Connect with Us

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

Kronika

Aksident i frikshëm në Fushë Krujë – Milot/ Përplasen tre automjete

Publikuar

-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte një prej makinave dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dorëhiqet gjyqtarja e Apelit në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Gjykatës së  Apelit në Shkodër, Marina Rraboshta, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Mësohet se dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur pranë KLGJ-së, por ende nuk është pranuar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gjyqtaren Rraboshta për të marrë vendimin e dorëheqjes, por nuk dihet edhe pse KLGJ nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ 18-vjeçari në gjendje kritike për jetën

LEXO EDHE:  E rëndë/ Furgoni përplas një fëmijë në qendër të qytetit

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kapën me heroinë/ Pranga dy vëllezërve në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Dy vellezër kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç.

Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën me vete, 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

LEXO EDHE:  Aksident rrugor në Fushë Krujë/Humb jetën 1 person, 4 të tjerë të plagosur

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ 18-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në timon nën efektin e alkoolit/ Policia arreston shoferët e dehur

Publikuar

-

Nga

Katër drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ku 2 prej tyre u përfshinë dhe në aksident.

Në pranga kanë përfunduan shtetasit me inicialet A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l si dhe shtetasi S. I., 48 vjeç, banues në Qerret, i cili u kap në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, në masën 0.97 mg/l.

Ndërkohë, në pranga përfundoi dhe shtetasi me inicialet M. H., 48 vjeç, banues në Shijak, i cili në lagjen nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Ëolksëagen” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volvo”, ndërsa rezultonte i dehur.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një këmbësor

LEXO EDHE:  Maskat grabisin një familje në Fushë-Krujë

Po ashtu policia arrestoi dhe shtetasin me inicialet G. D., banues në Karpen, pasi në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Seicento”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE