Connect with Us

“Të hënën e çoj në Prokurori”/ Dvorani i përgjigjet “kërcënimeve” të Metës

Politikë

“Të hënën e çoj në Prokurori”/ Dvorani i përgjigjet “kërcënimeve” të Metës

Publikuar

-

Kryetari i KED-së Ardian Dvorani ka reaguar lidhur me paralajmërimin e presidentti Meta, i cili njoftoi se ditën e hënë do të depozitojë kallëzimin penal në Prokurori kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kjo sipas Metës për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të detyrës në lidhje me ngërçin që është krijuar me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke ironizuar këto deklaratas të Metës, Dvorani thekson se më në fund Presidenti po e ushtron një të drejtë që Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.
Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.
Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.
Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.”, shprehet Dvorani./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i opozitës me Metën/ Dash Shehi: Të mos bëhet zhurmë kot

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama deklaron nga Kuvendi se buxhetin po e programon që të ndërtojmë me forcat tona/ Donatorët kanë refuzuar ndihmën???

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama zgjodhi të sfidoje akuzuesit, duke deklaruar që nuk është e vërtetë që buxheti nuk ka fonde për të përballuar situatën. Ai tha se buxheti është riprogramuar me idenë që të gjitha shpenzimet e rindërtimit do përballohen vetë duke konsideruar sikur mos ketë asnjë ndihmë nga jashtë.

Nëse kjo është e vërtetë, sa të pritshme janë donacionet e premtuara? Rama e bëri këtë deklaratë, pasi u kthye nga një tur i deklaruar po prej tij, si turi i sigurimit të donacioneve. Ndaj nëse kjo që deklaron sot, është e vertetë, çfarë duhet të mendojmë se i ka ndodhur gjatë turit të mbledhjes së donacioneve?

Nëse kjo që deklaron sot është e vërtetë dhe nëse turi i tij dhuratambledhës ka qënë i suksesshëm, çfarë do bëjë Rama me donacionet? Do i kthejë mbrapsht? Apo thjeshtë, nuk do përdore milionat e akordura për rindërtime në buxhet?

Është interesante se me sa qetësi dhe krenari, kryeministri deklaron gjithë sa deklaroi, pa u merakosur hiç për padijen që dëshmon në raport me rregullat dhe ligjësitë e planifikimit buxhetor dhe mirëpërdorimit të fondeve buxhetore. Buxheti bëhet për tu shpenzuar me eficencë. Nuk është një llogari depozite që po nuk e perdore e llogarit si kursim.

LEXO EDHE:  Foto-Meta e shpalli “non grata”/ Borchardt largohet nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Foto-Meta e shpalli “non grata”/ Borchardt largohet nga Shqipëria

Fondet e papërdorura në buxhet, nuk dëshmojnë që je më i mençur se paraardhësit. Dëshmojnë që nuk di se për çfarë po flet. Mençuria në planifikimin buxhetor qëndron tek planifikimi dhe përdorimi me nikoqirllëk i buxhetit.

Shqipëria nuk e ka luksin që të parashikojë si shpenzime buxhetore miliona që mund edhe të mos përdoren.

Ndaj Rama duhet ta ndajë mendjen. Ose po pret donacione e në këtë rast ato duhen kalkuluar dhe duhet të fillojnë përgatitjet se si do futen në punë me eficencë, ose ka marrë refuzime nga donatorët ndaj sot i duhet të përballojë gjithçka me forcat e veta. Si revolucionar në rrethim!

Por mos bëjë leksione mbi mençurinë e Rilindjes aq më shumë që krahasimin nuk ka se ku dhe me kë e bën. Opozita nuk hyn fare në historinë e sotme. As që dëshiron të hyjë me sa kuptohet. Miliardat e buxhetit do tenderohen për ndërtuesit. Dhe ndërtuesit në këtë vend janë masivisht me pronësi 50/50. Në fund të fundit, përdorimi i fondeve të buxhetit nuk kontrollohet nga donatorët. Donatorët janë të bezdisshem nganjëherë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë për të pastrehët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  qenë pasditen e sotme në Lezhë ku është njohur nga afër me problematikat e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shprehet se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe tek banorët,ndërsa shtoi se paratë që ndahen për oligarkët, duhet të ndahen për të pastrehët.

Postimi i plotë

Sot në Lezhë takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri.

LEXO EDHE:  Foto-Meta e shpalli “non grata”/ Borchardt largohet nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës/ Meta e nis ditën me një porosi

Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave.

Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë. Nuk ka kohë për të humbur! Është e pakuptueshme mosangazhimi i shumë inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht!

Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Nga

Olsjan Çela është Prokurori i ri i Përgjithshëm.  Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, i cili do të marrë detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

Kandidatja Arta Marku mori 11 vota pro, 22 vota kundër, ndërsa 78 deputetë abstenuan dhe dy nuk votuan.

Ndërkohë, kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.

LEXO EDHE:  “Mbështetja juaj na inkurajon”/ Meta pret në një takim lamtumire Ambasadoren e Sllovenisë

LEXO EDHE:  Meta hedh poshtë Ramën/ "Po të ishte respektuar dekreti im, do ishin çelur negociatat"

Kujtojmë këtu se CNA.al paralajmëroi sot se deputetë socialistë dhe një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare do të votonin për kandidatin Olsian Çela.

Olsian Çela ishte renditur i pari në listës në Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgoi Kuvendit./ CNA.al

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm

Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

LEXO TE PLOTE