Connect with Us

Korça humb “Pishtarin e Demokracisë”/ Berisha: Një demokrat i flaktë do na mungojë përgjithmonë

Lajme

Korça humb “Pishtarin e Demokracisë”/ Berisha: Një demokrat i flaktë do na mungojë përgjithmonë

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kampionit të mundjes, Artur Kreka.

Artur Kreka ka qenë gjithashtu edhe një nga anëtarët më aktivë të krijimi dhe ngritjes së degës së Partisë Demokratike, në Korçë si dhe pjesëmarrës në revoltën për rrëzimin e shtatores se diktatorit Enver Hoxha

“Ngushellim!

Nje kampion dhe demokrat i flakte do na mungoje pergjithmone! Artur Kreka nuk eshte me!

LEXO EDHE:  Berisha uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar natën e Fiter Bajramit!

Miq, sot u nda nga jeta Artur Kreka, Pishtar i demokracise, nje nder demokratet e pare dhe te perkushtuar qe beri gjithcka per degen e PD ne Korçe. Ai ishte gjithashtu kryetar i shoqates 20 shkurti ne Korçe por dhe Ish kampion kombetar per shume vite ne mundje klasike. Mirenjohje te thelle per kontributin e Arturit dhe ngushellimet me te ndjera familjes, miqve te tij. Ngushllime!! Sb”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Erdogan i vendosur të ndihmojë Shqipërinë/ Urdhërova Ministrinë të nisë ndërtimin e banesave

Publikuar

-

Nga

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë mbi investimet publike e private në Stamboll ditën e sotme, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan theksoi edhe njëherë se Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, teksa tregoi se ka urdhëruar Ministrinë e Mjedisit të nisë punën.

Erdogan i kërkoi myslimanëve dhe investitorëve të ndihmojnë Shqipërinë për kthimin e vendit në normalitet dhe ndërtimin e banesave të shembura pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“I dhamë urdhër Ministrisë së Mjedisit të dërgojë ekspertë të përshtatshëm për të ndërtuar 500 njësi banimi në Shqipëri. Ata kanë shkuar në Shqipëri, po shohin për vendet e përshtatshme ku mund të ndërtohen këto 500 banesa. Pse po i theksoj këto gjëra? Konferenca islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi përdore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësia sasia, shumë apo pak, ne e ngrejmë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira, por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë. Bota islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm”, theksoi presidenti turk./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Donald Tusk kritikon Macronin/ Të ndjejë përgjegjësi për mbarë Europën

Publikuar

-

Nga

Kryetari në ikje i Këshillit Europian, Donald Tusk njëkohësisht Lideri i Partisë Popullore Europiane (PPE), ka kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Mund të pajtohem me Macron se procesi i zgjerimit ka nevojë për reformë, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet një Ballkan i qendrueshëm”, u shpreh Tusk në një intervistë për gazetën polake “Viborça”, ndërsa deklaroi se duhet të ndjekë rrugën e kancelares gjermane Angela Merkel.

“Nëse duhet të sillemi ndaj Macron njësoj si me çdo lider tjetër europian, atëherë ai duhet të ndjejë një përgjegjësi për mbarë Europën, jo vetëm për Francën. Kjo ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë ka menduar për Europën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për të mbrojtur Europës si tërësi”, theksoi lideri i PPE-së.

LEXO EDHE:  Basha, njësoj si dy vite më parë

LEXO EDHE:  Basha, njësoj si dy vite më parë

Gjithashtu ai tha se Macron duhet të shtojë përpjekjet për të ruajtur raportet me vendet e tjera si dhe me SHBA-në.

“Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë, presidenti i vendit del hapur kundër BE-së, si një partner kundër Europës. Por, drejtuesit vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Trump,  presidenti francez Macron, si një nga liderët më të rëndësishëm europian, duhet të shtojë përpjekjet për të ruajtur raportet tona me SHBA-në”, deklaroi Tusk./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Fondacioni Global Shqiptar nis bashkëpunimin me  Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave

Publikuar

-

Nga

Fondacioni Global Shqiptar ka nisur bashkëpunimin me Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave.

Fondacioni ka krijuar disa programe dhurimi në “Google”, “Verizon”, “Fidelity Investments” dhe “State Street Bank and Trust” për të mbledhur sa më shumë para nga korporata të mëdha që dhurojnë të njëjtën shumë që punonjesit e vetë kanë arritur të mbledhin.

Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, disa kompani dhurojnë deri në mijëra dollarë për çdo punonjës.

“Ne presim që shumë shqiptarë të mbështesin përpjekjet e Fondacionit Global Shqiptar për të zgjeruar programet e saj duke afruar korporata te tilla. Ka të paktën një mijë kompani vetëm në Shtetet e Bashkuara që përputhin shumat e dhuruara ne vlera të ndryshme. Shpresojmë se shumë shqiptarë që punojnë në këto korporata do të nënshkruajnë organizatën e tyre per te bashkepunuar me Fondacionin Global Shqiptar, dhe më pas të organizojnë kolegët e tyre shqiptarë dhe jo-shqipetare për të dhuruar në Fondacionin Global Shqiptar. Me pas keto fonde do mund të përdoren për të financuar projekte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi”, deklaron Fondacioni Global Shqiptar.

LEXO EDHE:  Krimi makabër në Bulqizë/ Zbardhen detajet tronditëse

LEXO EDHE:  Berisha uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar natën e Fiter Bajramit!

Ndërkohë mësohet se në planin afatgjatë, në këtë bashkëpunim do të angazhohen profesionistë si shqiptare dhe jo-shqiptarë, ndërsa pritet të sjellë përmirësimin e investimeve dhe përparimin profesional të shqiptarëve kudo në botë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE