LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shkon në Parlament si në mbledhje të partisë"/ Topi ironizon Ramën

16 Nëntor 2019, 21:25, Politikë CNA
"Shkon në Parlament si në mbledhje të partisë"/

Ish presidenti, Bamir Topi, duke komentuar situatën politike në vend është  shprehur se pikënisja e të gjitha deformimeve janë ndryshimet kushtetuese të bëra në 2008-ën.

Në një intervistë në studion e lajmeve në RTV Ora, i pyetur nëse krijimi i Kushtetueses do të mund të zgjidhte krizën institucionale në vend për 30 Qershorin, Topi është shprehur se arsyeja e institucioneve të dobëta  në Shqipëri është vendosja e tyre në shërbim të një individi.

Topi madje ka ironizuar edhe kreun e qeverisë Rama, teksa shprehet se ?shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë?. Për ish presidentin është pikërisht një situatë e tillë politike ajo që krijon vakumin institucional.

?Institucionet shqiptare kanë marrë goditjen e fortë që në 2008, nga vullneti i përbashkët i sinkronizuar i opozitës me mazhorancën. Aty është pikënisja e të gjitha deformimeve. Bota nuk bën luftë politike. Janë ndërruar elitat politike disa herë.

Këtu vijohet të luftohet mbi bazën e emrit: Ç?mendon Basha, ç?mendon Rama.

Nëse do të ishte e kundërta  që individi të vendosej në shërbim të institucioneve do të kishim institucione të forta. Tek e fundit kryeministri është zgjedhur nga partia e tij për të drejtuar qeverinë. Parlamenti është zgjedhur nga populli. Mirëpo, kur shikon një kryeministër që shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë, kjo krijon një vakum të tmerrshëm institucional.

Në vend që parlamenti të kontrolloj punën e qeverisë është kryeministri ai që i tregon parlamentit se ku duhet të shkojë. Madje disa deputet janë zgjedhur rishtas dhe kjo nuk është një rregull normal, është një gabim i rëndë?, është shprehur Topi./CNA.al

Lajmet e fundit nga