LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet Rama-Meta/ Topi: “Nuk i shkon burrave të shtetit…”

16 Nëntor 2019, 20:01, Politikë CNA
Përplasjet Rama-Meta/ Topi: “Nuk i shkon burrave të

Ish presidenti Bamir Topi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në Ora news, ku po diskutohen përpasjet mes Partisë Socialiste dhe Presidentit Meta.

Ndërsa u pyet nëse do të vepronte njejtë si Meta, Topi është shprehur se nuk i takon atij të bëjë komentuesin e punës së Presidentit, por ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga të dyja palët, duke theksuar se nuk i shkon për shtat atyre që quhen burra shteti.

?Nuk më lejohet të bëj komentuesin e punës së Presidentit. Nuk do ishte luajale për opinionin publik, sepse cdo President në detyrë bën më të mirën e tij.

Por pavarësisht përplasjeve që kanë sfond të pastër politik, unë besoj se gjuha e përdorur është një gjuhë që si shkon për shtat atyre që quhen burra shteti.

Gishti është ngritur gjithmonë fort nga foltorja e Parlamentit.

Shqipëria nëse në Kushtetutë quhet Republikë Parlamentare, në fakt është Republikë Kryeministrore.

Unë kam respekt për institucionin por jo për trupën aktuale të Parlamentit të Shqipërisë?, u shpeh Topi./CNA.al

Lajmet e fundit nga