Connect with Us

Rikthehen fuqishëm studentët/ Kur fillojnë protestat madhështore

Sociale

Rikthehen fuqishëm studentët/ Kur fillojnë protestat madhështore

Publikuar

-

Lëvizja për Universitetin ka njoftuar se në datën 4 dhjetor studentët do i rikthehen protëstave.
Sipas njoftimit të Lëvizjes për Universitetin, studentët do të nisin protestat madheshtore kundër ligjit të arsimit të lartë.

“Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:
Kundër
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

ME MIJËRA NË PROTESTË!
Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:
KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve
PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional
NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lekundje termeti ne Durres e Tirane

Publikuar

-

Nga

Lekundje termeti me magnitude 3.8 balle jane ndjere mengjesin e sotem ne Tirane e Durres.

Goditjet ndodhen ne oren 6 e 32 minuta te dites se sotme (e hene)

Specialistet theksojne se lekundje te tilla jane normale pas goditjes te madhe qe ndodhi ne 26 nentor.

Ata theksojne se nuk ka vend per panik dhe situata me problematike tashme ka kaluar./cna.al

LEXO EDHE:  Foto/ Studentët tallen me Ramën: Kur do flasim

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme e cunamit

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Publikohet kënga e parë për tërmetin/ Era Rusi dhe Ylli Baka bëjnë premtimin e madh

Publikuar

-

Nga

Është publikuar ditën e sotme kënga e parë për tërmetin e frikshëm të 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave, mes të cilëve burra, gra e fëmijë.

Këngëtarët Era Rusi dhe Ylli Baka kanë trajtuar me shumë delikatesë çështjen e dhimbshme që ka prekur jo vetëm zemrat e shqiptarëve, por edhe të gjithë botës.

Dy arstistët premtojnë që në fillim të këngës se paratë që do të mblidhen nga klikimet e kësaj kënge do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët e prekur nga tërmeti, kryesisht për arsimim.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Tabaku: Të ndryshohet Ligji i Arsimit të Lartë

LEXO EDHE:  Foto/ Studentët tallen me Ramën: Kur do flasim

Kënga “Në emër të shpresës”, nuk ngurron të japë edhe lajmin e lindjes së binjakëve në Tiranë, e cila na jep shpresë për të vijuar me forcë dhë së bashku jetën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Thumana pas tërmetit/ Zëri i Amerikës: Banorët presin përgjigje përfundimtare se çfarë do bëhet me banesat e tyre

Publikuar

-

Nga

Kur kanë kaluar disa ditë nga termeti i 26 nëntorit, i cili në Thumanë mori jetët e 24 personave dhe shkatërroi një numër të madh banesash, gjithçka duket se ka ndryshuar. Rrugët janë thuajse të boshatisura duke ja lënë vendin dhjetëra makinerive të rënda që largojnë pjesët e mbetura nga banesat e shembura.

Fusha e sportit në Thumanë, e cila në ditët e para të tërmetit ishte e tejmbushur me disa dhjetëra çadra, tashmë është boshatisur. Ymer Çanja, banor i Thumanës, thotë se banorët janë larguar drejt Shëngjinit.

“Po banori i vetëm jam unë këtu. S’ka banorë këtu. Ikën në Lezhë te hotelet të gjithë banorët. I kanë sistemu atje. Unë kam pasurinë, kam kopështin dhe gjënë e gjallë këtu dhe nuk u largova. Jam vendali.”

Disa nga pallatet dhe banesat, që u shkatërruan gjatë tërmetit, tashmë janë shembur përfundimisht nga ekipet e specializuara për të mos rrezikuar jetë të tjera njerëzish, ndërsa një numër i madh mjetesh të rënda po punojnë për largimin e mbetjeve.

Në Thumanë vetëm dy prej pallateve 5 katëshe, të ndrëtuara në fundin e periudhës së komunizmit u morën jetën 24 banorëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Tashmë, në rrënojat e mbetura shikohen herë pas here familjarë që kërkojnë të gjejnë një dokument apo një kujtim nga familja pasi, siç thotë Arian Ndoka banor i njërit prej pallateve, nën rrënojat ka përfunduar gjithëçka që kanë patur.

LEXO EDHE:  Kukësi në “shtetrrethim”/ RENEA kontrolle gjatë natës, 35 të shoqëruar

LEXO EDHE:  Nëntë studentë britanikë të mjekësisë, udhëtojnë në Siri

“Kam qenë në katin e pestë në momentin kur ka ra tërmeti dhe kam dalë me gjithë familje. Kam ardhë këtu me gjet ndonjë pasaportë, ndonjë dokument. Ësht shembë gjithçka, asht një tmerr i vërtetë, nuk e di çfarë mund të them. Këtu kanë vdekë 17 përsona, asht krim. Unë nuk du asgjë, asgjë nuk më interëson, thjeshtë të marr ndonjë dokument, ndonjë kujtim të vjetër që kam pasë. Gjithë djersa jonë këtu asht. Djersa e 30-40 vjetëve, këtu e në Greqi.”

Në Thumanë janë të pakët banorët që vazhdojnë të qendrojnë ende në çadra, ose në banesat e tyre, që i kanë shpëtuar shkatërrimit nga tërmeti. Ata presin një përgjigje përfundimtare nga ekipet e inspektimit se çfarë do të bëhet me shtëpite e tyre, do të shemben apo do të riparohen./VOA

LEXO TE PLOTE