LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U betua dje tek noterja/ Zbulohet lëvizja e radhës e Arta Vorpsit

15 Nëntor 2019, 13:47, Politikë CNA
U betua dje tek noterja/ Zbulohet lëvizja e radhës e Arta Vorpsit

Pas betimit tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka një kërkesë për anëtarët e Kushtetueses.

Sipas News 24, Vorpsi i ka kërkuar anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit t?i njohin mandatin.

Mësohet se  Marsida Xhaferllari e cila u emërua nga presidenti Ilir Meta si anëtare e Kushtetueses, nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

Ndërkohë, kujtojmë se dje Vorpsi u betua para një notere në Tiranë, duke injoruar kështu vendimin e Metës për të mos e njohur Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Lajmet e fundit nga