LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqipëria vendi i tretë për korrupsionin"/ Basha prezanton platformën e PD-së

16 Nëntor 2019, 11:50, Politikë CNA
"Shqipëria vendi i tretë për korrupsionin"/ Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që po zhvillon sot me fermerët në Devoll, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

?Koorporata e investimeve është koorporatë e hajdutërisë që është bërë për t?i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t?ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës. Ja pse Edi Rama e ke jetike kapjen e drejtësisë

Kemi një qeveri që ka mbyllur sytë dhe veshët para halleve të njerëzve, flet me propagandë nga mëngjesi në darkë dhe të gjitha paratë e buxhetit i devijon dhe ia jep një grushti oligarkësh.

Të gjitha paratë e taksave tuaja i devijon dhe i bën rrush e kumbulla me të ashtuquajturat konçensione e PPP që në fakt janë emra të sajuar sepse bëhet fjalë për vjedhje të pastra.?-tha Basha.

Më tej, ai tha se platforma e Partisë Demokratike, është dhënia fund e këtyre praktikave, të përmednura më sipër.

?Platforma jonë është e qartë dhe e thjeshtë.

Dhënie fund të këtyre praktikave abuzive që e kanë renditur Shqipërinë vendin e tretë më të korruptuar të botës, Sierra Leone, Laosi dhe Shqipëria.

Ky është realiteti, të tjerat janë propaganda e njeriut që hyri në histori si njeriu që e futi Shqipërinë në rekordin më të zi të korrupsionit të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Askush nuk e ndjen këtë më shume se sa ju dhe nuk ka propagandë ta fshijë. Nuk ka gënjeshtra dhe mashtrime nga mediat e kapura nga qeveria, ta fshijë.?-u shpreh kreu i PD-së.

Më tej, Basha theksoi se dhjetëra milionë euro janë zhdukur pa lënë gjurmë, i jep 2-3 miqve të tij.

?Shikoni koorporatën e investimeve, koorporatën e hajdutërisë që është bërë për t?i marrë pronat shqiptarëve, pasuritë publike të shqiptarëve, për t?ia dorëzuar 3-4 miqve të Edi Ramës.

Shikoni tenderat që janë pa konkurrencë, sepse janë paracaktuar ata që do t?i fitojnë me çmimin maksimal dhe masi i marrin me çmimin maksimal e rrisin edhe më shumë vlerën e kontratës. Kush paguan? Ju paguani. Shqiptarët paguajnë.

Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës që nuk do të lërë institucion pa kapur sepse ai e ka jetike t?i kapë institucionet.

Nëqoftëse institucionet funksionojnë i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish-kabinetit të tij qeveritar.

Prandaj ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë reformën në drejtësi, prandaj ai cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetuese.

Paligjshmëria dhe padrejtësia prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim.

Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimitetit të parlamentit.?- u shpreh Basha.

Po ashtu, ai garantoi fermerët se do të ketë subvensione direkte në bazë të prodhimit për të zëruar koston e prodhimit.

“Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t?ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto. Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente.
Me planin tonë fermeri duhet të bëjë dy gjëra;
E para e punës të certifikohet sasia e prodhimit që ka,
Dhe e dyta të certifikohet që ka cilësinë minimale pë rtë hyrë në treg,
Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit nga buxheti ynë që në vitin e parë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. 100 milionë euro vetëm për mbështetje direkte për fermerin. Nuk do të mbështetën prodhime kuturu, por ato që sjellin një vlerë të shtuar. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkoni tek zyra, do të eliminohet e gjitha kjo. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një cip mund të shmangim hallkat që bëjnë korrupsioni dhe gjithçka të vërtetohet siç është.

Dy gjëra: E para, një tabelë e shpallur, transparente vit për vit e subvencionit që do të jetë për prodhim për të gjithë fermerët, pa dysheme, pa tavan.

Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjithë fermerët duke shmangur mundësitë për abuzime dhe korrupsion.”-u shpreh Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga