Connect with Us

Fondet e paligjshme/ Si i shpëtoi Qipro ndikimit negativ rus

Bota

Fondet e paligjshme/ Si i shpëtoi Qipro ndikimit negativ rus

Publikuar

-

Lufta ndaj financimeve të paligjshme ka kosto të larta për sistemin bankar. Qiproja njihej dikur si një vend me kushte bankare të favorshme, por në vitin 2014, filloi të reformojë bankat për të luftuar financimet e paligjshme. Për pasojë, sistemi bankar vendas humbi mbi 77 mijë llogari të cilat konsideroheshin të dyshimta, një pjesë e madhe e tyre të lidhura me investitorë rusë. Shkëputja e Qipros nga ky ndikim negativ u shqyrtua gjatë një konference në Uashington, të cilën e ndoqi për Zërin e Amerikës, kolegu ynë Ermal Mërtiri.

Në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington u shqyrtua rasti i Qipros në luftën kundër financimeve të paligjshme, në veçanti kundër ndikimit negativ rus në ekonomi.

“Kriza financiare e vitit 2013 në Qipro ishte realisht alarmi që zgjoi të gjithë aktorët në vend. Mësimi kryesor ishte se ishin vetë praktikat tona të këqija, në veçanti praktikat e luftimit të krimeve financiare që rezultuan në krizën bankare. Gjatë periudhës 2000 – 2013, në Qipro pati një pesëfishim të depozitave bankare”, tha Ioannis Matsis, Drejtor Ekzekutiv i Hellenic Bank të Qipros.

Në atë periudhë, Qiproja pati liberalizuar politikat e depozitave bankare dhe për pasojë volumi i depozitave arriti në vetëm tetë vite të bëhej gati pesë herë sa GDP-ja e vendit. Me taksa të ulëta dhe kushte favorizuese Qiproja u bë kështu papritur një vend tërheqës për fonde që vinin nga vendet e Evropës Lindore. Zoti Matsis tha se këto depozita në vazhdim u përdorën nga bankat për të dhënë hua, duke shkaktuar krizë financiare. Në vitin 2013, qeveria dhe sistemi bankar vendosën se duhej ndryshuar drejtimi financiar i vendit.

“Kuptuam se duhej ndryshuar drejtim, se duhej të bëheshim një vend me reputacion të mirë për të bërë biznes dhe të vendosnim praktika më të mira. Përpjekjet filluan me legjislacionin…”, tha Christakis Patsalides, Zv.Drejtor Ekzekutiv i Bankës së Qipros.

Zoti Patsalides tha se Qiproja nuk u mjaftua me kaq, por ndërmori masa të mëtejshme shtrënguese dhe si rezultat është tashmë ndër vendet me rregullat më të rrepta financiare.

LEXO EDHE:  Eastmed, projekti i madh me të panjohura

“…Kemi arritur një transformim kulturor… Pranuam se patëm vepruar gabim dhe se nëse do të qëndronim në heshtje duke mos bërë asgjë nuk do të kishim patur rezultatet e dëshiruara”, tha Mario Skandalis, drejtor për zbatimin e ligjeve në Bankën e Qipros.

Zoti Skandalis tha se Qiproja nuk u mjaftua vetëm me marrjen e hapave të para, por vazhdoi me një sërë reformash dhe masash madhore.

“Nuk u mjaftuam vetëm me ndryshimin e ligjeve, por për të ndryshuar perceptimin e të kaluarës duhet të dëshmonim se mund të merrnim hapa të mëtejshme”, tha zoti Skandalis.

Qiproja zbatoi madje shtrëngimet e parashikuara nga rregullat financiare amerikane për identifikimin e përfituesve realë financiarë (Ultimate Beneficial Owners, UBO), një problem që lind në veçanti nga krijimi i kompanive offshore, apo kompanive guaska.

Gjithashtu, Qiproja ndjek zbatimin e sanksioneve ndaj personave në listat e sanksioneve financiare. Për rrjedhojë, autoritetet bankare thonë se sot vendi nuk pranon aktivitete financiare të kompanive guaska dhe nuk ekzistojnë më degë bankare ruse. Fondet ruse, sipas zotit Skandalis, nuk u tërhoqën mbrapsht në Rusi, por u zhvendosën drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

“Llogaritë shkuan drejt tregjeve të tjera kryesore të shërbimeve financiare, si Gjermania, Luksemburgu, Hollanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar. Shkojnë edhe drejt vendeve të tjera, por kryesisht në këto qendra financiare të BE-së”, tha zoti Skandalis.

Çdo llogari bankare në Qipro monitorohet tashmë që në krijimin e saj dhe në kohë reale gjatë gjithë transaksioneve, për të evidentuar përfituesit e vërtetë.

Sidoqoftë, sistemi financiar i Qipros pritet të vlerësohet deri në fund të këtij viti nëpërmjet një raporti të Moneyval, organ i Këshillit të Evropës që shqyrton përputhshmërinë me standartet financiare ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Japoni, evakuohen nga anija shtetasit amerikanë

Publikuar

-

Nga

Të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në një anije në brigjet e Japonisë që prej datës 3 shkurt, janë evakuuar. Shtetasit amerikane në bordin e anijes “Diamond Princess”, e cila njoftoi për 355 persona të infektuar, u evakuuan nga anija dhe u nisën drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera.

Më herët zyrtarët kinezë njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus është ulur për të dytën ditë me radhë. Komisioni kinez i Shëndetësisë konfirmoi 1.843 raste të reja, që përfaqësojnë një rënie kahasuar me dy ditë më parë kur Kina njoftoi më shumë se 7.500 raste.

Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara të dielën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të dielën se është “e pamundur të parashikosh se çfarë drejtimi do të marrë epidemia”. Duke folur në konferenca e Sigurisë në Mynih, shefi i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive të punojnë me këtë organizatë për të informuar në mënyrën e duhur publikun për rreziqet që paraqet virusi, por pa shkaktuar histeri në publik siç tha ai.

Ndërkohë publikimi nga mediat shtetërore kineze të një fjalimi të mbajtur 3 shkurt nga Presidenti Xi Jinping ka ngritur pikëpyetje të reja.
Publikimi i fjalimit të shtunën ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

LEXO EDHE:  Eastmed, projekti i madh me të panjohura

LEXO EDHE:  Non-grata në Shqipëri/ Eurodeputetja: Titull nderi i dhënë nga regjimi Ramës

Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani. Zyrtarë të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Publikuar

-

Nga

Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar me 3 raketa.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk ka asnjë të lënduar nga baza që ndodhet afër me Ambasadën Amerikane.
Raportohet se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa ky është sulmi i fundit nga shumë të tillë që kanë patur objektiv trupat e koalicionit SHBA-Irak.

Në fillim të këtij viti SHBA vrau me një sulm ajror me anë të një droni gjeneralin iranian Qassem Solemaini, ndërsa Irani u përgjigj me dy raketa balistike afër bazës ushtarake amerikane në Irak, ku mbetën disa të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE