LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashën e braktisin familjarët/ Shkojnë e votojnë në zgjedhjet e PS-së

16 Nëntor 2019, 19:08, Politikë CNA
Bashën e braktisin familjarët/ Shkojnë e votojnë në

Partia Socialiste ka zhvilluar sot zgjedhjet për përzgjedhjen e delegatëve të Kongresit, në të cilat anëtarët iu janë drejtuar kutive të votimit për përzgjedhjen e preferencës së tyre.

Ndërsa  raportohet se procesi i votimit ka vijuar qetësisht dhe se rezultatet pritet të dalin në orët e mbrëmjes, një risi e këtyre zgjedhjeve ishte kryerja e procesit përmes votimit elektronik dhe atij online.

Megjithatë, referuar këtij procesi, burime ekskluzive për CNA.al bëjnë me dije se një fakt tepër interesant. Mësohet se, një ndër votuesit gjatë këtyre zgjedhjeve është djali i xhaxhait të Lulzim Bashës, Altin Basha, i cili thuhet të ketë votuar  tek Njesia 8, QV1929.

Mesa duket, zhgënjimi i qytetarëve nga kreu i PD-së është rritur aq shumë pas dështimeve të tij të njëpasnjëshme , saqë ky i fundit është braktisur edhe njerëzit e tij më të afërt, të cilët siç shihet janë bërë pjesë e një tjetër partie./CNA.al

Lajmet e fundit nga