Connect with Us

Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Dibër/ Ja dyshimet e para

Kronika

Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Dibër/ Ja dyshimet e para

Publikuar

-

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Shumbat të Dibrës.

Viktima është identidikuar si shtetasi Xheladin Mandri, 68 vjeç.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë vetëvrarë pas një gjendje të rënduar psikologjike.

Mësohet se, 68 vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Dibrës mbi ngjarjen./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas sirianë, në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. V.,  i cili është kapur në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 sirianët.

Po ashtu,  gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

“Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

LEXO EDHE:  Afati i fundit sot, për regjistrimin e kandidatëve për kreun e bashkisë Dibër/ Në garë Sherefedin Shehu nga koalicioni i djathtë dhe Muharrem Rama nga koalicioni i majtë

LEXO EDHE:  Vdes fëmija 6 vjeç në Dibër/ E zë porta e shtëpisë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shoferi humb kontrollin/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga

Publikuar

-

Nga

Shoferi humb kontrollin/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar sot në segmentin lidhës të aksit Fier-Levan.

Mësohet se një kamion i tonaxhit të rëndë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshoht se drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit për shkak të një manovrimi të gabuar.

Për shkak të aksidentit, trafiku në rrugë u bllokua derisa u bë e mundur zhvendosja e automjetit me anë të një vinçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 53 kg kanabis në Vlorë, kallashnikov e armë gjahu/ Procedohet kryeplaku dhe elektricisti

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohen 53 kg kanabis në Vlorë, kallashnikov e armë gjahu/ Procedohet kryeplaku dhe elektricisti

Një operacion antidrogë është zhvilluar në zonën e Tragjasit në Vlorë, ku u sekuestruan  53 kg kanabis si dhe u asgjësuan disa bimë të mbjella.

Për rrjedhojë dy persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektriçisti i zonës.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Tragjasi”, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

LEXO EDHE:  I shtrirë në trotuar/ Gjendet i pajetë një i moshuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë

LEXO EDHE:  “Çmendet” i riu në Bulqizë/ Ushtron dhunë ndaj babait

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE