LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tha se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Paloka i përgjigjet Ramës: Iu kthye avazit të vjetër

15 Nëntor 2019, 12:53, Politikë CNA
Tha se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve/ Paloka i

Nën kryetar i PD, Edi Paloka ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se ka mbështetjen e kombëtarëve për çdo lëvizje që bën.

Sipas Palokës, këtë ?taktikë? Rama e ndoqi herë në mënyrë abuzive e herë me sukses.

?Unë nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonjë përfaqësues të vendeve demokratike që mbështeska Ramën në kapjen e drejtësisë në mënyrë antikushtetuese?, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Rama ju kthye dhe sot ?avazit? te vjeter sipas te cilit gjithe shkeljet ligjore e kushtetuese qe ai ndermerr i ben me marreveshje me nderkombetaret. Nderkohe gjithe ata qe denoncojne e kundershtojne shkeljet e tij , jane kunder BE apo SHBA…!!!
Mos harrojme se kete ?taktike? Rama e ndoqi here ne menyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur perpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithese kanabisi kishte pushtuar cdo pellembe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…
Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…
Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.
Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.
Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !
Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH.
Kush i shkatrroi gjykatat ? Kush i ka penguar dhe vazhdon ti pengoje keto institucione? Kush e zvarriti dy vjet e vazhdon te zvarrise dhe sot ngritjen e tyre?
Opozita, qe nuk ka me asgje ne dore pervec fjales?!
Kush e sterzgjat Vettingun per ta perdorur si mjet presioni ndaj gjyqtareve e prokuroreve?
Kush nuk ju jep as fondet dhe stafet e domosdoshme per kryerjen e funksioneve elementare ketyre institucioneve ?
Sigurisht edhe shqiptari me naiv e di dhe e kupton se kujt i duhet nje drejtesi e kapur sepse sot e di kushdo se kush eshte i korruptuari dhe i lidhur me krimin. Kjo eshte arsyeja pse Rama nuk mund te lejoje ngritjen e institucioneve te pavarura te drejtesise. Prandaj ose te kapura prej tij ose te bllokuara./CNA.al

Lajmet e fundit nga