Connect with Us

Horoskopi i ditës, 16 nëntor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 16 nëntor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Sot do jeni ne humor te mire dhe te gatshëm për t’ia plotësuar çdo dëshirë partnerit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme ne çdo çast. Beqaret do e kenë paksa te vështirë te gjejnë persona interesante, por ne mbrëmje mund te ndodhe e shumëpritura. Me shpenzimet nuk duhet ta teproni asnjë moment sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete me e mire se dje, por ende jo ne kohen me te mire. Nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat plotësisht dhe nuk do dashuroheni si e keni ëndërruar. Beqaret do kenë miqtë aleatet me te forte qe do i ndihmojnë te gjejnë personin e përshtatshëm. Sektori i financave ka për te qene goxha i vështirë kështu qe tregohuni te kujdesshëm gjithë kohës ne mënyrë qe mos mbeteni me xhepat bosh.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Për fatin tuaj te madh jeta ne çift do jete e jashtëzakonshme sot dhe e mbushur me pasion. Ne çdo çast do ndiheni te bekuar e te përkëdhelur. Beqaret edhe pse do kenë veçse takime dhe flirtime do ndihen me se miri. Me e rëndësishmja për ta është mos qëndrimi vetëm. Ne planin financiar do keni tronditje goxha te mëdha dhe nuk do ndiheni keq për asnjë moment.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i shprehni me shume ndjenjat sot sepse përndryshe dikush tjetër do mundohet ta joshe atë qe keni ne krah e mund t’ua rrëmbejë. Beqaret do kenë një surprize shume te madhe e cila di ua shtoje buzëqeshjen. Ne planin financiar Urani do ndikoje pozitivisht dhe iu ndihmoje te zgjidhni çdo lloj problemi. Nuk do e keni te vështirë as te bëni ndonjë investim te vogël.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume e kënaqshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do ndiheni te plotësuar pranë partnerit dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni nga yjet. Beqaret do kenë me ne fund dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje menjëherë. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asnjë moment sepse situata do jete nen kontroll.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do i shtoni edhe me shume dozat e imagjinatës sot dhe marrëdhënia me partnerin do behet me e bukur se me pare. Do ndiheni me te përmbushur te dyja palët. Beqaret do kenë me shume fat ne dashuri dhe për ta shume gjera do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Financat mund te kenë tronditje te vogla për shkak te disa investimeve te nevojshme qe duhet te kryeni, megjithatë situata ende nuk do dale jashtë kontrollit.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite shume e animuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo çast do jete i veçante nga tjetri dhe rrahjet e zemrës do jene te forta kurdoherë. Beqaret do fillojnë te ndjejnë për një koleg disi te turpshëm dhe shume te qete, prandaj duhet te gjejnë mënyrën dhe momentin për t’ia shprehur ndjenjat. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë gjate gjithë kohës.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do i përdorni te gjitha mënyrat për te krijuar një klime sa me te ngrohte ne çift dhe për t’u dashuruar sa me shume. Ne tërësi dita ka për te qene e bukur. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre sepse mund te lëndohen papritur. Ne planin financiar do jeni optimiste dhe do merrni te gjitha masat qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do zgjoheni me humor shume te mire ju te dashuruarit dhe do mendoni për surpriza te njëpasnjëshme ndaj partnerit. Marrëdhënia me te do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Beqaret do e kenë shume te vështirë edhe sot për ta gjetur dashurinë e madhe kështu qe me mire te mos ushqejnë shpresa te kota. Buxheti do mbetet njësoj si gjithë këto kohe.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite plotësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do ece sipas programit dhe nuk do ngelet asnjë peng. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, por gjerat do rrjedhin ne një mënyrë te tille qe gjithçka do ndodhe si me magji. Te ardhurat do kenë pak përmirësime, por edhe aq do ju ndihmojnë disi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Plutoni do pozicionohet shume mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju ndihmoje te jeni me te lirshëm me partnerin. Pas orëve te mesditës do dashuroheni edhe me më shume pasion me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë shume mundësi për njohje, por nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat duhet t’i mbani me tepër nen kujdes sepse përndryshe do keni shume shpejt probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ka mundësi qe sot te fillojnë problemet ne jetën tuaj ne çift. Do keni debate edhe për gjera elementare dhe kurrsesi nuk do i pranoni gabimet. Për beqaret dashuria do jete e privilegjuar. Ata do kalojnë plot momente te lumtura sepse do njihen me te vërtetë me personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar do i keni gjerat shume te qarta dhe do dini si te veproni kurdoherë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Diell dhe reshje/ Kapricot e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Për ditët e hënë dhe të martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ditë me diell por, mengjese të freskëta. Përgjatë ditës së mërkurë do të ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas shërbimit Meteorologjik, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Dita e enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 nëntor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 mars 2019

Ditën e premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pajisja me pasaporta biometrike/ Konsullata Shqiptare në Selanik bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, të cilët kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike.

Në një njoftim në faqen zyrtare bëhet e ditur se për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

“Një tjetër ditë e bukur këtë fundjavë në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Selanik.

Së bashku me stafin në shërbim të vogëlushëve shqiptarë për pajisjen me pasaportë biometrike.

Kënaqësi për t’ju shërbyer qytetarëve më të rinj të Shqipërisë. Falenderim i veçantë për stafin dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar shërbime edhe këtë ditë të shtunë.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 9 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës 14 prill 2018

Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, njoftojmë edhe njëherë se takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

Lutemi dhe kërkojmë vëmëndjen tuaj për tú paraqitur në ditën dhe orën e caktuar. Mirëpresim mirëkuptimin tuaj për respektimin e rregullave të përcaktuara, ditën dhe orën e takimeve për t’ju shërbyer me shpejtësi dhe cilësi.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj.
Konsulli i Përgjithshëm”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 16 °C
në vendet malore: -1 / 9 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.

LEXO TE PLOTE