Connect with Us

Dhunoi mbesën pas konfliktit për pronësinë/ Arrestohet 58-vjeçari

Kronika

Dhunoi mbesën pas konfliktit për pronësinë/ Arrestohet 58-vjeçari

Publikuar

-

Një 58-vjeçar, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet -P. S., 58 vjeç. Ai akuzohet se gjatë një konflikti për motive pronësie me të vëllain, ka dhunuar fizikisht mbesën e tij.

Njoftimi i policisë

Reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 6, parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda .

Policia vë në pranga një 58-vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Shpallet dhe në kërkim djali i 58 vjeçarit i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait duke e qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë.

Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.

LEXO EDHE:  FOTO - Kaos në trafik/ Përplasen 3 makina në mes të qytetit

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një grua

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Raportohet se një automjet i drejtuar nga B. Jubani ka përplasur për vdekje shtetasen A. Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe drejtuesi i automjetit me banim në Shkodër është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  FOTO – Kaos në trafik/ Përplasen 3 makina në mes të qytetit

LEXO EDHE:  FOTO - Kaos në trafik/ Përplasen 3 makina në mes të qytetit

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE