Connect with Us

“Shqipëria Republikë Kryeministrore”/ Topi ‘shuplakë’ opozitës: S’kam asnjë lloj respekti

Politikë

“Shqipëria Republikë Kryeministrore”/ Topi ‘shuplakë’ opozitës: S’kam asnjë lloj respekti

Publikuar

-

“Shqipëria është defacto një republikë kryeministrore”, kështu është shprehur ish presidenti Bamir Topi teksa komentonte situatën politike në vend, me ngërçin kushtetues.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Topi ka bërë opozitën si përgjegjësen kryesore për keqqeverisjen e Ramës, ndërsa shprehet se “braktisja e parlamentit nga kjo e fundit, e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse, duke dëmtuar demokracinë.”

Po ashtu, Topi ka dhënë një vlerësim negativ për opozitën parlamentare dhe deputetët e mazhorancën, për të cilët shprehet se nuk ka asnjë lloj respekti, për shkak të mënyrës së të vepruarit.

“Në qoftë se në Kushtetutë është një Republikë Parlamentare, Shqipëria defakto është një Republikë Kryeministrore. Kjo sepse praktikisht edhe sikur Rama të ndihej i dobët fillimisht, dita ditës do ta kuptonte  se ai pushtet do ta fuqizonte me oreksin për të marrë pushtetet e tjera.

LEXO EDHE:  Vendimi për djegien e mandateve/ Basha: Opozita ishte kthyer në fasadë

Unë kam respekt të madh për institucionin, por jo për trupën aktuale të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Nuk më kanë lënë asnjë lloj shanci që unë të mendoj pozitivisht. Por, në këtë kontekst unë nuk mund të justifikojë braktisjen e parlamentit nga opozita. Në rast se sot Edi Rama konsiderohet edhe realisht apo psikologjikisht shumë i fuqishëm, nëse do të shihnim në fillim trajektoren që ka ndjekur Rama, do të shihnim një kryeministër timid, dita ditës të pasigurt në vetëvete.

Braktisja  e opozitës Parlamentin e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse përpara dhe kjo është e rëndë për institucionet dhe demokracinë”, është shprehur Topi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha denoncon me foto/ Ja si fshihen dëmtimet e pallatit në Durrës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me foto rastin e restaurimit të një pallati në Durrës, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në foto shihet se punëtorët kanë stukuar pallatin nga jashtë, ndërsa këtë veprim, Berisha e cilëson si fshehje dëmtimesh.

“Fshehin demtimet! Lexoni denoncomin, mesazhin dhe foton e qytetarit dixhital. sb”, shkruan ish-kryeministri.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Ilir Meta/Efektet e krizës do jenë të paparashikueshme

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Ja pse Lulzim Basha dogji mandatet e deputetëve

Ndërkohë nuk dihet nëse ky pallat në zonën e plazhit është cilësuar si i pabanueshëm, apo si një ndërtesë më dëme të parrezikshme për jetën e njeriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pretenca për Salianjin/ Bylykbashi mesazh Ballës: Të shpresojë që Rama të ketë bërë punën e tij

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi teksa ka folur lidhur me pretencën e prokurorisë për Ervin Salianjin, ka dhënë një mesazh drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Sot ka pasur edhe deklarata të qarta nga kryetari. Zoti Balla është i fundit që duhet të flasë, është i akuzuar për një dosje që ka të bëjë më pastrimin eparave, duhet të presë dhe të shpresojë që Edi Rama të ketë bërë punën e tij dhe të ketë kapur edhe SPAK-un”, tha Bylykbashi në studion e Abc News.

LEXO EDHE:  Morali pa moral i opozitës/ Pse duhet të qëndrojë larg protestës së studentëve

LEXO EDHE:  Pse protesta e opozitës është një lajm i mirë

I pyetur nëse PD ka materiale të tjera që implikojnë qeverinë, ish deputeti demokrat u shpreh: “Këtu çështja është se meqë u dëgjuan këto, të dëgjojmë të tjera. Ato që janë duhet të çojnë në burg peshqit e mëdhenj. Ne e kemi thënë Edi Rama do të përzgjedhë një prokuror që do mbyllë dosje dhe kështu ndodhi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Agron Tufës/ Strukturat e ish shërbimit sekret komunist kontrollojnë jetën politike

Publikuar

-

Nga

Numri i ish sigurimsave në administratën shtetërore mendohet të jetë rreth 3000. Deklarimi vjen nga Agron Tufa, deri para pak kohësh drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK). I  intervistuar nga media gjermane “DW”, ndër të tjera, Tufa ka folur edhe për motivin që e detyroi të ndërmarrë hapin e fundit, atë të ekzilit në Zvicër së bashku me familjen e tij numeroze.

Pasi theksoi se kërcënimet ndaj tij dhe familjes kanë qenë të pranishme, ndërkohë që as prokuroria dhe as disa ambasada të cilave ai u është drejtuar nuk kanë reaguar, Tufa deklaroi se strukturat e ish shërbimit sekret komunist, Sigurimi i Shtetit, kanë zaptuar administratën. Ata kontrollojnë jetën politike, artikuloi Tufa.

LEXO EDHE:  Shqyrtohet kërkesa e PD dhe LSI/ Mblidhet Sekretariati i Kuvendit

LEXO EDHE:  Paralajmëron Ilir Meta/Efektet e krizës do jenë të paparashikueshme

“Numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000. Strukturat e vjetra të Sigurimit kontrollojnë ende jetën politike në Shqipëri. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri”, deklaroi ish drejtori i ISKK, Agron  Tufa. /CNA.al

LEXO TE PLOTE