Connect with Us

Shpërthen autobomba/ 14 të vdekur në Siri

Bota

Shpërthen autobomba/ 14 të vdekur në Siri

Publikuar

-

Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 civilë, kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi në veri-lindje të Sirisë.

Lajmin e bën me dije organizata kombëtare për të drejtat e njeriut, me qendër në Londër.

Bomba ka shpërthyer në një stacion autobusësh dhe taksish.

Atentatet e këtij tipi kanë shkaktuar shumë viktima në muajt e fundit në zonat e kufirit me Turqinë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump jep urdhër/ Të përjashtohen imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Trump jep urdhër/ Të përjashtohen imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore

Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum të martën që do të ndalonte numërimin e imigrantëve pa dokumenta, herën e ardhshme kur të vendosen kufijtë e distrikteve të votimit, një lëvizje që hasi reagimin e menjëhershëm të demokratëve dhe të paktën një sfidë të mundshme ligjore.

“Përfshirja e këtyre të huajve të paligjshëm në popullsinë e shtetit kur të hartohen hartat zgjedhore, mund të sjellë si rezultat sigurimin e dy ose tre vendeve në Kongres, që në kushte të tjera nuk do të mund të fitoheshin”, thuhet në dokument.

Ekspertët e agjencisë amerikane të regjistrimit të popullsisë dhe juristë shfaqën dyshime për ligjshmërinë e këtij veprimi dhe thanë se nuk është e thjeshtë të zbatohet



Teorikisht, Partia Republikane e Presidentit Trump mund të përfitojë, pasi kjo masë eliminon popullatën kryesisht jo të bardhë të imigrantëve që janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar distrikte zgjedhore me shumicë të bardhë.

LEXO EDHE:  Shpërthim në një lokal/ Raportohet për të lënduar

LEXO EDHE:  U futën ilegalisht në Shqipëri/ Ndalohen 15 shtetas të huaj

Po ashtu mund të sjellë si rezultat që shtetet me popullsi të dendur imigrantësh të humbin vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, përfshirë shtete që anojnë nga demokratët, si Kalifornia me që ka 53 vende dhe Nju Jorku me 27.

Hartimi i ardhshëm i hartave zgjedhore për të reflektuar ndryshimet e popullsisë, është parashikuar për vitin 2021, pasi të jenë përfshirë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2020./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

LDK e përjashtoi/ Vjosa Osmani tregon nëse do krijojë parti të re

Publikuar

-

Nga

LDK e përjashtoi/ Vjosa Osmani tregon nëse do krijojë parti të re

Ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës e përjashtoi nga gjiri i partisë, Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht.

Osmani ka deklaruar mbrëmjen e sotme se të ardhmen e saj politike duhet ta mendojë më gjatë dhe se nuk do ta marrë vetë vendimin, por nuk përjashtoi mundësinë e krijimit të një partie të re.



“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

LEXO EDHE:  Ja fotot e një prej atentatorëve para sulmeve në aeroportin e Stambollit

LEXO EDHE:  Shpërthen bombola e gazit në Lushnje/ Plagosen 2 persona

Teksa u pyet se cili do të jetë angazhimi i saj politik, Osmani tha se: “Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë, mundësitë e një marrëveshjeje me Serbinë

Publikuar

-

Nga

Kosovë, mundësitë e një marrëveshjeje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e opozitës në përpjekjet e tij për të siguruar një konsensus politik rreth bisedimeve me Serbinë. Ftesa e tij për forumin e udhëheqësve të partive politike mbi këtë çështje u bojkotua të martën nga partitë opozitare.

Mungesa e një konsensusi të brendshëm dhe situata politike në vend sipas analistëve, rrezikon të pamundësojë një marrëveshje me Serbinë.

Drejtori i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti thotë për Zërin e Amerikës, se politika në Kosovë nuk është e përgatitur për një marrëveshje përfundimtare dhe sipas tij. kryeministrit të vendit i duhet një president i ri i zgjedhur.

“Qeveria e udhëhequr me një shumicë të ngushtë dhe pa bartës tjerë të institucioneve do ta ketë të pamundur të bëjë negociata për marrëveshje finale, kjo është mirë e ditur dhe nuk kërkon diskutim. Ajo çka do të duhej shpejt të ndodhë varësisht nga zhvillimet që ndodhin me Dhomat e Specializuara, që partitë politike të merren vesh për zgjedhjen e presidentit. Ka indikacione se do të mund të merren vesh për zgjedhjen e presidentit, i cili nuk do të duhej të jetë vetëm një figurë e gjetur diku sa për të mbushur pozicionin, por duhet të jetë një figurë me mbështetje sa më të gjerë politike dhe që të jetë i fuqishëm politikisht, e fuqishme politikisht, që së bashku me kryeministrin të bartin përgjegjësinë e negociatave”, tha zoti Rashiti.

Analistja Donika Emini thotë se kryeministri Hoti përballet me mungesë të mbështetjes në parlament.

“Nëse e shohim me numra, eventualisht nëse një pjesë e PDK-së i bashkëngjitet, ne kemi menduar se kjo do të ndodhë nëse një marrëveshje do të shtyhej nga presidenti Thaç,i që megjithatë një pjesë e PDK-së do ta mbështet dhe në parlament do të kalojë. Mirëpo, tash kur e kemi pozitën e pezulluar të presidentit dhe kemi parë që në mënyrë të hapur këshilltarë e presidentit kanë deklaruar që zoti Hoti nuk ka legjitimitet të shkojë atje, më bën të kuptoj që një pjesë e PDK-së apo të gjithë, nuk do ta përkrahin një marrëveshje e tillë, andaj nëse nuk përkrahet nëse nuk e ka përkrahjen e parlamentit, nuk e di se me çfarë matematike mundet zoti Hoti të shtyjë tutje një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha zonja Emini.



LEXO EDHE:  Siri, Putin planifikon sulme ajrore më vete

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet në shtator.

LEXO EDHE:  Shpërthen në flakë makina në Bulqizë/ Digjet drejtuesi

Analistët në Kosovë thonë se Bashkimi Evropian është i pafuqishëm të çojë përpara një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“E kemi një BE e cila nuk di çka të bëj me procesin. Bashkimi Evropian për dy vite me radhë ka tentuar ta kthejë procesin në kuluaret e tij pa e ditur se çka do të ofrojë. Është investuar shumë që të mos lejojnë amerikanët të marrin procesin në duar por në momentin që ka ardhur procesi në duart e tyre ata janë konfuz. Ata nuk kanë fuqi politike, fakti se sot po flitet për dialog teknik ajo veç tregon një manovër politike të BE-së për të mbuluar mungesën e fuqisë politike që kanë për të ecur tutje me një marrëveshje e nivelit të lartë politik”, tha Donika Emini.

“E para; BE-ja nuk ka ndonjë metodologji të përshpejtuar të kësaj përkundër gjithë këtij angazhimi ndërkombëtar dhe takimi i ardhshëm në shtator tregon se kemi kohë mjaft ,pastaj në nëntor një tjetër dhe e dyta qeveria e Kosovës, politika në Kosovë a janë gati për të hyrë në një proces negocimi për një marrëveshje përfundimtare dhe Vuçiç a do të sillet me atë qasjen e ngjashme siç është parë në takim apo do të ofrojë diçka për marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo për mua është dilema më e madhe dhe nuk tregon ndonjë gatishmëri serioze të vendeve përtej vullnetit të mirë për të shkuar në dialog për një marrëveshje përfundimtare”, tha zoti Rashiti.

Analistët thonë se udhëheqësit e Kosovës po shfaqin plogështi politike dhe mungesë të bashkërendimit gjë që sipas tyre do të vështirësojë edhe më tej mundësinë e vazhdimit të bisedimeve./ VOA

LEXO TE PLOTE