LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet ftesa e Metës për Bashën dhe aleatët/ Dua një takim sa më të shpejtë

16 Nëntor 2019, 14:27, Politikë CNA
Zbardhet ftesa e Metës për Bashën dhe aleatët/ Dua një

Zbardhet ftesa e presidentit Ilir Meta për krerët e partive opozitare jashtë Parlamentit.

Mësohet se ftesa i është bërë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për dijeni të aletaëve, ku përfshihet kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi.

?Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019?, thuhet në letrën e Metës, të siguruar nga News 24.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kreu i Shtetit ka mbajtur një takim me deputeten Rudina Hajdari dhe ka paralajmëruar se do të mbajë takime me të gjithë krerët e opozitës jashtë parlamentit.

Lajmet e fundit nga