Connect with Us

Zgjedhjet në AMA/ Reagon ashpër Demaliaj: Shqipëri të kam…, do shkruante Konica

Politikë

Zgjedhjet në AMA/ Reagon ashpër Demaliaj: Shqipëri të kam…, do shkruante Konica

Publikuar

-

Garimi i Maiklen Mishës, djali i ish-anëtarit  të  Autoritetit të Mediave Audiovizive, për kryetar të këtij institucioni ka sjell debate të shumta.

Referuar kësaj çështje ka reaguar edhe Ilir Demalia. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Demalia ka hedhur akuza mbi dy përsonazhet, duke treguar në një farë mënyre konfliktin e interesit që lind në një situatë të tillë, ku i ati largohet për t’i lënë pozicionin të birit.

“Shqipëri të kam …..”, shkruan Demalia, duke cituar një shprehje të Konicës, për të treguar se ky vend nuk bëhet më.

Postimi i Demaliaj:

Kurrë nuk bëhet . . .

Piro Misha bashkëpuntori i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Fatosi”, nga drejtor i AMA, emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Në vendin e Piro Mishës si drejtor i AMA-s emërohet Maklen Misha, djali I Piro Mishës

Shqipëri të kam ….. , do të shkruante Konica./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Moj më mbyte, më more para”/ Ramën e lëshojnë nervat, ofendon qytetaren

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në vijim të takimeve me qytetarët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, sot është ndalur në qytetin e Laçit.

Edhe sot, Rama ka vijuar të luajë rolin e mbrojtësit të madh të grave, ku këmbëngulte vazhdimisht se s’do ua jepte burrave fjalën para.

Por, si duket kur Ramës i thonë live gjëra që ai nuk ka qejf t’i dëgjojë, e lëshojnë nervat dhe nuk kursehet as ndaj grave.

Gjatë këtij takimi, Rama përdori fjalë ofenduese ndaj një banoreje të pamartuar, e cila po i shprehte shqetësimet e saj.

Qytetarja tha se ishte kthyer nga Zvicra pas tërmetit, sepse shtëpia e prindërve ishte shembur dhe shtoi se atje qëndronte me 3 mujorsha për të fituar “bukën e gojës”.

Por, pas debateve Rama, iu drejtua qytetares, duke i thënë se ajo kishte mbetur pa martuar për shkak se fliste shumë.

Biseda:

Rama: E martume je?

Banorja: Jo

Rama: Hë praaa… E di pse? Se kush të afrohet trembet, se i tmerron.

Banorja: Jo jo, nuk trembet fare

Rama: Qenke dinamit

Banorja: Jam dinamit se jam zot shtëpie, more vesh

Rama: Moj më mbyte, më more para

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre orë në Prokurori/ Dvorani: “Nuk llogaris askënd para ligjit”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka folur para mediave, pas dëshmisë gati tre orë në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me padinë e presidenti Ilir Meta.

Dvorani tha se Prokuroria duhet të bëjë hetimet e veta, dhe se nuk llogarit askënd nëse ligji e Kushtetuta ia imponon ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë dola përpara prokurorëve sic e ka detyrimin cilido kam shpjeguar faktet e rrethanat si kanë ndodhur që Prokuroria ka autoritetin për ti verifikuar.

Unë jam gjyqtar e s’mund të jem gjithë kohën në media, e kam dhënë qëndrimin tim por s’ka rëndësi cfarë mendoj unë, madje mund të them se s’ka rëndësi as cfarë mendon Presidenti, tani është Prokuroria që do bëjë verifikimet dhe në përputhje me ligjin do vlerësojë dhe më pas gjykata nëse do jetë rasti i gjykatës. Prokurorët janë duke kryer verifikimet dhe unë s’kam asnjë autoritet të pengoj hetimin”.

Duke folur më tej, Dvorani tha se nuk llogarit askënd para ligjit.

Unë nuk jam në garë me askënd, nuk llogaris askënd, nëse ligji e Kushtetuta me imponon ta bej një gjë të tillë do ta bëj”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “lufta” mes KED dhe Presidencës/ Dvorani do të kallëzojë penalisht Metën?

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, kun ka dëshmuar në lidhje me kallëzimin penal që presidenti Meta ka bërë ndaj tij.

Në një prononcim për mediat, pas dëshmisë në organin e akuzës, Dvorani ndër  të tjera është pyetur edhe nëse ai do të bëjë një kallëzim penal ndaj kreut të shtetit.

Dvorani tha se nuk ka garë me kreun e shtetit, por shtoi se nëse ka akt penal, do të bëjë dhe kallëzim.

“Kjo nuk është garë, ne duhet të jemi shumë seriozë në respektimin e ligjit. Nuk mund ti përdoresh këto mjete në mënyrë abuzive. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe publicitet. Une jam gjyqtar, nuk kam elektorat. Nëse konstatoj fakt penal bëj një kallëzim penal. Kjo është detyrim për çdo njeri që është në dijeni të akteve penale, ti kallëzojë ato”-tha ndër të tjera Ardian Dvorani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE