Vetingu
Fëmijët me biznes dhe apartamente/ A e justifikojnë kreditë, pasurinë e prokurorit të Apelit?

Njerëzit e drejtësisë, pasurinë e vënë në shumë raste përpiqen ta manipulojnë nëpërmjet kredive apo duke ua kaluar pronësinë të tjerëve.
Prokurori i Apelit të Durrës, Ludovik Dodaj, deklaron ndër vite kredi dhe hua që i ka paguar në kohë, vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes si mësuese.
Ai deklaron dhe dy pagat e fëmijëve, po ata rezultojnë se kanë blerë apartamentet e tyre dhe paguajnë kreditë që kanë marrë për shtëpitë.
Sipas të dhënava të ILDKPKI-së, djali i prokurorit, ka arrirut të rehatohet në Ministrinë e Mjedisit si këshilltar, ka hapur një biznes, të cilin e deklaron me mbi 2 milionë lekë humbje, ndërsa vajza në kohë rekord ka arritur të ketë të ardhura të kënaqshme me punën e avokates por edhe të pedagoges së jashtmë në Universitetin e Durrësit.
Babai, në prokurori, vajza në avokati dhe djali në Qeveri. Nuk mund të themi se këto janë përfitimet që vijnë nga të qenit prokuror, por ne do të ndalemi tek pasuria e familjes Dodaj.
Në vitin 2003, prokurori dekalron një autoveturë Ford Fiesta me vlerë 0.150 milion lekë si dhe para para cash në banesë, 2 milion lekë. Ndërsa në vitin 2006 ka lidhur kontratë për një apartament me vlerë 45 000 euro. Për ta blerë këtë apartament ai thotë se ka marrë kredi.
Por, në vitin 2009, ai deklaron dhe një hua, marrë kunatit në shumën 8 000 euro, por nuk e specifikon se për çfarë i ka shpenzuar.
Në vitin 2013, subjekti deklarues ka shitur autoveturën Mercedez,tipi 190 D me vlerë 180 000 lekë si dhe blerë një autoveturë Mercedez, C200, viti i prodhimit 2010, me vlerë 9 500 euro me doganë 2 800 euro.
Po fokusohemi tek pasuria që ka shtuar, pasi ndërkohë deklaron dhe pagesa kredish dhe huaje.
Më vonë në vitin 2015, vajza e prokurorit ka blerë një automjet Golf 5 me vlerë 4 400 euro, ndërsa ka shitur Volsvagen Polo me vlerë 50 000 lekë. Edhe vajza deklaron 5 000 euro hua. Një vit më vonë vajza e ka shitur automjet Golf 5, më shtrenjtë se sa e kishte blerë, në shumën 6 000 euro. Po në vitin 2016, vajza ka blerë një apartament me sipërfaqe 88.50 m2, në bashkëpronësi me bashkëjetuesin me vlerë 40 000 euro.
Pas vajzës, është djali, që në vitin 2017 ka blerë një apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 70 000 euro. Ndërkohë të ardhurat e tij ishin, nga paga si këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, në shumën 735 471 lekë, nga paga si arkitekt me kohë të pjesshme në shumën 240 000 lekë. Gjithashtu djali i prokurorit, të njëjtin vit që ka blerë apartamentin deklaron një kontratë huaje me vlerë 26 300 euro.
Ndër të tjera djali i prokurori ka hapur dhe një biznes, bar-piceri-restorant-hotel, për të cilin deklaron humbje shumën 2 101 210 lekë.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Ludovik Dodaj.
Viti 2003
Autoveturë ford fiesta me vlerë 0.150 milion lekë.
Para cash në banesë, 2 milion lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 755 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese më shumën, 0.3 milionë lekë.
Viti 2004
Autovetutë Benz me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 214 545 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese më shumën, 336 000 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 435 208 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese më shumën, 336 000 lekë.
Viti 2006
Kontratë për një ap me vlerë 45 000 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 338 336 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 336 000 lekë.
Kredi për shtëpi me vlerë 1 200 000 lekë.
Viti 2007
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 421 748 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 431 592 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për shtëpinë, 13 000 euro.
Kredi për shtëpi me vlerë 1 200 000 lekë. Shuma e pashlyer është 1 030 767 lekë.
Viti 2008
Shtesë në kursime, në shumën 550 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 536 648 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 453 792 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, klubi sportiv Teuta, Basketboll, në shumën 100 000 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për shtëpinë, 9 000 euro.
Kredi për shtëpi me vlerë 1 200 000 lekë. Shuma e pashlyer është 823 620 lekë.
Viti 2009
Shtesë në kursime, në shumën 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 123 600 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 462 792 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, klubi sportiv Teuta, Basketboll, në shumën 150 000 lekë.
Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për shtëpinë, 5 000 euro.
Kredi për shtëpi me vlerë 1 200 000 lekë. Ka mbaruar së paguari.
Hua, marrë kunatit në shumën 8 000 euro.
Viti 2010
Shtesë në kursime, në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 801 568 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 462 792 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, klubi sportiv Teuta, Basketboll, në shumën 150 000 lekë.
Hua, marrë kunatit në shumën 8 000 euro. Paguar 3 000 euro, dhe kanë mbetur 5 000 euro.
Djali deklaron, autoveturë Benz, me vlerë 12 185 euro.
Viti 2011
Shtesë në kursime, në shumën 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 744 266 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 463 032 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, klubi sportiv Teuta, Basketboll, në shumën 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, si juriste, njësia e prokurorimeve,, komanda e doktrinës dhe e stërvistjes në shumën 280 000 lekë.
Hua, marrë kunatit në shumën 8 000 euro. Paguar 3 000 euro, dhe kanë mbetur 2 000 euro.
Viti 2012
Shtesë në kursime, në shumën 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 801 501 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 670 056 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, klubi sportiv Teuta, Basketboll, në shumën 70 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, si juriste, njësia e prokurorimeve,, komanda e doktrinës dhe e stërvistjes në shumën 290 000 lekë.
Hua, marrë kunatit në shumën 8 000 euro. Paguar.
Viti 2013
Shtesë në kursime, në shumën 950 000 lekë.
Subjekti deklarues ka shitur autoveturën Mercedez,tipi 190 D me vlerë 180 000 lekë.
Subjekti dekklarues, ka blere, autoveturë Mercedez, C200, viti i prodhimit 2010, me vlerë 9 500 euro, vetëm dogana ka kushtuar 2 800 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 761 576 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 700 512 lekë.
Të ardhura nga paga vjetore e djalit, klubi sportiv Teuta, Basketboll, në shumën 165 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, si pedagoge e jashtme në UAMD, në shumën 80 000 lekë.
Kredi bankare me kohëzgjatje 60 muaj, në shumën 1 008 800 lekë.
Tatimi mbi kalimin e pronësisë, me vlerë 117 000 lekë.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 14 400 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 580 000 lekë.
Likudim i pjesshëm i një kredie në shumën 637 793 lekë.
Një tjetër kredi, ku janë paguar 207 000 lekë dhe kanë mbetur 300 000 lekë.
Vajza, autoveturë Volvagen Polo me vlerë 150 000 lekë, të cilën e deklaron sëbashku me vëllanë.
Të ardhura nga paga e vajzës nga avokatia në shumën 161 531 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës, si pedagoge e jashtme në UAMD, në shumën 97 000 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 456 776 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 600 000 lekë.
Kredi bankare me kohëzgjatje 60 muaj, në shumën 1 008 800 lekë. Shuma e pashlyer është 219 957 38 lekë.
Vajza, ka blerë automjet golf 5 me vlerë 4 400 euro.
Vajza ka shitur makinën Volsvagen Polo me vlerë 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës nga avokatia në shumën 263 741 lekë.
Hua nga vajza në shumën 5 000 euro.
Djali, të ardhura si arkitekt në shumën 19 536 lekë.
Viti 2016
Kursim nga paga në shumën 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 456 776 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 600 000 lekë.
Kredi bankare me kohëzgjatje 60 muaj, në shumën 1 008 800 lekë. Shuma e pashlyer është 150 087 lekë.
Overdraft në shumën 360 000 lekë.
Të ardhura ta djalit si arkitekt me kohë të pjesshme në shumën 43 252 lekë.
Djali, Bledar Dodaj, të ardhura nga Ministria e Mjedisit, në shumën 483 696 lekë.
Djali, Bledar Dodaj, kredi për mobilim banese në shumën 1 000 000 lekë.
Vajza Blerina Dodaj, ka blerë ap me sip 88.50 m2, në bashkëpronësi me bashkëjetuesin me vlerë 40 000 euro.
Të ardhura nga paga e vajzës nga avokatia në shumën 417 172 lekë.
Vajza, të ardhura nga shitja e makinës Golf 5 me vlerë 6 000 euro.
Vajza Blerina Dodaj, kredi në shumën 4 500 000 lekë.
Viti 2017
Llogari bankare me vlerë 321 263 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 450 079 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 616 000 lekë.
Kredi bankare me kohëzgjatje 60 muaj, në shumën 1 008 800 lekë. Shuma e pashlyer është 85 046 86 lekë.
Overdraft në shumën 360 000 lekë. Është shlyer i tëri.
Të ardhura nga paga e vajzës nga avokatia në shumën 10 08.10 euro.
Vajza, të ardhura nga puna si avokate, në shumën 1 077 085 lekë.
Vajza Blerina Dodaj, kredi në shumën 4 500 000 lekë. Shuma e shlyer është 390 000 lekë.
Djali Bledar Dodaj ka blerë ap, me sip 110 m2, me vlerë 70 000 euro.
Të ardhura nga paga e djalit si këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, në shumën 735 471 lekë.
Të ardhura ta djalit si arkitekt me kohë të pjesshme në shumën 240 000 lekë.
Djali deklaron një kontratë huaje me vlerë 26 300 euro.
Djali, Bledar Dodaj, kredi për mobilim banese në shumën 1 000 000 lekë. E ka paguar tërësisht.
Viti 2018
Gjendje në llogarinë bankare në shumën 582 507 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Durrës, në shumën 1 446 732 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën, 692 390 lekë.
Kredi bankare me kohëzgjatje 60 muaj, në shumën 1 008 800 lekë, është mbyllur.
Të ardhura nga paga e vajzës nga avokatia në shumën 1326 90 euro.
Kursime të vajzës si avokate në shumën 449275 lekë.
Vajza, të ardhura nga puna si avokate, në shumën 2 173 439 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëjetuesit të vajzës si inxhinier ndërtimi në shumën 1 080 000 lekë.
Djali ka shitur automjetit, Benz B Class, në shumën 3 500 euro.
Djali të ardhura nga aktiviteti si person fizik, në objektin e veprimtarisë së shërbimit social, bar, kafe, piceri, restorant hotel, me vlerë 42 734 lekë.
Të ardhura nga punësimi i djalit në Gjermani, në shumën 1 662 01 euro.
Djali deklaron një kontratë huaje me vlerë 26 300 euro.
Djali humbje nga biznesi në shumën 2 101 210 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për gjyqtarin e Krimeve të Rënda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfrimimin në detyrë të gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi. CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e...

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur...