Connect with Us

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar”/ Kandidati për Kryeprokuror sqaron të vërtetën

Kronika

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar”/ Kandidati për Kryeprokuror sqaron të vërtetën

Publikuar

-

“Po vjen nipi i prokurorit gjakatar Aranit Çela”, ishte fraza që dominoi për disa orë rrjetet sociale kur Olsian Çela u rendit në krye të listës së kandidatëve për Prokuror i Përgjithshem. Po supozohej se Olsian Çela ishte nipi i prokurorit të diktaturës Aranit Çela dhe kaq mjaftoi për të krijuar stuhi sulmesh kundër tij. Pas rrëmujës së krijuar në disa media e rrjete sociale, Olsian Çela ka sqaruar për ABC Neës se nuk ka asnjë lidhje me prokurorin e diktaturës komunsite.

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktaturës. Prokurori i ri i kohëve të sotme ka dëgjuar me siguri për ish-prokurorin gjakatar, por ndoshta kurrë nuk i kishte shkuar në mëndje se qoftë edhe për pak orë, do të gjendej nëpër rrjetet sociale e disa media, si nipi i tij, pra nipi i prokurorit komunist Aranit Çela.

I sapo renditur në krye të listës së kandidatëve për Prokruror i Përgjithshëm, Olsian Çela, ishte një ndër emrat më të përmendur nëpër rrjete sociale gjatë ditës së enjte…qindra statuse personash publikë e të tjerë iu sulën duke e lidhur me gjyshin e supozuar, prokurorin e diktaturës, Aranit Çela, me të cilin për rastësi mban të njëjtin mbiemër.

Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga një status në facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij të goditura. Por pak orë më vonë, në mëngjesin e së premtes, Genc Sejko kërkoi ndjesë publikisht duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm i kishte të gabuara:  Kurrë nuk kam qenë më i lumtur që isha gabim”, shkruan ndër të tjera Sejko.

LEXO EDHE:  U ndalua për ushtrim prostitucioni/ E reja hedh poshtë akuzat

Sepse Olsian Çela nuk ka asnjë lidhje farefisnore me ish-prokurorin e diktaurës. I pyetur nga ABC Neës, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje farefisnore me Aranit Çelën”.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka përgënjështruar lajmin duke mohuar kategorikisht lidhjen familjare me Aranit Çelën. Sulmi mediatik ndaj Olsian Çelës vjen menjëherë pasi është renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm duke marrë pikët më të larta në renditjen e KLP-së.

Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Është kandidati i vetëm për Kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij.

Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, në kohën e tij ka goditur grupe kriminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prokurorët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh./abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Raportohet se një automjet i drejtuar nga B. Jubani ka përplasur për vdekje shtetasen A. Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe drejtuesi i automjetit me banim në Shkodër është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati me prokurorin e Durrësit/ Do të përgjigjet para ligjit

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati me prokurorin e Durrësit/ Do të përgjigjet para ligjit

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE