Connect with Us

Fundi i qeseve, vendimi nxjerr jashtë loje industrinë 200 mln euro

Sociale

Fundi i qeseve, vendimi nxjerr jashtë loje industrinë 200 mln euro

Publikuar

-

Vendimi për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike nxjerr jashtë loje një industri të tërë. Vlera e investimeve e sipërmarrësve arrin deri në 200 milionë euro, ndërsa të punësuarit direkt dhe indirekt përllogariten deri në 30 mijë persona. Aktorët e tregut thonë se askush nuk është konsultuar me grupet e interesit në hartimin e këtij draftligji. Shumë kompani u janë nënshtruar ndryshimeve të teknologjisë dhe kanë investuar në pajisje moderne për t’ju përshtatur ligjit që u miratua një vit më parë, i cili lejonte prodhimin e qeseve brenda parametrave të caktuar. Objektivi kryesor i Ministrisë së Mjedisit është ulja e ndikimit në mjedis nga përdorimi i qeseve plastike. Ndërsa operatorët ngrenë zërin se ky është një problem që adresohet me menaxhimin e integruar të mbetjeve në burim.

Janë rreth 34 kompani të prodhimit të qeseve në Shqipëri, fati i të cilave do të varet nga miratimi i një draftligji që parashikon ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve në vend. Pak ditë më parë, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, do të deklaronte nga një aktivitetet se më 1 qershor 2020, shpejt Shqipëria do të jetë vendi i parë europian pa qese plastike, duke iu vënë kështu drynin 34 kompanive prodhuese, por edhe kompanive ricikluese, të cilat janë furnitorët kryesorë me lëndë të parë të këtyre kompanive. E gjithë industria e plastikës përllogarit 200 milionë euro investime dhe 30 mijë të punësuar direkt dhe indirekt.

Julian Ylli është administrator i njërës prej kompanive prodhuese të qeseve, JU-AR Plast. Propozimi i këtij draftligji e zuri të papërgatitur, ashtu si të gjithë operatorët e tregut, të cilët si një palë e rëndësishme interesi, nuk ishin konsultuar nga nismëtarët e këtij projektligji. “Kjo është goditja e dytë që bizneset tona marrin”- shprehet Julian Ylli. “Nuk kanë alternativë se me çfarë do ta zëvendësojnë qesen, ne si prodhues kërkojmë bashkëpunim për të gjetur një rrugë sa më të drejtë”- u shpreh Ylli.
Ai tha për Monitor se do të ndërmarrin të gjitha hapat ligjore dhe nëse nuk arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët, në fund do të ketë edhe protesta.

Ky vendim vjen vetëm pak kohë pasi industria ishte detyruar të investonte për të përshtatur gjithë teknologjinë për prodhimin e qeseve të riciklueshme. Në mesin e vitit 2018, me Vendim të Këshillit të Ministrave, u vendos që të mos prodhoheshin më qese jashtë disa parametrave të caktuara, ku përfshiheshin: Trashësia më e madhe se 35 mikronë, përmbajtja e aditivit biodegradues, që e bën qesen plastike të tretshme brenda të paktën 3 viteve, si dhe printimi i të dhënave të kompanisë prodhuese. Kjo masë e marrë në atë kohë u mirëprit nga bizneset e përpunimit të plastikës, edhe pse duhet t’i nënshtroheshin ndryshimeve në përmirësimin e kushteve teknologjike për të sjellë qeset në parametrat e kërkuara. Shumë prej kompanive morën kredi për të vijuar operimin.

Në kompaninë Xhelips, aktualisht janë të punësuar 50 punëtorë. Prej vitit 1995, kompania i është dedikuar prodhimit të qeseve plastike. Në një kapanon 6000 metra katrorë, numërohen rreth 14 linja prodhimi, 9 ekspozorë, 11 saldatriçe, 3 stampa. Ndër makineritë e prodhimit, më e lira kushton 65 mijë euro. Petrit Xheli, administrator i kompanisë, shprehet gjithashtu, se për shkak të rënies së çmimit të lëndës së parë në shtator, bleu lëndë të parë për një vit, ndërkohë që me draftligjin, punës së një jete pritet që t’i vihet dryni.

“Minimumi duhet të ishim lajmëruar 7 vite para, se bizneset tona nuk do të jenë më të ligjshme. Unë kam porositur makineri të reja prodhimi. Përveç kësaj rrita investimet kur ndryshoi ligji mbi parametrat e qeseve një vit më parë” – tha Petrit Xheli, administrator i kompanisë. Ai shton se askush nuk ka ardhur të shikojë investimet që ka bërë ndër vite në biznes. Përveç kredive që ka marrë, ka hedhur edhe çdo kursim që ka pasur, në mënyrë që të rrisë biznesin.

“Që një biznes të mbijetojë në treg, ka nevojë për investime të vazhdueshme” – u shpreh ai.
Me eliminimin e qeses me dorezë, sipas zotit Xheli nuk zgjidhet problemi i ndotjes, pasi në totalin e qeseve dhe ambalazheve, qeset me dorezë zënë vetëm 10 % të totalit të qeseve të ambalazhit që prodhohen, ndërkohë që do të vijojë prodhimi i kategorive të tjera të qeseve. Sipas zotit Xheli flitet që pas një viti të hiqen edhe shishet plastike, ku investimet janë edhe më të larta.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte të ndalonin materialin HDPE dhe të lejojnë LDPE, e cila bën qesen e trashë” – shprehet ai.
Edhe Hidajet Fusha, prej gati 21 vitesh i është dedikuar biznesit të tij të prodhimit të qeses, kompanisë Bekla, e cila ndodhet pranë Fabrikës së Birrës në Tiranë. Në këtë kompani, ai aktualisht ka të punësuar 18 punëtorë. Për “Monitor”, zoti Fusha thotë se vetëm një ditë më parë kanë ardhur ta vizitojnë një grup pune nga Ministria e Mjedisit, të cilët po mbledhin të dhëna nga terreni për kompanitë që preken nga ky ligj.
Sipas zotit Fusha, marrja e këtij vendimi është tërësisht e gabuar dhe e padrejtë. “Edhe ne si prodhues na shqetësojnë papastërtitë dhe ndotjet, por nuk është faji i prodhuesve, por i edukimit të popullatës edhe i mungesës së menaxhimit të integruar të mbetjeve. Të shikohet si e kanë zgjidhur shumë vende europiane, si Gjermania apo vende të tjera të BE-së, të cilët nuk e kanë ndaluar prodhimin, por kanë një menaxhim më të kujdesshëm të mbetjeve” – thotë me shqetësim Hidajet Fusha.

Jorgji Basho, administrator i një prej kompanive kryesore prodhuesve në vend, PolyPack, problemin e ndotjes së qeseve ia vë menaxhimit të integruar të mbetjeve në burim. Sipas tij, aktualisht në 70% të fshatrave në Shqipëri nuk ka një kosh ku të hidhen mbeturinat, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve përfundojnë në përrua dhe këtu, sipas tij, nuk ka faj prodhuesi. Ai shton se në ditët e sotme, fshatrat prodhojnë mbetje njësoj si zonat urbane. Asgjë nuk zgjidhet përveç dëmit ekonomik që i bën kësaj sipërmarrje.

Luftë me mullinjtë e erës

Eliminimi i prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të qeseve, sipas Ministrisë që ka hartuar projektligjin bëhet për të zgjidhur problemin e ndotjes. Por, më mirë se sa ndalimi, do të ishte kontrollimi dhe menaxhimi i saj, thonë aktorët e tregut.

Sipas Relacionit për projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 ‘për menaxhimin e integruar të mbetjeve’”, të ndryshuar, i hartuar nga Ministria e Mjedisit, thuhet se objektivi i këtij projektligji është ndalimi i përdorimit të qeseve plastike mbajtëse, duke synuar që pas datës 1 qershor 2020, në Shqipëri nuk do të prodhohet, importohet dhe as nuk do të përdoren qese plastike mbajtëse, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Europë pa qese plastike. Operatorët kryesorë të tregut ngrenë si shqetësim kryesor mungesën e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Edhe në rast se do të ndaloheshin qeset plastike, a do të adresonte kjo problemin e ndotjes masive të vendit. Më poshtë është një pasqyrë e nivelit të ndotjes në vend e bërë publike në relacion.

Nga një vlerësim i bërë në kuadër të Strategjisë Kombëtare – Menaxhimi i Mbetjeve nga Plastika dhe Riciklimi, në vitin 2016 është vlerësuar se në Shqipëri përdoren 6 – 9 kg / person / vit artikuj plastikë me një përdorim, kryesisht qese plastike mbajtëse. Duke vlerësuar peshën e një qeseje si dhe faktin se vlera mesatare në Shqipëri që një person përdor mesatarisht rreth 3 qese në ditë, mund të vlerësojmë se për një popullsi rezidente prej afërsisht 3,000,000 banorë, sasia e qeseve plastike është rreth 3.2 miliardë qese në një vit, ose afërsisht 26,280 tonë / vit.

Në kuadër të një projekti pilot “Menaxhimi i mbetjeve detare në Shqipëri” janë bërë matje sezonale në grykëderdhjet e dy prej lumenjve kryesorë të vendit (për nga numri i zonave të banuara dhe popullsisë që këta dy lumenj përshkojnë), Lumi Buna dhe Ishëm. Nga observimi i këtyre dy lumenjve ka rezultuar se plastika në përgjithësi dhe qeset plastike në veçanti përbëjnë mbetjen kryesore që depozitohet në bregdet nëpërmjet rrjedhjeve lumore. Rezultatet e observimit në një sipërfaqe prej 100 m², në deltën e Bunës ka rezultuar se nga totali prej rreth 46 kg mbetje që gjendeshin të depozituara rreth 42.3 kg ishin mbetje plastike / polystyrene (kryesisht qese plastike mbajtëse). Po të njëjtat të dhëna vijnë edhe nga matjet në deltën e Ishmit. Në një sipërfaqe prej 100 m², nga totali prej rreth 84.5 kg mbetje të depozituara në Kepin e Rodonit rreth 52,4 kg janë mbetje plastike / polystyrene (kryesisht qese plastike mbajtëse).

Sipas relacionit në vend ka rreth 62 kompani që prodhojnë produkte plastike dhe vetëm 25 prej tyre prodhojnë qese plastike njëpërdorimshe. Siç deklaron Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, pas hyrjes në fuqi të VKM-së, në korrik të 2018, prodhimi i këtyre qeseve plastike nga këto kompani është ulur me 30 %. Kontrollet e inspektoratit tregojnë se vetëm 70 % e këtyre kompanive plotësojnë kriteret e VKM-së.

LEXO EDHE:  Me shpejtësi fluturuese në autostradën Tiranë-Durrës/ Ndalohet 24 vjeçari

Ndërkohë që në projektligj janë parashikuar edhe gjobat, në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika. “Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)lekë” – thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)lekë.

Fillimi dhe fundi i problemit, menaxhimi i integruar i mbetjeve

Vullnet Haka, kreu i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës, thotë se sipas matjeve mercologjike, që u bëhen mbetjeve, ndahen në 40% mbetje të lëngshme organike dhe 60% mbetje të ngurta. Gjithë mbetjet që krijohen nga aktiviteti njerëzor apo ekonomik ndahen në këto dy kategori.
Te pjesa e mbetjeve të ngurta, mbetjet e plastikës zënë rreth 20-25% të totalit të tyre.

Mbetjet që vijnë nga përdorimi i qeseve janë deri në 5% të totalit të mbetjeve të plastikës në vendet e zhvilluara, të cilat duhet theksuar, se kanë konsum më të lartë. Në vende si Shqipëria, përdorimi i qeseve plastike nuk shkon as te 3%, shprehet Vullnet Haka. Nëse do t’i klasifikojmë, do të analizojmë pjesën e mbetjeve të qeseve, ku në këtë përfshihen edhe qeset e zeza të hedhjes së mbeturinave, thasët, për të cilët nuk bëhet fjalë të ndalohet prodhimi kudo në botë. Qeset e shopping-ut (pazarit të përditshëm, nuk zënë më shumë se 1-2% të mbetjeve të qeseve. Duke e parë në këtë këndvështrim problemin, edhe nëse qeset ndalohen 100%, efekti i uljes së plastikës do të jetë vetëm 2%, gjë që nuk zgjidh dhe nuk adreson problemin e ndotjes.

Nëse nuk ka një sistem të menaxhimit të integruar të mbetjeve me ndarjen në burim, ky problem do të jetë i pranishëm gjithnjë dhe ne do të kemi problem jo vetëm mbetjet e plastikës. Zgjidhja e vetme e këtij problemi është që vendi duhet të ketë një sistem të menaxhimit të integruar të mbetjeve në ndarjen në burim, që ka të bëjë me eficiencën dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Situata sot është për shkak të mungesës së këtij sistemi.

“Vetë Ministria e Mjedisit pohon se Shqipëria nuk mbulon me sistem të grumbullimit të mbetjeve më shumë se 60% të territorit të banuar. Ministria e Mjedisit thotë se janë rreth 220 vend-grumbullime të mbeturinave, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë pranë lumenjve, dhe jo rastësisht, pasi kur vjen sezoni i reshjeve, të gjitha mbeturinat i merr lumi dhe i çon në bregdet” – shprehet Haka.
Në raste të tjera, njerëzit për të mbledhur mbetjet e metalit ju vënë zjarrin që të mbledhin metalin.
Të dyja këto fenomene, si hedhja në lumenj dhe përrenj apo edhe djegia janë pasoja negative të cilat ndodhin për shkak se qeveria qendrore dhe pushteti lokal neglizhojnë përgjegjësinë e tyre.

“Gjatë transportimit në det, qeset duke qenë më të lehta, mbeten në degët e pemëve, ndërsa shishet apo mbetjet e tjera plastike pulsojnë mbi ujë dhe arrijnë në det. Kjo është arsyeja pse ne kemi parasysh këtë panoramë të ndotjes. Ky problem do të adresohet me ripërdorim, riciklim dhe rikuperim përfundimtar” – përfundon ai.

Gjeneza e problemit

Ky problem ka lindur në vitin 2016, kur kryebashkiaku i Tiranës mori nismën “do ta bëj kryeqytetin e parë në Europë” pa qese plastike. Vullnet Haka deklaron se shoqata ka zhvilluar takim me Bashkinë e Tiranës, për të treguar se nuk është ndalimi rruga e duhur, por menaxhimi i mbetjeve, shto këtu edhe parimet e ekonomisë qarkulluese që kanë filluar të aplikohen.

“Argumentet tona me Bashkinë e Tiranës nuk ishin frytdhënëse. Ne ishin të gatshëm si palë interesi që të pranonim të gjitha kufizimet që vendet e BE-së kishin vënë në raport me qeset plastike. Në 2018-n u miratua një ligj ku vendos që çdo prodhues që do të hidhte qese në Shqipëri, do të ishin të trashësisë mbi 35 mikoronë, me aditiv të biodegradueshëm dhe me identifikim të prodhuesit,”- thotë ai.

Sipas operatorëve, në muajt e parë, pati një sensibilizim si nga ana e prodhuesve, ashtu edhe të autoriteteve, ku konsumi i qeseve ra me gati 50%. Mirëpo filluan të hynin nga pika doganore të ndryshme qese kontrabandë, të holla dhe jashtë kritereve teknike të ligjit. Një qese e hollë që vinte kontrabandë ishte 3-4 herë më e hollë se qesja që ne ishim të detyruar të prodhonim me ligj dhe këto qese ishin me çmim më të lirë. Në këto kushte mbijetese u fillua të prodhoheshin qese jo sipas ligjit, në mënyrë që të ishin konkurrues. Nuk u veprua për të kthyer normalitetin në këtë situatë. Dhe meqë procesin nuk e menaxhojnë dot, ne e ndalojmë. Po zgjidhen rrugë populiste duke luajtur me emocionet e njerëzve.
Nuk ka zëvendësim alternativ “të lirë”

Me ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, duhet menduar edhe për produktet alternative që do ta zëvendësojnë atë. Edhe nëse zëvendësohen nga qeset e letrës, të cilat nuk janë praktike për të gjitha produktet, sërish ato janë shumë të shtrenjta, dhe njëkohësisht kërkojnë përdorimin e më shumë burimeve natyrore, sikurse janë pemët. Mbi të gjitha, sipas zotit Vullnet Haka, kreu i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës, në një vend si Shqipëria, ku paga minimale është 26 mijë lekë, bëhet e papërballueshme përdorimi i metodave alternative.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Plastikës, thirrje kryeministrit të Shqipërisë

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Plastikës i është drejtuar me një letër kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama. Burime për “Monitor” bënë të ditur se, në emër të PlasticsEurope, Shoqata Europiane e Prodhuesve të Plastikës, i ka paraqitur disa konsiderata në lidhje me qeset plastike. Në letrën e tyre nënvizohet se, qeset plastike, kur përdoren me përgjegjësi, japin një kontribut të madh për komoditetin e konsumatorit dhe efikasitetin e përdorimit të burimeve për nga pesha e lehtë dhe forca, qëndrueshmëria, përballueshmëria, rezistenca ndaj ujit dhe mundësitë e pafundme të dizenjimit.

Fatkeqësisht, kur janë në fund të jetës së tyre nuk menaxhohen si duhet, duke u bërë pjesë e të ashtuquajturit problemi i Mbetjeve dhe, për këtë arsye, perceptohet si problem. Problemi i mbetjeve është si pasojë e sjelljes dhe ndikon në shkallë të ndryshme në materiale dhe sektorë, thuhet më tej në letër. Sipas PlasticsEurope, problemi i mbetjeve në radhë të parë, duhet të adresohet në një varg programesh edukative, nisma të ndërgjegjësimit publik dhe strategji zbatimi, si dhe zgjidhje të fokusuara në menaxhimin e mbetjeve.

Nismat që thjesht adresojnë simptomat e mbetjeve, siç janë ndalimet ose zbatimi joproporcional i instrumenteve ekonomike nuk do ta zgjidhin problemin e mbetjeve, nënvizohet në letër. “Ne, si Shoqatë, në koordinim me APKA, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, jemi të gatshëm të mbështesim secilën nga nismat tuaja për të zgjidhur problemin e shpërndarjes së qeseve plastike në mjedis dhe, në të njëjtën kohë, të shkojmë në drejtim të objektivave për një Ekonomi Qarkulluese”- mbyllet letra e cila mban firmën e Massimo Covez, presidenti i PlasticsEurope për Rajonin Mesdhetar.

Deri në qershor 2020, askush nuk do të prodhojë dhe tregtojë qese

Në nenin 4 të projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.10463, datë 22.09.2011 ‘për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, të ndryshuar” janë përcaktuar dispozitat kalimtare. Në këtë nen përcaktohet se subjektet, të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë, qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 shkurt 2020.

Subjektet, të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3, të nenit 29 të këtij ligji, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2020./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Program katër javësh në Shtetet e Bashkuara/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm për të rinjtë

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët e shkollës së mesme.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Benjamin Franklin është një program katër javësh në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç.

“Ky program, i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe organizuar nga Universiteti Purdue në Ëest Lafayette, Indiana, i mundëson pjesëmarrësit që të eksplorojnë kulturën amerikane dhe të mësojnë për aftësitë udhëheqëse rinore.

LEXO EDHE:  Koreja e Jugut: Tradhtia bashkëshortore, jo më një krim

LEXO EDHE:  Japoni, përleshje në Parlament për ligjin e ri për ushtrinë

Për më shumë informacion rreth kualifikimeve dhe si të aplikoni, ju lutemi klikoni këtu: https://bit.ly/2pDfdhp”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

2 javë pas tërmetit/ Manastirliu tregon gjendjen e të plagosurve: I kemi dhënë rëndësi trajtimit psikologjik

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndëtesisë Ogerta Manastirliu ka folur sot për gjendjen aktuale të personave që janë prekur nga termeti i 26 nëntorit si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo psikologjike.

Manastirliu theksoi se prioritet përbëjnë praktikat për shërbime psikologjike, të cilat janë vënë në veprim dhe vijojnë të jenë aktive.

Sipas Manastirliut, tek fëmijët, trajtimi psikologjik është shumë i nevojshëm pasi trauma pas termetit që kanë kaluar nuk është e vogël.

“Shërbimi psikosocial i rëndësishëm për ata që kanë nevojë në raport me terapi të ndryshme, si psh. terapia e lojës tek fëmijët ka rezultuar shumë e suksesshme. Duhet të socializohen me njëri tjetrin dhe të heqin panikun e krijuar nga termeti. Mësuesit, janë edhe ata të integruar, po bëhet edhe një plan individual për fëmijët dhe prindërit, jo vetëm kolektiv. Po i paraprijmë që të shmangim problematikat”, është shprehur Manastirliu.

Në lidhje me personat e plagosur që ndodhen ende në spitale duke marrë trajtim mjekësor,

LEXO EDHE:  Reperja shqiptare shkel ligjin, rrezikon 1500 euro gjobë për veprimin që bëri

LEXO EDHE:  Ligji i ri i pronave kundershtohet nga Shoqata e Pronareve: Nuk parashikon kthimin

Ministrja tha se të gjithë janë në gjendje të përmirësuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ajo bëri publike shifren e personave që janë ende të shtruar në spitale jashtë vendit, në spitalin e Durrësit dhe në spitalin e Traumës. Në total në spitale gjenden 21 të plagosur.

“Të shtruar jashtë vendit janë Ramë Lala, Rami Shkodra, Albert Cara të cilët janë në terapi intensive, të plagosur, por në gjendje të stabilizuar. Deri më tani kam qenë komunikim, kur të bëhën mirë do të mund të dalin. Në spitalet tona nuk kemi asnjë pacient në gjendje të rëndë, kam folur me drejtorin e traumës. Në rast se do të ketë nevojë për trajtime të specializuara, i kemi dyert ndërkombëtare të hapura. Në spitalin e traumës gjenden 16 të plagosur dhe 2 të tjerë janë në spitalin e Durrësit”, tha Ministrja e Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bora zbardh qarkun e Korçës/ Automjetet të pajisen me zinxhirë

Publikuar

-

Nga

Dimri po fillon të dominojë në zonat malore, këtë here duke zbardhur juglindjen e vendit.

Në zonat e thella të qarkut të Korçës, bora ka arritur trashësinë e 5 cm, gjë që paralajmëron fillimin e mirëfilltë të stinës më të ftohtë. Temperaturat, nga ana e tyre, kanë shënuar -1 gradë.

Meqenëse nuk ka pasur paralajmërime për borë, në Dardhë e cila është zbardhur e para, ka pasur vështirësi në qarkullim pasi automjetet nuk ishin pajisur me zinxhirë.

LEXO EDHE:  Koreja e Jugut: Tradhtia bashkëshortore, jo më një krim

LEXO EDHE:  Ligji i ri i pronave kundershtohet nga Shoqata e Pronareve: Nuk parashikon kthimin

Një firmë kontraktore ka kriposur segmentet rrugor në mesditen e sotme. Autoritetet këshillojnë përdorimim e zinxhirëve në pjesë të caktuara të rrugës, pasi rënia e dëborës në qarkun e Korçes nuk është zbutur ende./CNA.al

LEXO TE PLOTE