektshme në atë pjesë të botës. Por, a e kemi zëvendësuar ndonjë prej tyre që nga ajo kohë? Një epokë ka marrë fund, dhe një tjetër nuk është shfaqur plotësisht. Ndodhemi midi të dyjave.

Kjo është epoka që unë e quaj si epoka e fjalëve, e shkëmbimit të ideve. Problemi është se pas epokës së vjetër, ne nuk po i besojmë ende njëri-tjetrit. Dhe tani duhet të ndërtojmë diçka krejtësisht të ndryshme. Çështja është çfarë?

Shumë kritikë thonë se sistemi i demokracisë në vetvete nuk po funksionon mirë, përfshirë disa nga drejtuesit e vendeve të Evropës Lindore si Polonia, të cilët po përqafojnë një lloj autoritarizmi të ri. Ju vetë keni denoncuar në BE abuzimin me pushtetin nga lideri i partisë qeverisëse polake Ligj dhe Drejtësi, Jarosllav Kazinski…

Ne në Poloni e nënvlerësuam demokracinë, dhe e morëm si të mirëqenë. I lejuam demagogët populistë që të fitojnë zgjedhjet. Mos e nënvlerësoni demokracinë këtu në SHBA dhe gjetkë, pasi keni shembullin negativ të Polonisë.

LEXO EDHE:  Evropa Lindore në frikë

Demokracia përbëhet kryesisht nga 3 elementë. 30 përqindëshi i parë ka të bëjë me ligjet, rregulloret, kushtetutat. 30 përqindëshi i dytë, ka të bëjë me vlerësimin nëse njerëzit po përfitojnë nga kjo, dhe sa janë ata të organizuar në parti politike, dhe aktivë në jetën publike.

Dhe 30 përqindëshi i tretë, është madhësia e llogarisë bankare. Nëse demokracia po kritikohet, atëherë duhet të gjejmë se cili nga këta elementë nuk po funksionon mirë. Fajtore mund të jenë ligjet dhe rregulloret, apo njerëzit që nuk janë aktivë në politikë. Ose ndoshta ata janë thjesht shumë të varfër, për t’u përfshirë në të.

Dhe cili është vlerësimi juaj?

Nëse flasim për Poloninë, kemi 30 përqindëshin e parë. Qeveritarët po përpiqen të na privojnë nga disa elementë, edhe pse kemi ende bazën ligjore demokratike. Sa për 30 përqindëshin e dytë, unë mendoj se pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje është nën 50 përqind. Dhe për sa i përket pasurisë së shoqërisë, ndoshta vetëm 5 përqind e popullsisë polake, mund të kundërshtojë prirjet politike, pasi vetëm ajo ka luksin të flasë nëse nuk i pëlqen diçka.

Sipas formulës tuaj, ne nuk jemi shumë mirë për momentin. Ka shumë shqetësime mbi besimin e njerëzve tek informacionet e këqija ose të rreme, dhe mbi “vdekjen e demokracisë…

Diagnoza ime, është masa e njerëzve do ndryshime. Ata mund ta kuptojnë që bota ka ndryshuar, por nuk ka ndryshuar në favor të tyre. Kjo është arsyeja, pse kaq shumë njerëz votojnë për ata individë ose grupime, që pretendojnë se do të sjellin ndryshime.

Kështu është votuar për Trumpin në SHBA, dhe për udhëheqjen tone në Poloni. Por ne duhet të jemi realistë, dhe të themi se si Trump edhe politikanët tanë e diagnostikuan saktë situatën ku ndodhemi, por “receta” që ata kanë zbatuar është e gabuar.

Në këto kushte, a keni frikë për nipërit tuaj, brezin e ri?

Në fakt po. Dhe kjo është arsyeja, pse për aq sa ma lejon mosha vazhdoj të udhëtoj nëpër botë, dhe përpiqem të frymëzoj debate. Pasi shpresoj që të rinjtë në Shtetet e Bashkuara, do të shohin nesër të njëjtat gjëra që unë po shoh sot, dhe kjo mund të ndihmojë në pasjen e një bote të sigurtë për fëmijët dhe nipërit e mi.

Pra, po përpiqeni të riktheni shkëlqimin e demokracisë?

Mesazhi im është, le t’i japim përgjigje pyetjes, se cili duhet të jetë themeli për një strukturë të re në botë. Nese kemi një konsensus mbi vlerat e përbashkëta, atëherë si duhet të jetë sistemi ekonomik global? Ne e dimë që dikur kapitalizmi ishte paksa si gara e një miu. Por tani, nëse ne kemi eliminuar konkurrencën midis veneve, si duhet të jenë kapitalizmi dhe konkurrenca?/ Përktheu dhe përshtati CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

“Jemi pasardhës të majmunëve”/ Po pse nuk u bënë të gjithë majmunët si ne?

Publikuar

-

Nga

Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje me evolucionin – që njerëzit kanë zbritur, hap pas hapi, nga majmunët ose majmunët modernë. Mund të jetë për shkak se imazhi i mirënjohur i ‘evolucionit të njeriut’, që tregon një seri majmunësh që bëhen gjithnjë e më të drejtë dhe të ngjashëm me njerëzit, ka ndihmuar në përhapjen e këtij miti.

Së pari, duhet të jemi plotësisht të qartë se majmunët e hershëm dhe majmunët modernë nuk janë e njëjta gjë. Majmunët modernë ndahen në majmunët e Botës së Re dhe të Botës së Vjetër, të dyja janë grupe të veçanta të specieve tek majmunët. Majmunët ndahen sërish në majmunë më të vegjël (gibbonë) dhe majmunë të mëdhenj, të cilët përfshijnë njerëzit. Pra, ne me siguri nuk kemi prejardhje nga majmunët modernë. Po majmunët e hershëm (apes)?

Ne ndajmë shumë tipare me majmunët e tjerë të mëdhenj – shimpanze, orangutangë, bonobo dhe gorilla – dhe ata janë më afër jetesës sonë. Por as ata nuk janë paraardhësit tanë. Secila nga speciet e majmunëve të mëdhenj, përfshirë njerëzit, evoluoi në mënyrë të pavarur nga një ‘paraardhës i përbashkët.

LEXO EDHE:  NATO njofton dislokimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Evropën Lindore

LEXO EDHE:  NATO njofton dislokimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Evropën Lindore

Nëse gjurmoni fosilet njerëzore prapa në kohë, ato gradualisht bëhen gjithnjë e më shumë të ngjashme me majmunin, me dhëmbë më të mëdhenj, trurin më të vogël dhe gjymtyrët më të lidhura. Dhe nëse i gjurmoni shimpanzetë pas në kohë, ato bëhen më shumë si ai paraardhësi i përbashkët. Nëse ktheheni miliona vjet, historia evolucionare e njerëzve dhe shimpanzeve përfundimisht konvergon, dhe do të zbuloni se ne ndajmë një të afërm që ishte një specie tërësisht e ndryshme – paraardhësi ynë i përbashkët.

Çdo kryqëzim në një pemë evolucionare, përfaqëson një paraardhës të përbashkët. Nëse gjurmoni përsëri edhe më tej, përfundimisht do të gjeni një paraardhës të përbashkët midis majmunëve dhe majmunëve të lashtë, midis të gjithë primatëve, midis të gjitha kafshëve etj. Secila prej degëve të pemës evolucionare vazhdon të evoluojë, duke prodhuar specie të reja të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. / Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si u vra Xhon Lenon nga fansi i tij i çmendur Mark Çapman, dhe teoritë e tjera mbi vdekjen e ish-yllit të “The Beatles”

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një tronditje të madhe jo vetëm tek fansat e tij, por të gjithë botës. Kishte kaluar vetëm një dekadë kur ishte shpërbërë grupi “The Beatles”, dhe Lenon po bënte emër si një artist i suksesshëm solo. Vdekja e tij tragjike, i kujtoi cilitdo se ai mund të ishte vërtet një “Zot” i muzikës rok, por mbetej në thelb njeri si gjithë të tjerët.

Ajo ngjarje ishte ndërkohë një zile alarmi për muzikantë të tjerë, se fiksimi pas tyre i fansave, mund të jetë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme. Ishte një tragjedi e papërshkrueshme, dhe akti i një njeriu vërtet të lig. Sot, pas gati 40 vitesh nga ajo ngjarje, mund të ketë ende disa gjëra të cilat nuk i dini mbi vrasjen e yllit të famshëm të muzikës botërore.

Kantautori Xhejms Tejlor, u takua me vrasësin Mark Dejvid Çapman një ditë para vrasjes

Tejlor e ndeshi Çapmanin në stacionin e metrosë. Ai kujton:”Vrasësi i tij më bllokoi pas murit, ishte i mbuluar në djersë, dhe u përpoq të mbante para meje një fjalim të çuditshëm mbi atë që do të bënte, dhe se si do të vihej në kontakt me Xhon Lenonin. Ishte diçka surreale fakti që unë pata kontakte me atë njeri, 24 orë para se të qëllonte mbi Xhonin”.

Çapman kishte synuar ta vriste Xhon Lenonin 2 muaj më herët

25-vjeçari udhëtoi enkas për në Nju Jork në tetorin e vitit 1980, për të kryer vrasjen e këngëtarit. Por në një moment, ndryshoi befas mendje dhe u kthye në shtëpi. Në një intervistë për “The Mirror”, bashkëshortja e tij Gloria Çapman me të cilën ishte martuar vetëm një vit më parë tha:”Ai u kthye në shtëpi i frikësuar, duke më thënë se për t’u bërë i famshëm kishte planifikuar të vriste Xhon Lenonin. Por ai shtoi se dashuria ime e kishte shpëtuar”.

Çapman takoi atë mëngjes djalin e Lenon, Shonin

Mëngjesin e 8 dhjetorit 19080, ndërsa po priste jashtë shtëpisë së këngëgëtarit, Çapman pa dadon e familjes Helen Simën, duke hynë në godinë me djalin e Xhonit, Shonin 5-vjeçar. Çapman e takoi vogëlushin, dhe i tha se ishte një djalë i bukur, tamam si tek kënga “Beautiful Boy”.

Disa orë para e ta vriste, këngëtari i dha një autograf Çapmanit, mbi albumin e tij të dytë “Double Fantasy”

Më 8 Dhjetor, Çapman ngriti një çadër në hyrje të ndërtesës ku jetonte Lenon. Ai kaloi aty orë të tëra, duke biseduar me rojen dhe disa fansa. Në atë kohë, ishte shumë e zakonshme që disa fansa ta prisnin këngëtarin jashtë ndërtesës, dhe t’i kërkonin autografe. Ishte ora 5 e pasdites,

kur Lennon doli të shëtiste me gruan tij Joko Ono. Pasi i firmosi albumin e tij “Double Fantasy” Dejvid Çapmanit, Lenon madje e pyeti:”A është kjo gjithçka që dëshiron?”. Si përgjigje, Çapman vetëm buzëqeshi. Madje fotografi Pol Goresh, arriti të fiksonte atë takim të veçantë.

LEXO EDHE:  Evropa Lindore në frikë

LEXO EDHE:  Evropa Lindore në frikë

Mark Çapman, deklaroi më pas se e vrau Xhon Lenonin për t’u bërë i famshëm

Ai madje e pranoi se nuk kishte “asgjë personale” me të. Në një dokument të lirimit me kusht, ai theksoi:”Unë nuk kisha ndonjë urrejtje ndaj djalit, gruas së tij, apo atij vetë. Unë isha i fiksuar vetëm me një gjë:nëse do ta vrisja, mund të isha më në fund dikushi”.

Kur mori lajmin e vdekjes së Lenonit, Joko Ono përplasi kokën në dysheme

Dr.Sfefan Lin ndodhej në urgjencë atë mbrëmje në Spitalin Ruzvelt. Ai i masazhoi zemrën e Lenonit, për ta bërë atë të pompojë sërish gjak, por pa rezultat.”Kur ia thashë asaj që ai ka vdekur, ajo nisi të bërtiste ‘Ti po më gënjen; nuk mund të jetë e vërtetë. Ai nuk ka vdekur.

Nuk të besoj.

Ajo u shtri përtokë, dhe nisi të përplaste kokën në dysheme. Atë moment pata frikë, se do të kishim një pacient të dytë. Por pas dy minutash, ajo e pranoi vdekjen e tij, dhe më kërkoi që ta shtyja njoftimin për mediat për të paktën 20 minuta, pasi djali i saj Shoni ishte në shtëpi duke parë lajmet, dhe ajo do të donte t’ia thoshte e para”- kujton ai.

Ka disa teori konspirative për vdekjen e Xhon Lenonit

Teoria e parë, është se Mark Çapmani ishte një agjent i CIA-s (në fakt FBI kishte dosje për Xhon Lenonin). E dyta, është që ai dëshironte të jetonte në paqe dhe larg syrit të publikut, ndaj e inskenoi vdekjen e tij. Dhe teoria e tretë, është që ai kreu në fakt vetëvrasje.

Kërkesa e radhës e Çapman për lirimin me kusht, do të shqyrtohet vitin e ardhshëm

Në vitin 2018, gjykata e rrëzoi për herë të 10-të, kërkesën e Çapman për t’u liruar me kusht. “Ju padyshim që e planifikuat dhe kryet vrasjen e një personi me famë botërore, për asnjë arsye tjetër përveçse të fitonit për vete një famë të keqe. Ndërsa jeta e asnjë personi nuk është më e vlefshme se jeta e një tjetri, fakti që ju zgjodhët dikë që nuk ishte thjesht një person me famë botërore dhe i dashur nga miliona njerëz, pa marrë parasysh dhimbjen dhe vuajtjet që do t’i shkaktonit familjes, miqve dhe shumë njerëzve të tij të tjerët, tregon një mospërfillje të patolerueshme ndaj shenjtërisë së jetës njerëzore, dhe dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve. Ky fakt mbetet shqetësues për këtë panel”- thuhej në vendimin e fundit të Bordit të Lirimit me Kusht./ Societyofrock-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush do ta pasojë Putinin në krye të Rusisë?

Publikuar

-

Nga

Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”

* Presidenti rus, Vladimir Putin, po përballet me një dilemë të madhe, që nuk është plotësisht vetëm e tija. Ai nuk mundet të gjejë dot një zëvendësues të vetes, një klon politik, siç do ta donte vetë. Për më tepër, një pasardhës i besueshëm duhet të jetë modest, i përmbajtur në deklarata, besnik i nomenklaturës, liberal në jetën e përditshme, patriot para publikut, fleksibël në negociatat ndërkombëtare, dhe në gjendje të ruajë balancën midis qëndrimeve ekstremeve të kolegëve të tij, dhe më e rëndësishmja të jetë i durueshëm, i fiksuar pas punës, takimeve, udhëtimeve, negociatave.

Por problemet e Putinit nuk mbarojnë këtu. Ai druhet se nëse largohet nga pushteti, s’do të jetë në gjendje të mbrojë dot fëmijët dhe miqtë e tij. Njëkohësisht, ai ka një ndjenjë epërsie ndaj elitës politike, e cila funksionon drejtpërsëdrejti për të.

Ai nuk i zë besë asnjë premtimi, por beson në predispozitën e tradhtisë nga rrethi i tij i brendshëm, që mund të ndodhë nën një kombinim zhvillimesh të papritura dhe presionit të opozitës. Për Putinin, delegimi tek elita e tij personale i menaxhimit dhe pronësisë së një pasurie kaq komplekse dhe sfiduese, do të ishte një marrëzi, pasi ata janë më të dobët se ai.

Shihni një moment se cilat janë alternativat:Dimitri Medvedev, kryeministër i Rusisë që nga viti 2012. Ai nuk ka interes të punojë 24 orë në ditë për 7 ditët e javës. Ai nuk është në gjendje të zgjedhë, dhe ka tendencën të përfshihet në nisma të dyshimta (java 4-ditore e punës), dhe ruan një lloj distance nga ekipi i tij qeverisës.

Valentina Matvienko, senatore e Shën Petersburgut dhe Kryetare e Këshillit të Federatës, nuk ka shfaqur ide origjinale, dhe ka një cinizëm total rreth politikës. Vjaçesllav Volodin, kryetari i parlamentit rus, Duma. Ai ka një përkushtim të pakufizuar personal vetëm ndaj një personi, Vladimir Putinit.

Sergej Shoigu, Ministri rus i Mbrojtjes. Ai është një tip pa emocione, nuk ka ambicie të vërteta në karrierë. Përkundrazi, ëndërron një pension të qetë, të cilin mund t’ia sigurojë vetëm Putini. Ai mund të dëshirojë të marrë nën rrethana të caktuara, pozicionin e zv/kryeministrit të parë, që mbikëqyr zhvillimin e Siberisë dhe Lindjes së Largët.

Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Federatës Ruse. Situata e tij është e njëjtë me atë të Shoigu, me përjashtimin e pozitës së zv/kryeministrit për Siberinë dhe Lindjes së Largët. Një alternativë në rastin e tij, mund të jetë udhëheqja e Këshillit të Federatës, me të njëjtat përfitime pensionale.

LEXO EDHE:  NATO njofton dislokimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Evropën Lindore

LEXO EDHE:  NATO njofton dislokimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Evropën Lindore

Sergej Sobyanin, kryetar i Bashkisë së Moskës. Atij i mungon interesi mbi politikën publike. E urrën angazhimin në aktivitete masive, dhe nuk është i prirur të jetë simpatik në sytë e publikut. Ai është tërësisht indiferent ndaj çdo pozicioni dhe karriere të nivelit të lartë.

Edhe grupi i përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë (Nikolai Patrushev, Sekretari i Këshillit të Sigurisë, Aleksandër Bortnikov, Drejtor i FSB-së, dhe Viktor Zolotov, Drejtor i Gardës Kombëtare) nuk shprehin ndonjë interes publik, nuk janë të pavarur nga natyra e tyre.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për zyrtarët kryesorë, që shërbejnë në administratën presidenciale (Anton Vaino, shefi i kabinetit, Aleksei Gromov, zëvendësdrejtori i parë i personelit, Dimitri Peshkov, sekretari i shtypit dhe Andrei Belusov, këshilltar shtetëror i Federatës Ruse).

Atëherë, çfarë e pret Rusinë? Për mendimin tim, gjendja reale në nivelin e sipërm të elitës, do të përcaktohet me ardhjen e personave të rinj, nga nivele të tjera të ulëta të pushtetit, që do të udhëheqin vendin pas Putinit. Dhe kjo, duke pasur parasysh faktin që rrethi i besimit brenda shoqërisë ruse, është shumë i vogël. Kjo nënkupton, për mirë a keq, një ndryshim automatik dhe rrënjësor të elites, që merr vendimet kryesore në qeveri.

Tani për tani, janë këto tiparet e sakta të “udhëheqësve” të sotëm, që formojnë një mandat kolektiv nga ana e tyre për statuskuonë, ruajtjen e praktikave ekzistuese, dhe qëndrimin e Putinit në pushtet për një kohë të pakufizuar. Kjo strategji garanton, ndonëse jo me siguri, por me një shkallë të lartë probabiliteti, ruajtjen e autonomisë, dhe mbrojtjen e pronës jo vetëm për ta, por edhe për të afërmit dhe miqtë e tyre.

Nga ana tjetër Putini, është i interesuar për besnikërinë e punonjësve të tij, për sa kohë që një besnikëri e tillë është operative, pra për sa kohë që ata e lejojnë të zgjidhë në mënyrë efektive çështjet e pushtetit, pa e dëmtuar këtë të fundit.

Një evolucion në Rusi, mund të kërkojë ndryshime në personel, të cilat Putini do t’i ndërmarrë, megjithë neverinë e tij të hapur ndaj riorganizimit të radhëve të miqve të tij, diçka që mund të shkaktohet nga një rënie e dukshme e treguesve statistikorë dhe sociologjikë të gjendjes aktuale të ekonomisë dhe shoqërisë ruse./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE