Connect with Us

Vokshi publikon video-skandalin/ Rilindja nuk kursen as fëmijët

Politikë

Vokshi publikon video-skandalin/ Rilindja nuk kursen as fëmijët

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar sot një video, pamjet e së cilës të kujtojnë realizmin socialist.

Sipas ish-deputetes Vokshi, “qindra fëmijë nuk shkojnë në shkolle prej ditësh pasi që në mëngjes ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë”.

Ish-deputetja Vokshi thekson se fëmijët detyrohen ta bëjnë këtë që prej tetorit, pa i pyetur njeri, nëse është shi apo është diell, nëse është ngrohtë apo është ftohtë.

Postimi i plotë:

Më keq se në Kinë…

Qindra fëmijë nga disa shkolla të Tiranës, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Edith Durham, Vasil Shanto, Shkolla Baletit nuk bëjnë mësim prej dy muajsh. Ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor.

Fëmijët detyrohen ta bëjnë këtë që prej tetorit, pa i pyetur njeri, nëse është shi apo është diell, nëse është ngrohtë apo është ftohtë.

Është për t’u shqetësuar që mësuesit nuk kanë bërë asnjë ankesë për këtë shfrytëzim qeveritar të fëmijëve, duke lejuar shkeljen e të drejtave të fëmijëve për arsimim.

Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kuvendi zgjedh kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Nga

Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, për detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave, ku pretendohet se me pastrimin e rrënojave të ndërtesave të shembura nga tërmeti po fshihen provat, që fajësojnë përgjegjësit e kësaj katastrofe.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi poshtë çdo akuzë, ndërsa theksoi se gjithçka është fotografuar, dhe për më tepër ai tha se janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit.

LEXO EDHE:  Foshnjat dhe teknologjia = më shumë gjumë për ju

LEXO EDHE:  Për mëmëdhenë e Rilindjes!

“Po fshihen provat? E keni shumë gabim. Është fotografuar gjithçka. Aty ku është pastruar janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit”-tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ja ku do të zhvendosen rrënojat e pallateve të shkatërruara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet projekt- buxheti i vitit 2020, tha se mbetjet nga pallatet dhe shtëpitë e shembura do të përdoren për të mbyllur fushën Porto Romanos si dhe zonat e dëmtuara të shkaktuara nga guroret në Krujë.

Kemi vendosur që të gjithë sasinë e e mbjeteve në Durrës të mbyllim fushën e kancerit në Porto Romano dhe ta transformojmë në një park të madh publik. Po studiojmë mundësinë e mbetjeve në zonën e Krujës, në Thumanë, por ndoshta edhe duke futur një sasi nga Durrësi për të mbyllur kancerin mbi lëkurë të guroreve që kanë turpëruar të gjithë ne. Jemi i vetmi vend në botë që mund të kthejë në gurore peisazhin e një vendi të shenjtë, Kruja”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE