Connect with Us

Skenari/ Ç’do të ndodhte nëse Rusia do të sulmonte vendet e NATO-s?

Blog

Skenari/ Ç’do të ndodhte nëse Rusia do të sulmonte vendet e NATO-s?

Publikuar

-

Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shumë njerëz ta vlerësojnë me kujdes këtë pyetje, dhe të shqyrtojnë gjendjen aktuale të armëve, dhe sofistikimin teknologjik të ushtrisë ruse. Natyrisht, stërvitjet e mëdha ushtarake të Rusisë, dhe aneksimi i gadishullit të Krimesë, i ka nxitur analistët e Pentagonit të vlerësojnë ritmin e modernizimit ushtarak aktual të Rusisë, dhe gjendjen relative të forcave, platformave dhe armatimeve të ish-gjigantit ushtarak të Luftës së Ftohtë.

Arsenali konvencional dhe bërthamor i Rusisë, është një pjesë e vogël e asaj që ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Por vendi po prodhon një gjeneratë të re nëndetësesh, avionë të rinj luftarakë T-50 që nuk kapen nga radari, raketa të gjeneratës së ardhshme, dhe mjete të teknologjisë së lartë për ushtarët e këmbësorisë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, buxheti sovjetik i mbrojtjes arriti në gati gjysmën e shpenzimeve të përgjithshme të vendit. Sot, shpenzimet ushtarake të vendeve, zënë në një përqindje më të vogël në raport me shpenzimet kombëtare. Por, buxheti rus i mbrojtjes po rritet sërsh.

Sipas “Business Insider”, gjatë viteve 2006- 2009, buxheti rus i mbrojtjes u rrit nga 25 në 50 miliardë dollarë. Ndërsa buxheti i mbrojtjes i vitit 2013, ishte afro 90 miliardë dollarë. Në përgjithësi, ushtria konvencionale ruse gjatë Luftës së Ftohtë, për sa i përket madhësisë, ka të ngjarë të ishte 5 herë më e madhe sesa sot.

Ushtria ruse, kishte afro 766.000 trupa në vitin 2013, dhe 2.4 milionë forca rezervë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Ushtria Ruse kishte 3-4 milionë trupa. Sipas të njëjtave vlerësime të vitit 2013, ushtria ruse ka më shumë se 3.000 avionë dhe 973 helikopterë. Ndërkohë në tokë, Rusia zotëron 15 mijë tanke, 27.000 automjete të blinduara luftarake, dhe afro 6.000 armë artilerie të lëvizshme.

Edhe pse mund të mos kenë një forcë konvencionale aq të madhe sa në Luftën e Ftohtë, rusët janë përpjekur të modernizojnë dhe mirëmbajnë armët dhe platformat e tyre të mekanizuara. Për shembull tanku rus T-72, është modernizuar shumë herë që nga ndërtimi i tij fillestar në vitet 1970.

Në frontin detar, marina ruse ka 352 anije, përfshirë një aeroplanmbajtëse, 13 destrojerë dhe 63 nëndetëse. Mbrojtja ajrore ruse përbëhet nga sistemet S-300 dhe S-400, për të cilat ekspertët thonë që nëse mirëmbahen dhe modernizohen, janë veçanërisht efektive.

Mediat raportojnë, se rusët po testojnë aktualisht një sistem të ri të mbrojtjes ajrore, S-500, në gjendje të godasë objektiva deri në 200 km larg. Në ajër, ata i kanë modifikuar avionët e tyre luftarakë Su-27 të ndërtuar në vitet 1980, të cilat janë pozicionuar në të gjitha zonat strategjike.

Ndërsa shumë ekspertë pohojnë se madhësia, fuqia e zjarrit, epërsia në ajër, do t’i jepnin Rusisë avantazh, një studim i “Rand Corporation” vitin e kaluar, shpjegon se NATO do të vihej në një situatë të vështirë, nëse Moska sulmon dhe pushton shtetet e Balltikut.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Balla vizitë zyrtare në Rumani: Dy vendet aleate në NATO

Sipas dokumentit struktura e forcës së NATO-s në Evropën Lindore, nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë një pushtimi rus në Letoni, Lituani dhe Estoni. Studimi kërkon një strategji të NATO-s, të ngjashme me doktrinën e “Luftës së Ftohtë” të viteve 1980. Në atë kohë, Ushtria amerikane vendosi qindra në Evropë mijëra trupa, si një strategji për të parandaluar një pushtim të mundshëm rus.

Zyrtarët në ushtrinë amerikane në Evropë, konfirmojnë se aktualisht në kontinent ka vetëm 30.000 ushtarë amerikanë. Studimi pohon se pa pasur paktën 7 regjimente në gatishmëri, gryka zjarri dhe mbështetje ajrore të mjaftueshme për të mbrojtur Evropën Lindore, Rusia do ta pushtonte Balltikun në më pak se 60 orë.

Një nga opsionet e kufizuara, mund të përfshijë një kohë të caktuar për të mobilizuar dhe vendosur një forcë masive, që ka të ngjarë të sjellë një betejë të gjatë vdekjeprurëse. Një mundësi tjetër, është kërcënimi me armët bërthamore, një skenar që duket i pamundur dhe jo jorealist, në kuadër të strategjisë së SHBA për të reduktuar arsenalin bërthamor, dhe dekurajuar perspektivën e përdorimit të tyre.

Një opsion i tretë dhe i fundit, përmend raporti, do të ishte të pranohej aneksimi i vendeve të Balltikut. Por kjo do ta zhyste aleancën në sjellje shumë më të ashpra se ato të Luftës së Ftohtë. Një opsion i tillë, nuk do të mirëpritej nga shumë prej banorëve të këtyre shteteve dhe pa diskutim  të dobësonte ose copëtonte NATO-n.

Gjatë skenarëve të ndryshëm, pjesëmarrësit në studim arritën në përfundimin, se rezistenca e NATO-s do të mposhtej shpejt, në mungesë të një qëndrimi më të madh të mekanizuar të forcës mbrojtëse. Rezultati do të ishte një humbje e rëndë për disa batalione të NATO-s, thuhet në studim. Prandaj studimi i “Rand Corporation”, rekomandon shtimin e batalioneve në terren. Procesi do të jetë i kushtueshëm, por kështu do të përballoheshin më mirë rusët./ Nationalinterest-Përshtatur nga CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse Norvegjia është lidere në riciklimin e plastikës

Publikuar

-

Nga

Herë pas herë një zonjë e moshuar, i vendos mbeturinat e saj plastike në vrimën e një makinerie në hyrje të një supermarketi në kryeqytetin norvegjez Oslo. Me një sistem depozitimi që funksionon shumë mirë, Norvegjia riciklon pothuajse të gjitha shishet e saj plastike.

“Ju mund të shpëtoni prej tyre, por këtu keni mundësi ta bëni këtë në një mënyrë inteligjente”- thotë gruaja në të 70-at, teksa makineria i nxjerr një biletë me barkod që i jep të drejtën të marrë rreth 30 kroner (3 euro) në para të thata, ose të hedhura në kartën e saj të kredititit.

Me një normë riciklimi rekord prej 97 për qind, Norvegjia është 10 vjet përpara datës që synohet nga Bashkimin Evropian, vitit 2029, kur vendet anëtare duhet të riciklojnë të paktën 90 përqind të shisheve të tyre plastike. Kjo shifër është e jashtëzakonshme, po të krahasohet me 60 për qind në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që po merr në konsideratë ngritjen e një sistemi të ngjashëm depozitimi të mbetjeve plastike.

Një sistemi i tillë depozitash, shihet gjerësisht si çelësi i suksesit të vendit nordik. Konsumatorët paguajnë vetëm pak cent shtesë, kur blejnë një pije në një shishe plastike, dhe ata kompensohen kur rikthejnë shishet bosh. “Kur keni një lloj depozite të tillë, ju në fakt po u thoni konsumatorëve që ta blejnë produktin, teksa ata huazojnë paketimin”- shpjegon Kjell Olav Maldum, kreu i “Infinitum”, një kompani e krijuar nga prodhuesit dhe shpërndarësit, për të menaxhuar sistemin e depozitave.

Koncepti i rikthimit të shisheve plastike bosh është bërë kaq shumë i përhapur, madje për të ka tashmë edhe një folje në gjuhën norvegjeze:a pante. Si një bonus i shtuar për qytetarët, makinat shitëse u japin klientëve mundësinë e përdorimit të rimbursimit të tyre për të blerë një biletë llotarie, nga të cilat përfitojnë edhe shoqatat bamirëse.

Në vitin 2018, më shumë se 1.1 miliardë shishe plastike dhe kanoçe alumini u rikthyen në pikat e grumbullimit në supermarkete, stacionet e karburantit dhe dyqanet e vogla. Në Fetsund, rreth 30 kilometra në verilindjes të Oslos, qindra kamionë çojnë mijëra tona mbetje në qendrën kryesore të përpunimit të kompanisë “Infinitum”.
Pasi kalojnë nëpër rripat e transmisionit, shishet plastike që dikur përmbanin ujë apo lëngje
të ndryshme renditen, shtypen dhe vendosen në stiva që u ngjajnë kubeve të mëdhenj shumëngjyrëshe të Rubikonit, të destinuara për të pasur një jetë të dytë pas riciklimit.
Çdo shishe e re plastike, përmban rreth 10 për qind materiale të riciklueshme, një nivel që Norvegjia shpreson të rritet, dhe për këtë arsye ka vendosur një taksë regressive, që do të inkurajojë prodhuesit të përdorin plastikë të ricikluar në vend të plastikës së re, e cila aktualisht është më e lirë.

LEXO EDHE:  Ç’po ndodh me Brexit?/ Ja cilat janë skenarët kryesorë

LEXO EDHE:  Ja si stresi e përshpejton procesin e plakjes së njeriut

“Ne e quajmë atë riciklim të fjongos së pastër:nëse vendosni shishet tuaja në një makineri të tilla, ato të japin një fjongo të pastër”- thotë Harald Henriksen, drejtues i një biznesi riciklimi në Tomra. “Ju mund ta përdorni sërish, dhe mund të prodhoni shumë herë shishe të reja”-thekson ai.
Në këtë shembull të një ekonomie ciklike, ajo që disa e konsiderojnë mbeturina bëhet burim, vlera e së cilës inkurajon grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Kjo ide ka filluar që të kopjohet edhe diku tjetër. Një shembull është Lituania, një vend që kishte një normë riciklimi prej 34 për qind para se të fuste në përdorim sistemin e depozitave, dhe në fund të vitit të dytë e kishte rritur tashmë në 92 për qind”- thotë Henriksen.
Larisa Kopelo e organizatës mjedisore “Zero Ëaste Europe” tha për AFP se sistemet e depozitave të mbetjeve, janë “e vemja mënyrë” për të përmbushur objektivin e Bashkimit Evropian. Por organizata, do të donte të shihte një sistem të përzier, që do të mbledhte shishet e qelqit për ripërdorim, dhe që do ta shtrinte sistemin e depozitave edhe në llojet e tjera paketimesh plastike.

Çdo minutë, në oqeanet e gjithë botës hidhen 15 tonë plastikë. Ndërsa industria norvegjeze e riciklimit, e pranon se planeti duhet t’i japë fund këtij problemi, ekspertët mendojnë se plastika – një material i lehtë, praktik dhe i lire, ka ende një të ardhme premtuese. “Problemi qëndron tek vetë plastika, apo tek mënyra se si sillemi ne konsumatorët? Plastika është ende një material fantastik, por ju lutemi mbajeni atë larg natyrës!”- shprehet Maldum./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse dashurojmë?/ Origjina dhe evolucioni i ndjenjës kryesore në këtë botë

Publikuar

-

Nga

Pse dashurojmë? Në rastin më të mirë, dashuria është një bekim, në rastin më të keq një mallkim. Ajo i bën njerëzit e zgjuar të veprojnë si budallenj; shkakton dhimbje dhe pikëllim në zemër.

Të dashurit na thyejnë zemrat, familja ndonjëherë na çmendin, ndërsa miqtë mund të na dëshpërojnë.

Por ne jemi të prirur për të qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo sugjeron se evolucioni i aftësisë për të dashur evoluoi, dhe se përzgjedhja natyrore favorizoi përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit. Fosilet na tregojnë se dashuria evoluoi qindra miliona vjet më parë, duke ndihmuar paraardhësit tanë gjitarë të mbijetojnë në epokën e dinosaurëve.

Por njerëzit kanë një jetë emocionale të ndërlikuar. Dashuria romantike, lidhja afatgjatë midis meshkujve dhe femrave, është e pazakontë tek gjitarët e tjerë. Ne njerëzit jemi gjithashtu të pazakontë në formimin e marrëdhënieve afatgjata, me individë me të cilët nuk kemi lidhje gjaku por miqësi.

Por njerëzit dhe të gjithë gjitarët e tjerë ndajnë një lloj dashurie, lidhjen midis një nëne dhe pasardhësve të saj. Universaliteti i kësaj ndjenje, sugjeron që është forma origjinale, ajo stërgjyshore e lidhjes lloji i parë i dashurisë, nga e cila evoluan të gjitha të tjerat.

Provat e lidhjes prindër-pasardhës shfaqet rreth 200 milion vjet më parë, në fund të epokës Triasike dhe në fillim të asaj Jurasike. Fosilet e Kajentaterium një proto-gjitar i epokës Jurasik gjetur në Arizona, SHBA, tregojnë një nënë që vdiq duke mbrojtur 38 bebet e saj të vogla.

Që kjo sjellje të ekzistonte, instinktet e nënës dhe të pasardhësve duhej që të evoluonin.

Tek kafshët primitive si hardhucat, prindërit nuk janë saktësisht prindër. Një dragua nënë  llojit Komodo braktis vezët e saj, duke i lënë të vegjëlit të kujdesen vetë për veten e tyre. Nëse do të takohet ndonjëherë me të vegjlit, ajo ka të ngjarë që të përpiqet t’i hajë ata:dragonjtë Komodo janë kanibalë. Të rinjtë do të vraponin instinktivisht për të shpëtuar kokën.

LEXO EDHE:  INTERPOL zgjedh presidentin e ri/ Rusia mbetet me “gisht në gojë”

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Ja me kë u takua Lulzim Basha në SHBA

Ndërkohë, gjitarët evoluan në aftësinë e tyre për të krijuar marrëdhënie. Ata mund të krijojnë marrëdhënie si familje dhe miq në grupe të sofistikuara shoqërore:tek tufat e elefantëve, majmunëve, balenave vrasëse, qenve apo fiseve njerëzore.

Ndërkohë dashuria romantike midis burrave dhe grave, është një zhvillim evolucionar i kohëve të fundit, i lidhur me meshkujt që i ndihmojnë femrat të kujdesen për fëmijët. Në shumicën e gjitarëve, meshkujt janë baballarët e munguar, që kontribojnë vetëm me gjenet gjenet dhe asgjë tjetër për pasardhësit e tyre.

Tek të afërmit tanë më të afërt, shimpanzetë, kujdesi atëror është minimal. Lidhja në çift evoluoi diku pasi paraardhësit tanë u ndanë nga shimpanzetë, 6-7 milionë vjet më parë, sndoshta para ndarjes midis njerëzve dhe Neandertalëve. Ne mund të hamendësojmë se Neandertalët formuan marrëdhënie afatgjata, pasi ADN-ja e tyre është e trashëguar tek ne.

Sot, ekosistemi dominohet nga kafshët me kujdes prindëror. Gjitarët dhe zogjtë, dhe insektet si milingonat apo bletët, kujdesen për të vegjlit e tyre. Njerëzit janë specia mbizotëruese në Tokë. Kujdesi prindëror është adaptiv në vetvete, por duke i mësuar kafshët të krijojnë marrëdhënie, ai i hapi ndërkohë rrugë evolucionit të shoqërisë dhe bashkëpunimit në një shkallë më të madhe. Kujdesi na ndihmon të bashkëpunojmë, dhe bashkëpunimi na ndihmon të konkurrojmë.

Njerëzit mund të jenë egoistë dhe shkatërrues. Por ne e kemi dominuar planetin, vetëm sepse një aftësi e pashembullt për t’u kujdesur për njëri-tjetrin – për partnerët, fëmijët, familjet, miqtë, njerëzit e tjerë – mundësoi bashkëpunimin në një shkallë të tillë, që nuk ishte parë kurrë më parë në historinë e jetës./ Theconversation-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si të parandaloni rënien e flokëve?/ 10 recetat që jep shkenca

Publikuar

-

Nga

Gati dy të tretat e burrave, përjetojnë një formë të rënies së flokëve, para se të mbushin 35-vjeç. Ekspertët thonë se ekzistojnë mbi 50 forma të rënies së flokëve, ku 10 prej tyre janë mëse të zakonshme, por jo të njohura për shumicën e pacientëve. Por lajmi i mirë është se pavarësisht shkaqeve thelbësore, ka disa hapa që mund të ndërmerren për t’i mbajtur flokët të shëndetshme.

1. Mbani një dietë ushqimore të shëndetshme

Ashtu si me çdo gjë tjetër që lidhet me plakjen, pasja e një diete të shëndetshme ushqimore, mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit në formë. Dhe një trup i shëndetshëm, mund të rrisë flokë të shëndetshme. Pra duke u siguruar që dieta juaj të jetë plot me të gjitha vitaminat dhe lëndët e duhura ushqyese, ju mund të parandaloni rënien e flokëve.

2. Pini shumë ujë

Rritja e flokëve është shumë e lidhur me nivelet e hidratimit të trupit tuaj. Floku përbëhet nga 25 për qind ujë, thotë Greçen Friling, dermatopatologe. “Ruajtja e hidratimit të trupit, inkurajon rritjen e shëndetshme të flokëve. Që kjo të ndodhë, Friling rekomandon pirjen e 8 gotave ujë në ditë.

3. Kufizoni konsumimin e alkoolit

“Pirja me tepri e alkoolit, zvogëlon rritjen e flokëve”-paralajmëron Friling. Në një studim të vitit 2013 mbi binjakët meshkuj, studiuesit zbuluan se konsumimi i më shumë se 4 gotave me pije alkoolike në javë, shoqërohej me rënien e flokëve.

4. Mos i lyeni flokët me bojë

Kini shumë kujdes me lyerjen e flokëve. “Produkte që zbardhin ngjyrën e flokëve, i heqin shtresën mbrojtëse fibrave të flokëve. Kjo e bën boshtin e tyre më të hollë dhe më të dobët, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj dëmtimit”- shpjegon dermatologia Melisa Piliang.

5. Mos i krihni flokët e lagura

Mundohuni të mos i krihni flokët, sapo dilni nga dushi. “Flokët e lagura, janë në gjendjen e tyre më të dobët, ndaj rritet shansi për rënien e tyre”- shprehet Friling.

6. Shmangni stilimin e flokëve në një mënyrë, që i tendos shumë ato

Shani Francis, ekperte në “Ashira Industries” në SHBA, vëren se është shumë e rëndësishme që sidomos femrat të minimizojnë praktikat traumatike, kur flokët kapen shpesh pas kokës, apo edhe zgjatimet e tyre artificiale, që mund të shkaktojnë dëme.

LEXO EDHE:  Avionët rusë përvidhen sërish në hapësirën e NATO-s

LEXO EDHE:  Avionët rusë përvidhen sërish në hapësirën e NATO-s

7. Mos përdorni çdo ditë të njëjtin stilim flokësh

Në vijim të këshillës së mësipërme, ekspertët këshillojnë shmangien e përdorimit të përditshëm të një stilimi ku flokët tërhiqen fort. Kjo praktikë, do t’i jepte flokëve mundësinë që të përtëriheshin.

8. Mos e gradoni në maksimum tharësen e flokëve

Friling thotë se duhet t’i lejoni flokët të thahen vetë, sidomos gjatë verës. Ndërsa kur jeni të detyruar t’i thani, sidomos në dimër mos e gradoni tharësen tuaj në temperaturën më të lartë të mundshme. Studiuesit koreanë, zbuluan në vitin 2011, se sipërfaqja e fijeve të flokut ka tendencë të dëmtohen kur temperatura e tharëses është e lartë.

9. Kufizoni përdorimin e mjeteve të tjera të stilimit të flokëve

Ashtu si tharësja e flokëve, edhe mjetet e stilimit të tyre, duhet të gradohen në minimumin e temperatures, për të shmangur rënien e mundshme të flokëve. Dhe kur përdorni pjastër për drejtimin e flokëve, duhet të përdorni spraj mbrojtës ndaj nxehtësisë, për të kufizuar sado pak dëmet që shkaktohen.

10. Menaxhoni nivelin e stresit

Sipas Freling, ekzistojnë disa lloje të rënies së flokëve, që lidhen direkt me nivele të larta të stresit, duke përfshirë telogen effluvium, alopecia areata dhe trichotillomania. Edhe pse mënyrat përmes të cilave stresi ndikon në flokët tuaj, ndryshojnë sipas rrethanave, ato trajtohen që të gjitha me të njëjtën mënyrë:duke mos u stresuar./Bestlifeonline.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE