Connect with Us

Sulmi i Metës ndaj Dvoranit/ Balla: Ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të presidentit

Politikë

Sulmi i Metës ndaj Dvoranit/ Balla: Ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të presidentit

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka ngritur akuza ndaj presidnetit Ilir Meta, i cili sipas tij është kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese.

“Ky president do të mbahet mend gjatë për shkak se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i Gjykatës Kushtetuese. Duke stimuluar një krizë Kushtetuese, presidenti po pengon plotësimin e vakancave, e cila duhet të luajë rolin e vet.
Afati kushtetues 30 ditor është vetëm një nga mekanizamt bllokues. Presidenti po bën ç’ është e mendur për të frenuar Reformën në Drejtësi”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.

Më tej, Balla i bëri apel presidentit Meta duke u shprehur se është e papranueshme që nën cilësinë kreut të shtetit të përgojojë drejtues të institucioneve të tjera të vendit, duke përmendur kreun e KED, Ardian Dvorani.

LEXO EDHE:  Drejtuesit e mediave flasin për Deutsche Welle/Roli i LSI në krizën politike në Shqipëri

“I bëj apel presidentit, është e papranueshem që nën cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë drejtues të instituciove të tjera të vendit. Nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë, kryetarin e KED.
Presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për tu marrë më zotin Dvorani përsa kohë ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Metës. Në atë dosje Dvorani ka pasur mendin të kundërt nga katër anëtarët e tjerë”, u shpreh Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topollaj tallet me Bashën/ Perderisa s’të prish punë sistemi pse je kundër?

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj është tallur me kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me ndryshimin e sistemit.

“Nëse s’të prish punë sistemi, pse je kundër ndryshimit të tij?
Po mirë, meqë sistemi zgjedhor nuk ka asnjë vlerë sepse problem është vetëm manipulimi, pse nuk ju bashkohesh atyre që kërkojnë ndryshimin e tij, vetëm sa për t’i bërë me vete? Se ty s’të prish asnjë punë edhe po u ndryshua”, shkruan Topollaj në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se dje kryedemokrati Basha ka deklaruar se është i hapur për çdo ndryshim sistemi, me argumentin se ky nuk është problemi i krizës poltike, e ndërsa foli për zgjedhje të parakohshme.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Arjan Çanit/Ilir Meta t’i shkojë pas Ramës, ndryshe e pret …!

LEXO EDHE:  Eksperti i Kushtetueses: Ekziston një skenar që Meta mos të betohet si President

Në vijim të këtij qëndrimi, Basha u shpreh se asnjë sistem zgjedhor nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa politika, më konkretisht Rama, është i lidhur me krimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon numërimi i votave në Vlorë dhe Selenicë/ Zgjidhen kryetarët e PS

Publikuar

-

Nga

Anduel Tahiraj është rizgjedhur me 267 vota pro në krye të PS, Vlorë për katër vitet në vijim.

292 ka qenë numri i votuesve që kanë marrë pjesë në procesin e sotëm të votimit nga 324 në total.

Gjithashtu, ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të Partisë Socialiste edhe në Bashkinë e Selenicës.

LEXO EDHE:  Meta e ftoi në zyrë nga ora 5 e mëngjesit/ Rama: Pronto Pizza !

LEXO EDHE:  Balliu publikon videon/ Si u zhvendos "Lana" për mikun trafikant të Taulant Ballës

Nertil Bellaj është rizgjedhur në krye të PS, Bashkia Selenicë.
Në garë kanë qenë kryetari aktual Nertil Bellaj dhe Ilir Fejzaj.
Rezultati pas numërimit: Nertil Bellaj- 55 vota Ilir Fejzaj- 23 vota

LEXO TE PLOTE

Politikë

“15 kryebashkiakë të PS të inkriminuar”/ Basha bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se 15 kryebashkiakë të PS po ndiqen nga  Partia Demokratike me ndihmën e partnerëve ndërkomëtarë.

“E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqësojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasi, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek. Ndaj sot është dita që mikrofonin tuaj dhe të gjithë mediave të tjera tja drejtoni njeriut që i emëroi këta njerëz në këto zyra, njeriut që hesht dhe pretendon sikur ska ndodhur asgjë. Kur në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër. Sa i përket rasteve të tjera, natyrisht ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Basha për Abc News.

LEXO EDHE:  Presidenti nuk dekreton Ligjin e Rinisë/ Është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën

LEXO EDHE:  Rama-Meta përballë!/A do shënojë 2 Prilli fatin e koalicionit PS-LSI?

Kryedemokrati i bëri thirrje PS të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj.

I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qendrimet e saj.

“Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin tonë se problem kryesor i vendit është lidhja e politikës me krimin, është shitblerja e votës dhe mosndërshkimi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar se me një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë qytetarët të vendosin sistemin që dëshirojnë”, tha mes të tjerash Basha.

LEXO TE PLOTE