Connect with Us

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Bota

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Publikuar

-

Për një kohë të gjatë, Gjermania ka luftuar për objektiva konkrete kursimesh për emetimet e gazrave serë. Tani Bundestagu miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Klimës të Qeverisë Federale. Opozita është e pakënaqur me të.

Bundestagu e ktheu mbrojtjen e klimës në detyrim ligjor në Gjermani. Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë në koalicionin qeveritar, Parlamenti vendosi synime konkrete të kursimit të gazit serë për sektorë të veçantë, siç janë energjia, transporti ose banesat.

Çdo ministri është përgjegjëse për arritjen e objektivave gjatë viteve të ardhshme. Me këtë synohet të garantohet që Gjermania të kursejë deri në vitin 2030 rreth 55 përqind të gazeve serë krahasuar me nivelet e 1990. Aktualisht, Republika Federale ka mbetur prapa objektivave të saj – deri tani, janë arritur vetëm rreth 30 përqind.

Bundestagu vendos taksa më të larta për biletat e linjave ajrore

Në total, për mbrojtjen e klimës në Gjermani do të shpenzohen rreth 54 miliardë euro deri në vitin 2023, pjesërisht të financuara nga të ardhurat nga karburantet fosile si vajguri, gazi, benzina dhe nafta.

Ndryshimet në ligjin e taksave synohet ta bëjnë udhëtimin me tren më të lirë dhe udhëtimin me avion më të kushtueshëm. Përveç kësaj, parashikohet që të lehtësohet në tatime izolimi i shtëpive dhe zëvendësimi i sistemeve të vjetra të ngrohjes me naftë. Këshilli Federal – përfaqësimi i 16 shteteve federale – ende duhet të japë pajtimin për pjesë të paketës.

Symbolbild Klimaschutz Klimawandel Kosten Euro (Picture-Alliance /dpa/DW)

E papërshtatshme …

LEXO EDHE:  Të arrijmë një marrëveshje, Evropa s’përballon dot më çmendurinë “Brexit”

Debati shoqërues u karakterizua përsëri nga dallime të rëndësishme midis qeverisë dhe opozitës. Anton Hofreiter, kryetari i grupit parlamentar të Gjelbërve, tha për qeverinë e koalicionit të CDU / CSU dhe SPD: “Ata kanë dështuar në detyrën njerëzore të mbrojtjes së klimës”. Ligji i miratuar është në rastin më të mirë joadekuat dhe në shumë pika kundërproduktiv.

Grupi parlamentar i Partisë E Majta tërhoqi vëmendjen për kritikat e shprehura nga shumë shoqata ambientaliste. Qeveria po e shkatërron politikën ndaj klimës, me ligje të hartuara keq, u shprehën përfaqësues të kësaj partie.

… apo antisociale?

Partia populiste e djathtë AfD, partia më e madhe e opozitës në Bundestag, e akuzoi qeverinë për një “histeri të klimës”. Ajo e quajti paketën e klimës “të padrejtë dhe antisociale”. Edhe FDP liberale u shpreh që ligjet do t’u kushtojnë shumë qytetarëve, në një kohë që ato nuk kanë dobi për klimën.

Folës nga radhët e koalicionit qeveritar i mbrojtën vendimet. Vendimtarja është që mbrojtja e klimës në Gjermani tani është fiksuar me ligj, u shprehën ata. Ndaj të Gjelbrit në veçanti përfaqësues të CDU/CSU dhe të SPD bënë thirrje që të mos pengojnë lehtësimet tatimore për ata që me sjelljen e tyre mbrojnë klimën./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Infektohet nga COVID-i ylli i filmave indianë bashkë me vajzën 8-vjeçare

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur indiane, Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë prekur nga koronavirusi. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Sipas CNN, testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë, Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Tëitter.

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

LEXO EDHE:  Gjermania nuk do të jetë më e njëjta?

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Mumbai vendi ku ajo jeton, është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 persona pozitivë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

31 raste të reja me Covid në Greqi/ 4 u zbuluan gjatë kontrolleve në portat hyrëse të vendit

Publikuar

-

Nga

31 raste të reja me Covid në Greqi/ 4 u zbuluan gjatë kontrolleve në portat hyrëse të vendit

Autoritetet greke njoftojnë për 31 raste të reja me coronavirus, nga të cilat 4 janë identifikuar pas inspektimeve në pikat e hyrjes në vend.

4 raste u zbuluan gjatë kontrolleve të bëra në portat hyrëse të vendit, 3 raste kanë ardhur vullnetarisht për kontroll,6 janë regjistruar në njësinë rajonale të Atikës, 8 në njësinë periferike të Selanikut, 8 në njësinë rajonale të Imathia, 1 në njësinë rajonale të Halkidiki, 6 në njësinë rajonale të Kozan dhe 1 në njësinë rajonale të Kastoria.

LEXO EDHE:  Qëndrim i pandryshuar/ Gjermania, kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi  

LEXO EDHE:  Bota në luftë me Covid/ Ngjarjet kryesore që ka shkaktuar sot pandemia e koronavirusit

Fatmirësisht gjatë 24 orëve nuk u shënua asnjë vdekje, ndërkohë që 10 pacientë janë të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Akuzat për krime lufte/ Hashim Thaçi niset nga Rinasi për në Hagë

Publikuar

-

Nga

Akuzat për krime lufte/ Hashim Thaçi niset nga Rinasi për në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur nga aeroporti i Tiranës rreth orës 15:00, për t’u intervistuar nesër në Hagë, për akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte.

Thaçi do të mbrohet nga avokati britanik Geoffrey Nice. Kujtojmë se Thacci teksa ka deklaruar se nëse akuzat e ngritura ndaj tij do të vërtetohen, atëherë do që dorëhiqet.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Mustafaj: I druhem faktit se …  

LEXO EDHE:  Bota në luftë me Covid/ Ngjarjet kryesore që ka shkaktuar sot pandemia e koronavirusit

Thaçi së bashku me kreun e PDK-së, Kadri Veseli u thirrën në Hagë pas akuzave të ngritura për krime lufte. Aktakuza u bë publike pak para vizitës në SHBA të Thaçit, gjë të cilën kreu i shteti e cilësoi si një minim të paqes Kosovë- Serbi./CNA.al

LEXO TE PLOTE