Connect with Us

Ulje, aktivitete dhe dhuratë një makinë për 8 vjetorin e TEG

Sociale

Ulje, aktivitete dhe dhuratë një makinë për 8 vjetorin e TEG

Publikuar

-

8 vite më parë çeli dyert Tirana East Gate, destinacioni i preferuar i blerjeve kombinuar më së miri me argëtimin. Tirana East Gate, ose siç njihet më së shumti me akronimin TEG, prej 8 vitesh tashmë nuk ka përmbushur vetëm qëllimin e vet si qendra më e madhe në vend, për transaksionet shitje-blerje të produkteve dhe shërbimet nga më të shumëllojshmet, por është shndërruar nëmënyrë jetese për të gjithë vizitorët e vet. Tashmë prej 8 vitesh, destinacioni modës dhe argëtimit, me një sipërfaqe prej 95,700 metra katrorë,me 150 dyqane që ofrojnë shumëllojshmëri produktesh; me një organizim perfekt të hapësirave të shërbimit, sjell diferencën me eksperiencëne veçantë që përçon tek secili vizitor. Jo më kot dhe motoja e TEG është “BE Happy”.

Në ditëlindjen e 8-të, TEG mirëpret të gjithë vizitorët për të përfituar nga uljet deri në 50% në dyqanet e qendrës. Aktivitetet muzikore dhe artistikedhe shorteu për të fituar një makinë, janë disa nga surprizat që TEG ka organizuar për të mirëpritur çdo vizitor që do të jetë pjesë e festimeve. Datat 14-17 Nëntor do të jenë ditët festive në të cilat TEG do të mirëpresë të gjithë vizitorët me muzikën më të mirë live, me aktivitete për fëmijë dhe festa do të kulmojë me hedhjen e shorteut për të fituar një makinë Peugeot Active të vitit 2019 në datën 17 Nëntor, ora 18.00. Të gjithë mund të bëhen pjesë e këtij shorteu për çdo blerje në dyqanet e TEG përgjatë këtyre ditëve festive.Duhet të jeni prezent për të marrë makinën.

TEG, jo vetëm në ditët e veçanta por për plot 8 vite me radhë, ka ofruar përjetimin e risive të modës në veshje, arredim, elektronikë, produkte për mirëqenie dhe bukuri, argëtim me lojërat më bashkëkohore, me organizimin e eventeve dhe kinematografinë ndërkombëtare duke shërbyer jo vetëm si destinacioni i preferuar i blerjeve, por edhe si një vendndodhje elitare që ofron zbavitje;pra një pikëtakim për të kaluar kohën e lirë.

Të gjitha këto arsye bëjnë që TEG të jetë qendra më e vizituar në vend, me 9.6 milion vizita në vit. Në TEG, të gjitha grupmoshat mund të gjejnë ambientin perfekt të socializimit, me gamën e gjerë të mundësive të argëtimit që qendra ofron. Parku dhe Ambientet e lojrave rekreative për femijë, Blue Park; lojrat virtuale për çdo grupmoshë; lojrat elektronike të vendosura në një nga ambjentet e veçanta të qendrës po ashtu dhe eventet që organizohennë mënyre të vazhdueshme, janë disa nga opsionet që ofrohen për t’umundësuar vizitorëvenjë qendrim sa më të rehatshëm. Eventet e qendrës tashmë janë pjesë e mënyrës së jetesës së shumëvizitorëve, duke qenë pjesë aktive e tyre nëmënyrë të vazhdueshme. Këto evente organizohen nën kujdes tëveçantë dhe sjellin tematikat nga më të larmishmet, të përshtatshme për çdo grupmoshë dhe të trajtuara me profesionalizëm, si: Kurorëzimet e martesave që ndodhin në një qendër tregtare; Panaire të ndryshme; Festime në ditë të veçanta; Shorte dhe dhurata etj.

LEXO EDHE:  Dasma e vitit, zgjat disa ditë!

Jo më kot TEGështë shndërruar tashmë në qendrën e preferuar të argëtimit, sepse përveç eksperiencave të blerjeve më të mira, dhe aktiviteteve që qendra organizon, çdo vizitor mund të ndalet dhe të shijojë filmat më të mirë, të sjella nën cilësinë e ekraneve botërore nga CINEPLEXX ALBANIA. Por jo vetëm kaq, zona e gastronomisë tejet e larmishme është një e veçantë tjetër që e diferencon qendrën tregtare TEG nga çdo qendër tjetër. Shija amerikane të gatimeve në Kfc; Ushqimin aziatik tek Kung-Fu Express; Burgerat më të mirë tek Burger King; kuzhina elegante italiane dhe ambjentet moderne në Restorant Veranda, janë disa mes zgjedhjeve që nga ushqimi i shpejtë, e deri tek ai tradicional apo modern. Por nuk mbaron me kaq, sepse së shpejti në TEG do të shtohet dhe një risi. Në ambientet mirë të arreduara dhe ushqimin e veçantë mesdhetar, me specialitetet e veçanta të gatimit të mishit dhe produkteve të tij, çelet së shpejti dhe një restorant i ri: Ulliri.

Është pikërisht TEG, ai që ka siguruar praninë ekskluzive për Shqipërinë të brandeve të Inditex që janë ndër më të kërkuarat në botë, konkretisht: Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Zara Home dhe Pull& Bear. Prania e brandeve ndërkombëtare në TEG njëson politikat e qendrës me ato evropiane apo botërore. Në këtë mënyrë, ofertat e qendrës ndjekin sezonalitetet që kanë veshjet edhe në vendet e tjera perëndimore: prezantimi i koleksioneve të reja, që bëhet në të njëjtën kohë si në vendet e tjera, uljet sezonale apo edhe vetë përbërja e koleksioneve, është në të njëjtën linjë si kudo tjetër. Nuk mund të lemë pa përmendur dhe brandet e tjera, pasqyra më e mirë e vizionit të kësaj qendre për të pasur portofolin më te gjerë të produkteve dhe shërbimeve, si Carpisa; Parfois; Mango; Cortefiel; Springfield; Women’s Secret, etj, madje dhe të moshave më të vogla me Okaidi; Prenatal etj.Sakaq, Neptun sjell teknologjinë më të fundit të pajisjeve elektronike; kurse Jumbo shumëllojshmërinë e aksesorëve,lojrave për fëmijë, produkteve shtëpiake, për çdo nevojë,sezonalitet dhe çdo grup-moshë. Me pak fjalë, të gjitha nevojat për blerjet më cilësore nën një çati të vetme. Dhe per ditelindjen e 8-të te TEG, këto marka mirëpresin te gjithë klientët e tyre dhe me çmimet më të mira.

TEG menaxhohet nga Acrem, që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe  për investimet në qendrat e tjera tregtare si  QTU dhe Skopje East Gate./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Në mes të pandemisë, mijëra qytetarë të Laçit 1 muaj pa ujë të pijshëm!”

Publikuar

-

Nga

Gjatë takimit me banorët e grupseksionit nr. 5 në Sanxhak, Laç, mbi propozimet e kandidatëve të Partisë Demokratike për pushtetin qendror dhe atë lokal, kreu i FRPD Belind Këlliçi ka denoncuar një problem shqetësues për këta banorë.

Sipas kreut të FRPD, mungesa e ujit të pijshëm prej më shumë se 1 muaji, në Sanxhak, Laç dhe Kurbin është një problem real edhe pse tingellon e pabesueshme ne 2020, përpos kushteve të vështira ekonomike dhe mjerimit që ka pllakosur kudo, banorët tashmë përballen dhe me mungesen më bazike në keto kushte pandemie.

“Procesi i propozimeve te kandidateve te Partise Demokratike per pushtetin qendror dhe ate lokal, vijoi me grupseksionin nr. 5 ne Sanxhak, Laç. Transparence, pozitivitet dhe pergjegjshmeri maksimale ne cdo propozim!

Nje nder problemet kryesore te diskutuara ne Sanxhak, pas procesit te propozimeve ne zbatim te Udhezimit nr. 60 te PDSH, ishte dhe mungesa e ujit te pijshem prej me shume se 1 muaji, ne Sanxhak, Laç dhe Kurbin! Edhe pse tingellon e pabesueshme ne 2020, me mijra qytetare te Kurbinit, perpos kushteve te veshtira ekonomike dhe mjerimit qe ka pllakosur kudo, tashme perballen dhe me mungesen me bazike ne keto kushte pandemie!

LEXO EDHE:  Ja përse këtë të dielë duhet të kaloni patjetër tek dyqani Women’Secret në TEG! Zbuloni 200 “Çantat e Sekreteve”

LEXO EDHE:  Po udhëtonte me 127km/h në orë/ Policia i heq patentën Shkëlzen Berishës

Nderkohe qe qeveria vijon propaganden dhe situata e menaxhimit te pandemise shkaktuar nga Covid-19 ka dale teresisht jashte kontrollit, nderkohe qe kudo behet thirrje per respektimin e distances sociale dhe ruajtjen e higjienes personale, ne nje sjellje teresisht kriminale dhe primitive, Edi Rama i mohon ujin e pijshem mijra e mijra qytetareve!

Ndaj shpresa e vetme per rikthimin e Shqiperise ne normalitet, mbetet vetem Partia Demokratike. Bashke do ja dalim”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Jam fajtore se ndonjëherë s’e vendos maskën”/ Mesazhi fortë i ambasadores Kim

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, lidhur me pandeminë e Covid-19.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj Kim.

Ambasadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

LEXO EDHE:  Del për shëtitje me bashkëshorten/ Zbulohet vendodhja e kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Dasma e vitit, zgjat disa ditë!

“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe ta mposhtim COVID-19 së bashku”, apelon ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fotot- Shpime në fytyrë e trup/ Pamje të frikshme brenda një sekti në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Për vite me radhë, komunizmi iu mohoi shqiptarëve të drejtën e besimit dhe për këtë qindra kisha dhe xhamia u shkatërruan.

Por pas rënies së komunizmit, përveç feve tradicionale, në Shqipëri u përhapën edhe shumë sekte.

Fotografi Michel Setboun solli disa vite më parë edhe disa foto të rralla nga një sekt mysliman në Shkodër, të cilët kryejnë ritet e tyre. Fotot e publikuara tregojnë se përveç faljes, ata kryejnë edhe disa veprime të tjera të frikshme, si shpimet në fytyrë apo trup, në formë vetëndëshkimi.

LEXO EDHE:  Pasuroni bibliotekën tuaj me oferta deri në -60% me lirë

LEXO EDHE:  Dasma e vitit, zgjat disa ditë!

Duke e parë në aktualitetin ku po jetojmë dhe pas ngjarjes së rëndë të Kombinatit, ku nënë e bijë vdiqën si pasojë e vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja, po risjellim edhe njëherë këto foto nga veprimtaria e një sekti.

Fotot janë bërë vetëm pak pasi kishte rënë komunizmi.

 

LEXO TE PLOTE