Politikë
“S’ mu duk në rregull”/ Meta i përgjigjet Ramës: Mos përdor më SHBA

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha nga Kuvendi se presidenti nuk kursen as SHBA as BE.
“Përsa i përket atyre përallave, mesa dëgjova njërin në parlament s’ mu duk në rregull/
Dua t’i them mos i përdor më Shtete e Bashkuara të Amerikës sepse Kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA me Be dhe Komisonin e Venecias, sese përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë ccështje. Do të ketë ndëshkime ndërkombëtare për këte çështje”, u shpreh Meta
Gjatë fjalës së tij në parlament Rama u shpreh: Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të pa lëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme.
Prandaj këtë herë unë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë që është ende në ardhje dhe që ende kërkon shumë vullnet shumë durim dhe shumë mbështetje nga ana jonë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bojaxhiu i 99-shave!
Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojaxhiu i 99-shave, ai që pretendon se është kryebashkiaku i Tiranës, që merr urdhër...

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...