Connect with Us

Debatet për Gjykatën Kushtetuese/ Basha i përgjigjet ftesës së Metës për takim

Politikë

Debatet për Gjykatën Kushtetuese/ Basha i përgjigjet ftesës së Metës për takim

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për një takim për të diskutuar rreth situatës politike në vend dhe ngërçit të krijuar për Gjykatën Kushtetuese.

Report TV raporton se, takimi do të mbahet këtë të martë në Presidencë.

Ftesa zyratre e Metës ndaj opozitës jo parlamentare, në të cilën kërkohej një takim mes palëve para datës 20 nëntor, është pranuar nga këta të fundit.

Ndërkaq presidenti pritet të ketë një axhendë të mbushur me takime javën e ardhshme, pasi pas opozitës, pritet të zhvillohet një  takim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), por edhe me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar mbi situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor.

LEXO EDHE:  Plas në grupin e PD-së/Debate të ashpra Basha, Ruli, Paloka, Bregu, Spaho, Imami/Berisha kritikon servilat

Kujtojmë se në daljet publike ditët e fundit, Meta ka folur me tone të ashpra ndaj opozitës joparlamentare, duke i akuzuar këta të fundit se me veprimet e tyre kanë treguar hapur se janë më pranë qeverisë sesa Presidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tre orë në Prokurori/ Dvorani: “Nuk llogaris askënd para ligjit”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka folur para mediave, pas dëshmisë gati tre orë në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me padinë e presidenti Ilir Meta.

Dvorani tha se Prokuroria duhet të bëjë hetimet e veta, dhe se nuk llogarit askënd nëse ligji e Kushtetuta ia imponon ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë dola përpara prokurorëve sic e ka detyrimin cilido kam shpjeguar faktet e rrethanat si kanë ndodhur që Prokuroria ka autoritetin për ti verifikuar.

Unë jam gjyqtar e s’mund të jem gjithë kohën në media, e kam dhënë qëndrimin tim por s’ka rëndësi cfarë mendoj unë, madje mund të them se s’ka rëndësi as cfarë mendon Presidenti, tani është Prokuroria që do bëjë verifikimet dhe në përputhje me ligjin do vlerësojë dhe më pas gjykata nëse do jetë rasti i gjykatës. Prokurorët janë duke kryer verifikimet dhe unë s’kam asnjë autoritet të pengoj hetimin”.

LEXO EDHE:  Kush e ideoi djegien e mandateve?/ Astrit Patozi flet me emra

LEXO EDHE:  Deputetët që do të shoqërojnë Bashën në takimin me John Kerry/ Mungon Ristani

Duke folur më tej, Dvorani tha se nuk llogarit askënd para ligjit.

Unë nuk jam në garë me askënd, nuk llogaris askënd, nëse ligji e Kushtetuta me imponon ta bej një gjë të tillë do ta bëj”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “lufta” mes KED dhe Presidencës/ Dvorani do të kallëzojë penalisht Metën?

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, kun ka dëshmuar në lidhje me kallëzimin penal që presidenti Meta ka bërë ndaj tij.

Në një prononcim për mediat, pas dëshmisë në organin e akuzës, Dvorani ndër  të tjera është pyetur edhe nëse ai do të bëjë një kallëzim penal ndaj kreut të shtetit.

Dvorani tha se nuk ka garë me kreun e shtetit, por shtoi se nëse ka akt penal, do të bëjë dhe kallëzim.

LEXO EDHE:  Pasojat e tërmetit/ PD vihet në veprim, takim me ekspertët e emergjencave civile

LEXO EDHE:  Pse deputetët e rinj nuk janë tradhëtarë

“Kjo nuk është garë, ne duhet të jemi shumë seriozë në respektimin e ligjit. Nuk mund ti përdoresh këto mjete në mënyrë abuzive. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe publicitet. Une jam gjyqtar, nuk kam elektorat. Nëse konstatoj fakt penal bëj një kallëzim penal. Kjo është detyrim për çdo njeri që është në dijeni të akteve penale, ti kallëzojë ato”-tha ndër të tjera Ardian Dvorani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ylli Manjani/ “Kurban”, të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë…

Publikuar

-

Nga

Scapegoat, dmth të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë.

Në shqip fjala e përafërt është Kurban.

Psh, kur e akuzojnë se po fut në treg kompani ruse me lidhje të forta politike, “fajtor” del Lulzim Basha se medemek paska pranuar donacione Ruse.

Kapet me prova në Amerikë si kontribues i paligjshëm (gruaja e Bilalit) në fushatën elektorale të Obamës, por fajin e ka opozita që lidh kontrata lobbimi dhe madje paska fallsifikuar vulën e partisë. 😀😀

Kur e akuzojnë se kanabizoi vendin, “fajtor” shpallet Berisha, opozita dhe Lazarati.

I thonë që ka shkërmoqur Kusjtetutën dhe Institucionet e shtetit, “fajtor” shpallet Ilir Meta.

Godet ashpër mendimin dhe fjalën e lirë, por “fajin” e ka gjithmonë ai që flet.

Kapet në flagrancë duke drejtuar operacionin e vjedhjes së votave, “fajtor” shpallet BILD në bashkëpunim me Basir Çollakun e ndonjë prokuror…

Kapet ngushtë kur i dalin pislleqet e drogës, por “fajin” e ka Sajmiri dhe Fatmiri.

LEXO EDHE:  Zbulohet çfarë e lidh Bashën me presidentin Macron

LEXO EDHE:  Nuland nis vizitën në Tiranë/Takon Bushatin dhe Bashën

Ministri i Brendshëm e çon në qeli me dorën e tij të vëllanë, por “fajin” e ka Salianji.

U kap gafil me tërmetet e vjeshtë-dimrit, por “fajin” e kanë mediat, facebook-sat dhe, sigurisht qentë.

Bie tërmet, por “fajin” e ka Ilir Meta.

Njerëzit i ankohen se u janë çarë muret, por “fajin” e ka madje edhe vetë Erioni që nuk e ka lyer shkallën vetë me dorën e tij.

I sulmon shumë ashpër prokurorët e gjykatësit i quan KÇK dhe bën dhe ligje për ti sunduar me policë, por prap “fajin” e ka Lulzim Basha.

Ka pa fund raste të tilla që tregojnë se si Kryeministri mbrohet duke sulmuar të tjerët. Sigmud Freud e pikasi këtë taktikë mbrojtje tek pacientët e tij…

Vetëm Ai ska faj! Duket e vështirë që ta marrë atë gisht, të cilin ua nxori njerëzve, tja vërë kokës së vet.

Kurbani është libri më famëkeq e më i palexuar që po përjeton vendi.

LEXO TE PLOTE