Connect with Us

Uji i “rëndë” parandalon kancerin e stomakut/ Si ndikon “mbetja e thatë” në organizëm?

Sociale

Uji i “rëndë” parandalon kancerin e stomakut/ Si ndikon “mbetja e thatë” në organizëm?

Publikuar

-

Studime të institucioneve prestigjioze në Azi, Europë dhe Amerikën e veriut, të përmbledhura në raportin e Organizatës Botërore e Shëndetësisë, “Ushqyesit në ujë të pijshëm” kanë marrë në shqyrtim mineralet që ndodhen në ujin e pijshëm, duke raportuar efektet që kanë ato në shëndetin e njerëzve.

Bazuar në këto raporte ka rezultuar se “ekziston një marrëdhënie domethënëse negative midis ujit të pijshëm të rëndë dhe vdekshmërisë nga kanceri i stomakut dhe zorrës së trashë.

E thënë më thjeshtë konsumimi i ujit të rëndë, ose të fortë siç njihet ndryshe, krijon kushte më të mira për parandalimin e këtyre sëmundjeve të rënda. E gjitha kjo falë kripërave minerale që gjenden në këtë ujë, ose siç njihen në gjuhën shkencore “mbetjes së thatë”.

Çfarë është “mbetja e thatë’

Në gjuhën e përditshme, ashtu sikurse togfjalëshi “ujë i rëndë’, edhe togfjalëshi tjetër “mbetje e thatë’, krijon nje ndjesi negative, më së shumti për shkak të fjalëve “i rëndë” dhe “mbetje”. Por në fakt janë pikërisht këto dy elementë që e bëjnë ujin të ketë vlera të veçanta për shëndetin e njeriut.

“Mbetja e thatë” e ujit, është sasia e mineraleve të tretura në ujë dhe që përbëjnë vlerën më të rëndësishme të këtij lloj uji. Këto elemente minerale mund të dallohen pasi kemi zier 1 litër ujë në 180°. Me avullimin e ujit do të vijen re mineralet që ndodhen në ujë dhe që përbëjnë atë që quhet “mbetja e thatë”.

LEXO EDHE:  Uji, burimi i rinisë

Bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (World Health Organisation), vlerat optimale të “mbetjes së thatë” në ujin e pijshëm janë 150 – 300 mg/l.

Eksperimente dhe studime të shumta kanë treguar se konsumi për një kohë të gjatë i një uji me bazë minerale të ulët ka pasoja mbi shëndetin tonë, pasi krijon defiçenca të mineraleve kryesore si dhe të elektroliteve, një pjesë e të cilave dalin përsëri nga trupi ynë me ujin.

Sa më i varfër në minerale dhe elektrolite të jetë uji që ne konsumojmë, aq më shumë minerale apo elektrolite do të nxjerrë jashtë nga trupi ynë. Largimi i këtyre elektroliteve nga trupi ynë rrezikon funksionimin e organeve vitale të trupit. Simptomat e para janë lodhje, shterim energjish, dhimbje koke dhe më pas vijnë dhimbje muskulare dhe dobësim i rrahjeve të zemrës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se ju nuk po pini mjaftueshëm ujë

LEXO EDHE:  Kreu i bashkisë Kurbin: Uji në 20 banesa, zona shumë problematike/ Ushtria dhe policia në gadishmëri të plotë

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE