Connect with Us

“Studentët e vetmja opozitë kundër Ramës”/ Topi akuza palëve politike

Politikë

“Studentët e vetmja opozitë kundër Ramës”/ Topi akuza palëve politike

Publikuar

-

“Studentët e vetmja opozitë e fortë kundër Ramës”, kështu është shprehur  ish Presidenti Bamir Topi, teksa fajson opozitën për krizën aktuale politike në të cilën ndodhemi.  Në një intervistë për RTV Ora, Topi është shprehur se ka qenë pikërisht politika në sinkron e opozitës dhe mazhorancës ato të cilat shkatërruan çdo frymë apo lëvizje të re politike që mund të vinte në Shqipëri pas protestës së studentëve.

“E kam të vështirë të interpretojë se si do të shkojë situata politike,  ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit.

Por ky është edhe faji i opozitës që kemi ardhur në këto kushte. Unë mendoj se opozita me këtë punë që po bën, me këtë fjalor të vjetër politik të përdorur është ajo që po mban në këmbë pushtetin e Ramës. E vetmja opozitë e fortë kundër Ramës kanë qenë studentët.

LEXO EDHE:  Rama në rolin e nacionalistit/ “Dush të ftohtë”, opozitës

Madje kam një dyshim të madh se mbas asaj lëvizje në qoftë se do të lindte diçka e re në terrenin politik, ishte pikërisht politika në sinkron e mazhorancës dhe opozitës që e shkatërruan.

Rama nuk është i pathyeshëm, madje mendoj se ka thyer shumë rregulla kryesore për demokracinë. Nuk po na lejon fare të merremi dhe të diskutojmë për mirqënien dhe ekonominë. Institucionet janë themeli i cdo vendi demokratik dhe fakti se neve ndodhemi diku pa institucione e diku me institucione të cunguara, tregon se faji kryesor bie mbi mazhorancën, por pse jo edhe mbi opozitën”, është shprehur Topi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I vetëm në Facebook”/ Ramës i dezerton ushtria e Propagandës

Publikuar

-

Nga

Një video e zakonshme me ngjyra me xhirime të kuruara nga ajri e nga toka, është hedhur mesditën e kësaj të diele në faqen Facebook të kryeministrit. Bëhet fjalë për një kantier tregtimi të peshkut diku në Vlorë, ku me siguri regjisor i xhirimit të planeve është ministri përgjegjës Bledi Çuçi.

Pak a shumë diçitura për këto lloj sipërmarrjesh është e ngjashme dhe për kantierin në fjalë shkruhen këto fjalë: “Pas qendrës së re të mbledhjes e shpërndarjes së peshkut në Shëngjin, një tjetër kantier në Vlorë për tregtimin me shumicë të peshkut në kushte optimale. Së shpejti edhe rindërtimi i Portit të Peshkimit”.

Por kjo nuk i bën pështypje gazetarit e as medias në tërësi, (përjashto ato që bëjnë klering me çdo lloj lajmi të gatshëm që shpërndan qeveria).

LEXO EDHE:  “Më shkarko po deshe”/ Rama i kërkoi dorëheqjen Xhafajt

LEXO EDHE:  Bushati apelon PD-në dhe LSI-në/ Opozita të bindë shqiptarët

Por çfarë vumë re, vetëm 20 minuta pas publikimit, aty ku ushtarët e administratës duhet të vërshonin me komentet “Bravo”, “Rroftë Qeveria”, “I palodhuri Edi Rama” etj.

Asgjë nga këto me përjashtim të ndonjë individi të dalë nga rreshti, në mos punonjës i propagandës, ndonjë militant i rastit.

Pa sqaruar komentet,  po i përcjellim të fotografuara,  por le të nxjerrim dy arsye pse administrata dixhitale refuzon të luajë gishtin brenda postimeve të Ramës. 1.  E diel! 2. Po soset durimi!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-109 milionë euro për Bechettin/ Ish-zv.kryeministrja: Ja çfarë humbën shqiptarët nga tekat e Ramës

Publikuar

-

Nga

Video-109 milionë euro për Bechettin/ Ish-zv.kryeministrja: Ja çfarë humbën shqiptarët nga tekat e Ramës

Avokatja shkodrane dhe ish-zv/kryeministrja Ledina Mandija përmes një statusi në rrjetet sociale tregon se si mund të ishin shpenzuar 109 milionë euro, që kryeministri Rama humbi në përballjen me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti. Mandija, bashkëngjit edhe një video përmes së cilës bën përgjegjës kryeministrin që shndërroi një luftë personale në një gjobë të rëndë për Shqipërinë.

Kryeministri në ikje po dëmton çdo ditë interesin publik. Lufta e tij personale me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti do t’i kushtojë të gjithëve shqiptarëve plot 109 milionë euro!

LEXO EDHE:  Berisha flet me emrat/ Ja kush është politikani shqiptar që punon për Serbinë

LEXO EDHE:  "Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK"/ Rama paralajmëron mekanizmin e ri antikorrupsion

Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe interesat e vendit, dhe për dëmin që ai shkaktoi shqiptarët e varfëruar duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro, në vend që këto para t’i mbanin për vete.

Ky është krim. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë dhe po zbraz xhepat e shqiptarëve.

Shikoni sa familje dhe biznese mund të ishin ndihmuar me kaq shumë para? Sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar? Sa njerëz mund të ishin ndihmuar? /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta vijon turin nëpër Shqipëri/ Ndalet në vendin e tre besëlidhjeve të mëdha

Publikuar

-

Nga

Meta vijon turin nëpër Shqipëri/ Ndalet në vendin e tre besëlidhjeve të mëdha

Presidenti Ilir Meta e ka bërë traditë tashmë që fundjavave të vizitojë qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Këtë të dielë ai është ndalur në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

“Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve.

LEXO EDHE:  Vrasës me pagesë në media!

LEXO EDHE:  “Më shkarko po deshe”/ Rama i kërkoi dorëheqjen Xhafajt

Pas Pezës heroike, Mallakastra ishte krahina e dytë në Shqipëri që përjetoi rrethimin më ndëshkues dhe më mizor të 20 mijë trupave pushtuese në korrik 1943.
Mallakastra u dogj, por kryengritja nuk u shua. Qëndresa heroike e burrave dhe e djemve të saj, jo vetëm kaloi kufijtë e kësaj krahine, por frymëzoi të gjithë vendin në luftën për liri, duke dhënë një kontribut madhor për çlirimin e Shqipërisë.
Emrat e Heronjve të Popullit Dervish Hekali, Dino Kalenja, Ramiz Aranitasi dhe qindra dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë do të mbeten të paharruar”, shkruan Meta në rrjetet sociale teksa ka ndarë edhe disa foto./CNA.al

LEXO TE PLOTE