LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali/ 5 në pranga dhe 9 të proceduar penalisht

16 Nëntor 2019, 14:20, Kronika CNA
Shkatërrohet banda shqiptare në Itali/ 5 në pranga dhe 9 të

Policia italiane ka shkatërruar së fundmi një bandë shqiptare, e cila bënte kërdinë me vjedhje në krahinat Frosinone, Ravenna, Perugia, Bolonja, Modena dhe Reggio Emilia.

Sipas mediave italiane gjashtë shqiptarë janë vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Autoritetet e shtetit fqinj ranë në gjurmët e bandës së quajtur ?Black Audi?, rreth një vit më parë dhe që nga ajo kohë i vëzhgonin dhe zbuluan se në fakt ato procedonin si një grup i strukturuar kriminal i vërtetë. Fillimisht policia e Reggio Emilias vuri në pranga tre të rinj rreth moshës 24 deri në 29 vjeç dhe më pas gjatë kontrollit në një banesë vunë në pranga edhe personat e tjerë.

Mes 9 personave nën hetim, 2 ishin gra. Ndërkohë autoritetet sekuestruan disa sende të vjedhura, drita, skanerë, telefona celularë, karta telefonash, pajisje që përdoreshin për vjedhje, etj. Banda e shqiptarëve vidhnin kryesisht banesa, makina, bizhuteri, çanta dhe sende me vlerë.

Lajmet e fundit nga