Connect with Us

Zgjedhja e delegatëve të PS/ Balla: Shumicë qeverisëse edhe në qershor 2021

Politikë

Zgjedhja e delegatëve të PS/ Balla: Shumicë qeverisëse edhe në qershor 2021

Publikuar

-

Sekratari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbylljes së procesit të zgjedhor  për përzgjedhjen e 706 delegatëve të Kongresit të PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.

Përmes një deklarate për shtyp, Balla do të cilësonte procesin si një tregues të qartë të funksionimit të demokracisë brenda PS, ndërsa shprehet: “Përmbyllëm fazën e parë të kalendarit tonë të brendshëm të procesit zgjedhor të nivelit të parë të  strukturës sonë organizative. Në 363 vendvotimet nuk është regjistruar asnjë problematikë. Procesi i sotëm zgjedhor dëshmoi qartë se PS është një shkollë e funksionimit demokratik.”

Ndër të tjera, numri 2 i PS, ka folur edhe në lidhje me dy risitë që solli ky proces zgjedhor, votimi elektronik dhe ai online.

“Dy risitë e procesit ishin testimi për herë të parë i votimit elektronik në njësinë numër 8 të Tiranës. PS tregoi që nuk është vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në vend. Barazia gjinore ishte risia më e madhe e këtij procesi.47% e kandidatëve për delegatë ishin gra dhe vajza”, është shprehur Balla.

“Procesi është i një rëndësie  të veçantë për ecurinë e partisë gjatë gjysmës së dytë të mandatit”, është shprehur  Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ndërsa thekson se ndër 706 delegatët e zgjedhur 353 janë gra dhe vajza dhe 353 burra dhe djem.

LEXO EDHE:  Video/ Pas Ramës, edhe Balla tallet keq me Bashën

“Gjithë procesi i këtyre zgjedhjeve në parti ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e kësaj gjysme të dytë të këtij mandati të dytë për betejën për rinovimin e mandatit tonë qeverisës, atë të socialistëve dhe progresistëve si shumicë qeverisëse edhe në qershor të 2021″.

“Asnjë forcë tjetër përveç  PS nuk mund të sillte transformimin epokal qoftë në qeverinë qëndrore, qoftë në nivelin vendor”, ka përfunduar Balla, teksa bën një falenderim të veçantë i ka rezervuar kreut të partisë, Edi Rama: “Është padyshim momenti për ti thënë shumë faleminderit udhëheqësit tonë Edi Rama”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  Taulant Balla i përgjigjet Bashës me sulm/ Asnjë përgjigje për akuzat

LEXO EDHE:  Argita Malltezi reagon për akuzat e Taulant Ballës/ Gënjeshtër e paturpshme!

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi Konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE