Connect with Us

Ringritja e Kushtetueses thellon krizën/ DW: Meta duhej të dekretonte Arta Vorpsin si gjyqtare

Politikë

Ringritja e Kushtetueses thellon krizën/ DW: Meta duhej të dekretonte Arta Vorpsin si gjyqtare

Publikuar

-

Ligjin për Policinë e Shtetit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon përgjimet pa lejen e Prokurorisë

Të gjitha palët pranojnë që ringritja e Gjykatës Kushtetuese (GJK) duhet bërë një orë e më parë si një nga kushtet në krye të listës me 9 pika të Bundestagut gjerman për vijimin e reformave në Shqipëri. Por mjaftoi këto ditë plotësimi i kontestuar i 3 vendeve vakante të anëtarëve të kësaj Gjykate, që kriza institucionale dhe politike të thellohet aq shumë sa të harrohet rëndësia e ngritjes sa më parë të GJK. Fjala është për një përplasje të re të Presidentit Meta me Drejtësinë dhe rikthimin e rezolutave të Parlamentit që bëjnë “nul” dekretet e Presidentit Meta për shkelje kushtetuese.

Parlamenti miratoi, në një seancë të jashtëzakonshme të premten, (15.11.2019) një rezolutë që bëri të pavlefshëm dekretimin e Marsida Xhaferllarit, anëtare e GJK nga Presidenti Meta. Sipas rezolutës “emërimi i saj është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.”

Të parën apo të fundit në listë?

Çfarë nuk është në rregull për maxhorancën socialiste me Marsida Xhaferllarin? Ajo rezulton të jetë e fundit në një listë prej 4 kandidatesh, që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ( KED) i vuri në dispozicion Presidentit Meta si edhe me rekorde korrupsioni.

Kushtetuta parashikon që 3 anëtarë të GJK i dekreton Presidenti, 3 i zgjedh Parlamenti dhe 3 vijnë nga Gjykata e Lartë, gjithmonë nga kandidatë që i selekton KED. Nga lista prej 4 kandidatësh Presidenti duhet të zgjidhte vetëm një, të parën në listë, me vlerësimin më të lartë, Arta Vorpsin. Por Meta nuk e dekretoi atë deri në skadimin e afatit kohor të parashikuar në Kushtetutë. Pas mosdekretimit të saj nga Meta, Arta Vorpsi, u emërua automatikisht nga Parlamenti, anëtare e Gjykatës së Lartë, në zbatim të ligjit përkatës si e para në listë.  Por të premten Gjykata Kushtetuese në një njoftim zyrtar nuk e konsideroi Arta Vorpsin anëtare, ngaqë Presidenti Meta nuk e thirri për të bërë betimin si thirri Marsida Xhaferllarin dhe dy anëtare të tjera të zgjedhura nga Parlamenti.

Presidenti Meta e quajti të premnten qeverinë dhe maxhorancën socialiste një “bandë uzurpatore që do të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe gjithë sistemin e drejtësisë”. Meta paralajmëroi maxhorancën socialiste dhe qeverinë Rama, se ”përpjekjet e tyre për të dhunuar kushtetutën do të dështojnë”, se “mund të shpërndajë Parlamentin me një dekret presidencial”, “të rrëzojë qeverinë Rama me një mocion mosbesimi”, dhe  se “atë  vetë mund ta shkarkojë vetëm Gjykata Kushtetuese”.

Cilat janë rrënjët e thellimit aktual të krizës?

Presidenti Meta është në konflikt interesi pikërisht me Gjykatën Kushtetuese. Ditën që ajo do të plotësohet me 9 anëtarë, ata do të marrin vendimin për shkarkimin ose përfundimin e mandatit presidencial. Prof. Afrim Krasniqi, Drejtues i Institutit për Studime Politike mendon se rrënjët e krizës nuk janë thjesht tek konflikti i interesit të Metës me GJK. “Hendeku i thellë ndarës në marrëdhëniet mes institucioneve ka potencial të prodhojë kriza të njëjta dhe të tjera në të ardhmen. Nuk ka dialog dhe as komunikim midis institucioneve, por përdorim të mjeteve populiste dhe institucioneve për axhenda politike. Kërcënimet reciproke për shkarkim janë pjesë e konfliktit politik ditor dhe retorikë konsumi. Presidenti nuk mund ta rrrëzojë qeverinë Rama me mocion mosbesimi. As Parlamenti nuk mund ta shkarkojë Presidentin Meta. Në secilin rast do të kishim të bënim me thellim të mëtejshëm të konfliktit dhe me vendim-marrje finale të Gjykatës Kushtetuese”, është Afrim Krasniqi.

LEXO EDHE:  “Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra”/ Meta vlerëson Bandën Kombëtare VATRA

Përplasja – produkt i mendësisë së lidershipit politik

Aleksandër Çipa, analist i pavarur politik në Tiranë, thotë se “arsyet e përplasjes aktuale janë krejt të pastra politike”. “Kjo përplasje është produkt i mentalitetit të lidershipit politik të vendit me kosto të rëndë institucionale dhe mbi krejt sistemin. Ajo ka për autorë dhe protagonistë politikë-bërësit që sundojnë gjatë skenën politike dhe vendin në tërësi. Kemi të bëjmë me interesa të aktorëve të rrezikshëm të kësaj politike, të individëve të zgjedhur apo të emëruar në sistemin e drejtësisë që po pengohet në çdo segment të rimontimit të tij. Sunduesit politikë në vend e kanë përplasjen për llogari rikapëse të sistemit të ri të drejtësisë, që po na krijon përshtypjen se po montohet duke u çmontuar” thotë Aleksandër Çipa.

Reforma në drejtësi – do të zbatohet nga SHBA dhe BE.

Por në fakt reforma në drejtësi ka ecur edhe pse është penguar dhe zvarritur nga ata politikanë që i tremben drejtësisë. Shifrat zyrtare flasin për nxjerrjen jashtë sistemit të drejtësisë të rreth  60% të gjykatësve, 80 % të anëtarëve të GJK kryesisht për korrupsion dhe mos justifikim të pasurisë, gjë që ka sjellë vështirësi në plotësimin e vendeve vakante me gjykatës që kanë kaluar vettingun, si një pasojë e pashmangshme e reformës. Kryeministri Rama tha të premten, se “ҫdo hap lidhur me reformën e drejtësise bëhet i dakortësuar me SHBA dhe BE”.

“Ne jemi detyruar të ndjekim vijën e drejtë që kemi përcaktuar së bashku me aleatët tanë strategjikë. Për sa kohë, SHBA dhe BE zyrtarisht, publikisht, kanë mbështetur çdo lëvizje që ne kemi bërë, kushdo që do të kuptojë, kupton që në këtë proces, ne as jemi vetëm dhe as marrim përsipër të vetëm të bëjmë reagimet tona. Reagimet tona janë të gjitha të koordinuara, pasi kemi dëgjuar dhe dëgjojmë me shumë vëmendje, ata, me të cilët e kemi bërë Reformën në Drejtësi dhe me ata, të cilët do ta zbatojmë Reformën në Drejtësi”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  “Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra”/ Meta vlerëson Bandën Kombëtare VATRA

LEXO EDHE:  Meta letër institucioneve shtetërore dhe ambasadorëve/ Merrni masa për zgjedhjet!

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Ish-kryetari i degës, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dje dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Këto zhvillime janë komentuar dhe nga ish rivali i Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.

I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën.

Ai foli dhe me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

LEXO EDHE:  Kryemadhi “kryqëzon” Metën/ T’ju kërkojë falje shqiptarëve

LEXO EDHE:  Zbulohet marrëveshja e Berti Qerosit me Monën

Ishte një shpërthim nga shëpërfillja, mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale.

Zoti Mano e ka ndier me tepër sepse është një figurë politikë e investuar shumë individualisht.

Të gjitha betejat personale i ka marrë vetë. Është kandidati për bashkinë që ka arrititur rezultatin më të mirë historik.

Ka punuar fort por nuk ka marrë meritën për punën.

Situata nuk është vetëm në Korçë, por gjithandej. Është e qartë që mungon partneriteti me Lulzim Bashën.

Janë persona që kanë investuar politikisht një jetë të tërë”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Tërhiqesh nga padia ndaj Dvoranit?/ Meta: Do ta bëj shembull, nuk ka shaka me Kushtetutën

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Tërhiqesh nga padia ndaj Dvoranit?/ Meta: Do ta bëj shembull, nuk ka shaka me Kushtetutën

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE