Connect with Us

Akuzat e forta/ Dvorani, simbol i korrupsionit dhe kapjes së shtetit

Politikë

Akuzat e forta/ Dvorani, simbol i korrupsionit dhe kapjes së shtetit

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedchur akuza të forta sot në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjatë një takimi që po zhvillon sot me fermerët e Devollit, Basha e ka cilësuar Dvoranin si simbol të korrupsionit dhe kapjes së shtetit”.

“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.

LEXO EDHE:  “Opozita nuk ka qenë kurrë si sot”/ Tomorr Alizoti 'fshikullon' Bashën

Kujtojmë këtu se ditët e fundit, një debat i ashpër politik ka nisur mes palëve sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar padi penale ndaj kreut të KED, pasi sipas tij, ka shkelur Kushtetutën.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Veliaj “i hodhi hi syve” fëmijëve për lyerjen e murit/ Revoltohet Vasili: Hajde besoju për ndonjë gjë këtyre!

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas gënjeshtrës të kreut të Bashksië së Tirsanës, Erjon Veliaj lidhur me lyerjen e murit të pallatit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Veliaj nuk kishte si t’i shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje.
“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”, e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

Veliaj u shpreh se Rama ia dha urdhërin administratorit, i cili sipas tij e lyu jo në 4:00 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruan muhabetin.

LEXO EDHE:  Basha zbulon qeverinë hije/ Emrat që presin postet

LEXO EDHE:  Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 74 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme 

“Hajde besoju për ndonjë gjë këtyre ! Edi Rama i thotë këtij Erion Velisë do ta lyesh murin ti personalisht, ky trimërisht gënjen e thotë jo. Kush ju beson ndonjë premtim këtyre duhet ta dije se ja këtë soj gënjeshtre do të pësojë. Shiheni shiheni vete se edhe fjalët s’vlejnë në këtë rast”, shkruan Vasili.

Ndërkohë kujtojmë se në video, duket qartë që Rama urdhëroi vetë Veliajn të lyente murin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mesazh të fortë në Ditën e Rinisë/ Ngrihuni të frymëzuar, të përmbysim sa më parë rregjimin e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Sot në ditën e Rinisë, ish kryeministri Sali Berisha është kthyer 29 vite mbrapa nga dita kur rinia studentore ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik.

Berisha rrëfen lëvizjen e studentëve të vitit 1990 të cilët “të udhëhequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër në Europë”.

“Revolucioni Demokratik që nisi më 8 dhjetor, me shpejtësi do të shndërrohej në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e vendit dhe, në një hark kohor të shkurter prej 72 orësh, me mbështetje të fuqishme të intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës do gjunjëzonte rregjimin komunist dhe do t’i impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Gjer në mëngjesin e 8 dhjetorit te vitit 1990 shqiptarët në Shqipëri përjetonin shtypjen e diktaturës më të egër, ndërsa shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi jetonin pushtimin e barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit ne Europë. Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirisë dhe ndërtimit të shoqërisë së lirë neë Shqipëri të daljes se vendit nga izolimi, te hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik të tij. Kjo lëvizje, çështjen kombëtare, nga një çeshtje të tradhetiar nga klika hoxhiste, e vendosi në piedestalin e merituar për zgjidhjen e saj”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  PD: Rama t’u kërkojë ndjesë qytetarëve, kandidoi një person të dënuar

LEXO EDHE:  Basha zbulon qeverinë hije/ Emrat që presin postet

Sipas ish kryeministrit, idealët e rinisë studentore të dhjetorit 1990 ishin dhe mbeten idealet më të larta më fisnike, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.

“Sot përsëri në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilën ndodhet Shqipëria, shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e kakistokracise të Edvin Kristaq Mafise është rinia e Shqipërisë. Ndaj dhe duke i uruar asaj gëzuar këte ditë, ju bëj thirrje të rinjve shqiptar të ngrihen të frymezuar nga kjo Ditë e Lirisë në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë rregjimin e Edvin Kristaq Mafise dhe narkomafies se tij shtetërore.
Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve libertor të Dhjetorit 1990”, shkruan mes të tjerash Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Turqi, takim me Erdoganin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi ku po zhvillon një takim me presidentin turk, Recep Tayp Erdogan.

Rama ndodhet në Turqi për konferencën e investitorëve në Stamboll.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet me investitorë myslimanë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në rrjetet sociale video nga momenti i pritjes  nga presidenti Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE